Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për shkak të një vale ekstreme të vazhdueshme të të nxehtit që ka shkaktuar kolaps te disa nxënës.
Kjo është hera e dytë që vendi – i cili përballet me efekte ekstreme nga ndryshimet klimatike, duke përfshirë përmbytjet gjatë sezonit të shirave – mbyll shkollat gjatë një vale të nxehtit në shkurt dhe mars, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Zëvendësministri i Arsimit, Martin Tako Moi tha të enjten “mesatarisht 12 studentë ishin alivanosur në qytetin Juba çdo ditë”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kanë pranuar 335 milionë dollarë nga Sudani si dëmshpërblim për viktimat e bombardimeve të vitit 1998.
Në këtë vit, ambasadat e Shteteve të Bashkuara në Keni dhe Tanzani ishin bombarduar, duke lënë të vdekur disa persona. Një pjesë e këtyre mjeteve do të ndahen edhe për familjarët e amerikanit John Granville më 2008.
“Ne shpresojmë se kjo do t’i ndihmojë ata që të gjejnë ca qetësi për tragjeditë e tmerrshme që kanë ndodhur. Me këtë proces sfidues pas nesh, marrëdhëniet ShBA – Sudan mund ta fillojnë një kapitull të ri”, shtoi kryediplomati amerikan, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Nga bombardimet që kishin ndodhur në këto dy ambasada ishin vrarë 224 persona, prej tyre 213 në Nairobi të Kenisë dhe 11 në Dar es Salaam të Tanzanisë. Mbi 4.000 të tjerë kishin pësuar lëndime.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte thënë se do ta largojë Sudanin nga lista e shteteve sponzorizuese të terrorizmit, nëse shteti afrikan e paguan dëmshpërblimin prej 335 milionë dollarëve për viktimat e bombardimeve. / KultPlus.com
Për herë të parë në historinë e vendit, Sudani ka një paraqitje për “Academy Awards”. Është prodhuar nga partneriteti i kompanive egjiptiane dhe evropiane, por ka producent dhe aktorë sudanezë.
“You will die at twenty” do të garojë për kategorinë “Filmi për i mirë ndërkombëtar”, shkruan AP.
Ngjarja përfshinë një djal të ri vdekja e të cilit në moshën 20 vjeç profetizohet jo shumë kohë pas lindjes së tij, duke hedhur një hije mbi vitet e tij të jetës.
Bazuar në një ngjarje të shkurtë të sudanezit Hammour Ziyada, kritikët thonë se ajo demonstron se skena kulturore e vendit po rizgjohet pas dekadash shtypjeje.
Filmi është prodhuar pas demonstratave masive kundër al-Bashirit, pasi ishte rrëzuar nga ushtria në prill 2019 pas udhëheqjes së shtetit pas afër 30 vjetësh. / KultPlus.com