Komuna e Prishtinës së shpejti do të filloj subvencionimin e kurseve të notit për fëmijët e klasave të para, të cilët janë pjesë e skemës për ndihmë sociale, shkruan KultPlus.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka deklaruar gjithashtu se investimi në përfshirjen sociale vendosë themelet e shoqërie më të lidhur me njëri-tjetrin.
“Jam shumë i lumtur t’ju njoftoj se shpejt do të fillojmë me subvencionimin e kurseve të notit për fëmijët e klasëve të para të cilët janë pjesë e skemës për ndihmë sociale.
Investimi në përfshirjen sociale vendosë themelet për një shoqëri më të lidhur me njëri-tjetrin, duke i fuqizuar fëmijët të lulëzojnë në një botë që vlerëson diversitetin dhe përqafon gjithpërfshirjen”, thuhet në njoftimin e Kryetarit Rama në Facebook./KultPlus.com