Mbrëmja e parë e Eurovizionit, si renditet Shqipëria në sondazhe?

Mbrëmjen e të martës, nisi spektakli europian i këngës “Eurovision Song”, në Malmö të Suedisë. Nën sloganin “Të bashkuar nga muzika”,  ishte pikërosht këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira e cila hapi spektaklin.

Shqipëria përfaqësohet nga këngëtrja Besa Kokëdhima, e cila do të prekë skenën e festivalit të njohur mbrëmjen e datës 9 maj. Me këngën  “TITAN”, Besa do të jetë e dyta që do të këndojë në mbrëmjen e dytë të gjysmëfinales.

Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste dhe vendi mikëpritës që është Suedia, shkruan Euro News, transmeton Klankosova.tv.

Organizatorët zyrtarë të eventit kanë realizuar edhe një sondazh, për renditjen e të gjithë pjesëmarrësve të këtij edicioni.

Sondazhi është realizuar me votat e fansave dhe të gazetarëve, kombinimi i të cilave ka nxjerrë dhe një rezultat.

Kështu, Shqipëria, e përfaqësuar nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” renditet në vend të 10-të.

Suedia shton sigurinë ndërsa përgatitet për Eurovizion

Suedia ka shtuar sigurinë në Malmo ku pritet të mbahet Eurovision Song Contest në datat 7,9,11 maj. Qeveria suedeze thotë se këto ditë janë planifikuar demonstrata të mëdha  që përkojnë me ngjarjen dhe vendi tashmë është në gatishmëri të lartë.

Policia dhe organizatorët thonë se janë të përgatitur mirë dhe shpresojnë për mbarëvajtjen e festivalit.

Rreth 100,000 vizitorë do të zbresin në Malmo, të Suedisë për konkursin më të madh në botë të muzikës.

Shefi i policisë tha se nuk kishte kërcënime specifike për ngjarjen, por niveli i alarmit u rrit gushtin e kaluar, pas një vale djegiesh të Kuranit që zemëruan botën myslimane.

Një raport i brendshëm i policisë, i theksuar nga transmetuesi publik suedez SVT , e përshkroi Suedinë si një “objektiv prioritar” për grupet e dhunshme xhihadiste. Vlerësimi i kërcënimit prej 23 faqesh për Eurovizion përmendi gjithashtu trazirat, sulmet kibernetike dhe ndërprerjen e transmetimit si rreziqe të tjera të mundshme.

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024 me këngën “Zemrën n’dorë”/rtk/KultPlus.com 

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë marrëveshje për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Sot, Ministria e Kulturës dhe Agjencioni Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA),  kanë nënshkruar një marrëveshje për avancimin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë, shkruan KultPlus.

Marrëveshja për bashkëpunim u nënshkrua nga ministri Hajrulla Çeku dhe ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund.

“Programi për të cilin u zotuan të dy palët të angazhohen në financim dhe zbatim të suksesshëm, ka për qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore përmes mbështetjes së edukimit, zhvillimit të rrjeteve ndërmjet organizatave, promovimit të identiteteve kulturore lokale, komponentës së zhvillimit të zonave kulturore për zhvillim ekonomik, ofrimit të drejtave dhe qasjes së barabartë në trashëgiminë kulturore për të gjitha komunitetet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës në facebook./KultPlus.com

Suedia tërheq ftesën që ia bëri ambasadorit rus për ceremoninë Nobel

Fondacioni i Nobelit e ka revokuar vendimin e tij për ta ftuar ambasadorin rus në Suedi, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, pas kritikave të ashpra që ka pranuar nga politikanët suedezë.

“Ne kemi vendosur ta përsërisim përjashtimin e vitit të kaluar – që nënkupton se nuk do t’i ftojmë ambasadorët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel në Stokholm”, ka thënë fondacioni të shtunën.

Në të njëjtën kohë, organizata e ka mbrojtur vendimin paraprak për përfaqësuesin e Moskës.

Në deklaratë është thënë se është konsideruar “e rëndësishme dhe e drejtë që të ftohen sa më shumë njerëz për t’i shpërndarë vlerat dhe mesazhet për të cilat ndahet Nobeli”.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson e ka kritikuar ftesën për ambasadorin rus dhe disa politikanë tjerë suedezë kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në ceremoni, nëse aty do të jetë përfaqësuesi rus.

Çmimet Nobel për Letërsi, Mjekësi, Fizikë, Kimi dhe Ekonomi, do të ndahen në Stokholm, më 10 dhjetor.

Çmimi Nobel për Paqe do të ndahet në të njëjtën ditë nga Komiteti norvegjez i Nobelit në Oslo./REL/ KultPlus.com

Eurovision shpall fituesin, Suedia triumfon (VIDEO)  

Eurovision ka nxjer tashmë fituesin e këtij ediconi që u mbajt në Liverpoll, dhe fitues i sivjetmë është këngëtarja nga Suedia, Loreen, shkruan KultPlus.

Kurse pas vendit të parë janë radhitë këngët nga shtetet: Finlanda, Izraeli dhe Italia.

Shqipërinë e ka përfaqësuar këngëtarja kosovare Abina Kelmendi e cila u radhit në vendin e 22 e cila në këtë garë u prezantua me këngën “Duje” dhe poashtu është përfaqësuar me krejt familjen në këtë performancë.

Eurovision vazhdon të mbetet gara më e madhe e muzikës evropiane dhe në vitin tjetër do të mbahet në Suedi./ KultPlus.com

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadoren suedeze, Karin Hernmarck

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren suedeze, Karin Hernmarck, të cilën e përgëzoi për punën e deritanishme në Kosovë dhe i uroj suksese në angazhimin e mëtejmë.

Në takim me ambasadoren Hernmarck, Presidentja Osmani e falënderoi shtetin e Suedisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova e ka synim anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike, i cili është i domosdoshëm dhe në funksion të paqes e stabilitetit të rajonit.

Presidentja Osmani kërkoi nga Suedia mbështetjen në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Kosova ka shënuar progres në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ndaj sipas Presidentes Osmani anëtarësimi në Këshill të Evropës do të ishte në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve, pa dallim. /KultPlus.com

Së shpejti promovohet “Thesar kombëtar – zëri intelektual dhe krijues i mërgatës shqiptare në Suedi”

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi, organizojnë promovimin e kolanës prej 11 vëllimesh  “Thesar kombëtar – zëri intelektual dhe krijues i mërgatës shqiptare në Suedi”. Aktiviteti do të zhvillohet fizikisht dhe online në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave, 15 korrik 2022, ora 18.00

Pjesëmarrës do të jenë akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave, z. Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi (SHSHASHS).

Mes kumtuesve do të jenë Bedri Islami, “Thesar shqiptar” – kronikë e jetës së shqiptarëve mërgimtarë në Suedi e në vendet nordike,  Jolanda Lila, “Thesar shqiptar” – tribunë e mendimit atdhetar dje e sot,  Fetah Bahtiri, “Thesar shqiptar”, një urë midis dy kulturave: albanologu, përkthyesi dhe miku suedez i shqiptarëve Ullmar Qvick,  Viron Kona, “Thesar shqiptar” si tribunë krijimtarie letrare;  Shaban Sinani, Kërkim dhe dije në periodikun “Thesar kombëtar” dhe  Osman Ahmetgjekaj, Arsimi kombëtar në Suedi në faqet e tribunës “Thesar shqiptar”. Aktiviteti mund të ndiqet edhe online në platformën ZOOM në linkun:

https://us02web.zoom.us/j/82614608724…

Meeting ID: 826 1460 8724

Passcode: 340750 / KultPlus.com

Në Stokholm jehon kënga shqipe

Nën patronatin e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, sot në Stokholm u mbajt koncerti me këngë popullore shqiptare të aranzhuara për zë dhe piano nga pianistja e parë shqiptare:

Lola Aleksi Gjoka (1910 – 1985)

Koncerti u mbajt në Kishën e Shën Klarës – Sankta Klara Kyrka ku në trupën artistike muzikore udhëhequr nga Maestro Zhani Ciko performuan:

Mariana Leka – Soprano 

Erinda Agolli – Soprano 

Gerald Murrja – Tenor

Antonio Zefi – Bariton 

Rudina Ciko – Pianiste

Ermira Lefort – Pianiste

Feride Gillesberg – Soprano

Programin e hapi Ambasadorja e Kosovës, Shkëndije Geci Sherifi e cila falënderoi pjesëmarrësit e shumtë nga kori diplomatik, organizatat ndërkombëtare, publikun seudez dhe bashkatdhetarët nga te gjitha trojet shqiptare. Ajo foli edhe për personalitetin e Lola Gjokës duke thënë se ky koncert sjellë për publikun në Stokholm, këngët e bukura shqipe që flasin për bukuritë e trojeve tona, për dashurinë dhe mbi të gjitha për gruan shqiptare që është simbol i virtytit, i sakrificës, besës dhe përkushtimit. E tillë ishte edhe Lola Gjoka, “Artiste e Popullit” shtoi ajo, që nuk i la të shkojnë në harresë thesaret e çmueshme shqipe por i aranzhoi dhe i transkriptoi 51 këngë popullore, të cilat sot kemi mundësi me mburrje t’i prezantojmë para publikut europian duke promovuar kështu vlerat tona si njëri ndër popujt më të vjetër  të këtij kontinenti. Koncerti u përmbyll me një fjalë përshëndetëse edhe nga zv. Ambasadori i Shqipërisë, z. Albert Jerasi.

Falënderim dhe mirënjohjë e veçantë iu dedikua bashkatdhetarit dhe afaristit të njohur nga Kosova, z. Labinot Demaliaj që jeton dhe vepron në Stokholm për përkrahje në realizimin e këtij aktiviteti kulturor.

Në koncert ishin të pranishme edhe e bija dhe mbesa e pianistes Lola Gjoka, znj. Juki Maria Rako dhe Ina Pashaji. /KultPlus.com

Finlanda e Suedia po përpiqen të anëtarësohen në NATO, kërcënohen nga Rusia

Ndërsa Finlanda dhe Suedia konsiderojnë anëtarësimin në NATO, Kremlini ka paralajmëruar se zgjerimi i aleancës nuk do të sjellë më stabilitet në Evropë.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se vetë aleanca është më shumë një mjet për konfrontim. Kjo nuk është një aleancë që siguron paqe dhe stabilitet dhe zgjerimi i mëtejshëm i aleancës, natyrisht, nuk do të çojë në më shumë stabilitet në kontinentin evropian”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Zyrtarët e NATO-s i thanë CNN se diskutimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në bllok janë bërë jashtëzakonisht serioze që nga pushtimi i Rusisë. Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA thanë se çështja doli në takimin ministror të NATO-s të kësaj jave, ku morën pjesë ministrat e jashtëm nga Stokholmi dhe Helsinki.

Qeveria finlandeze do të paraqesë një dokument sigurie që përfshin një anëtarësim të mundshëm në NATO për diskutim parlamentar të mërkurën, njoftoi të hënën Ministri i Jashtëm i vendit.

“Kjo i jep Parlamentit tani një mundësi për të diskutuar të gjitha aspektet e anëtarësimit të mundshëm në NATO dhe/ose zgjidhje të tjera të sigurisë. Dhe më pas bazuar në atë debat, sigurisht, qeveria do të nxjerrë përfundimet së bashku me Presidentin e Republikës”, u tha Pekka Haavisto gazetarëve përpara takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Haavisto shtoi se ishte “e rëndësishme” që Suedia fqinje po ndjek një “proces të ngjashëm” për të cilin ai pret të marrë kohë. “Por sigurisht që ne shkëmbejmë informacione gjatë gjithë kohës dhe, shpresojmë, nëse marrim lloje të ngjashme vendimesh, ne mund t’i bëjmë ato në të njëjtën kohë”, tha ai./ KultPlus.com

Suedia ‘pushtohet’ nga varianti Omicron, rekord të infektuarve

Suedia ka shënuar një tjetër rekord të infektuarish për të tretën ditë radhazi, përkatësisht 23,877 raste në 24 orë. Vala e katërt ka përfshirë vendin, duke mbingarkuar kështu sistemet shëndetësore.

Në valën në rritje të rasteve me Covid-19, kryesisht për shkak të variantit Omicron ka pasur një rritje të shtrimeve në spital në shumë pjesë të vendit, megjithëse numri i viktimave ka mbetur i qëndrueshëm.

Suedia, e cila nuk ndoqi rregullin e karantinës gjatë pandemisë, kufizoi numrin e tubimeve publike muajin e kaluar dhe i kërkoi kujtdo që kishte mundësi të punonte nga shtëpia për të mbajtur në kontroll koronavirusin.

Më shumë se 82% e suedezëve të moshës mbi 12 vjeç kanë marrë të dyja dozat dhe rreth një e treta e të rriturve kanë marrë dozën përforcues./abcnews.al /KultPlus.com

Stockholm News - Online News in English

Evropia ‘epiqendra’ e lumturisë, top 10 vendet më të lumtura në botë

Çfarë e bën një vend të lumtur? A është aksesi në kujdes shëndetësor cilësor, jetëgjatësi e lartë, stabilitet financiar, liri, lidhje sociale apo një kombinim i gjithçkaje? Dhe si mund të bëni renditjen e një cilësie që është pothuajse e pamundur të përcaktohet në mënyrë sasiore?

Kjo është një sfidë që Raporti Botëror i Lumturisë ka marrë përsipër gjatë nëntë viteve të fundit, duke u mbështetur në një larmi të gjerë të dhënash – veçanërisht në Sondazhin Botëror të Gallup – për të përcaktuar se si renditet çdo vend në mbarë botën kur bëhet fjalë për lumturinë, apo çfarë raporti i quan “vlerësime mesatare të jetës kombëtare”.

Përveç marrjes në konsideratë të të dhënave të zakonshme, ekipi këtë vit rishikoi efektet e COVID-19 në cilësinë e jetës së njerëzve, duke marrë parasysh gjithçka nga shëndeti mendor dhe ndërveprimi social deri te siguria e punës dhe reagimi i qeverisë ndaj pandemisë.

Gjetjet e tyre vënë në pah vendet që jo vetëm u ofrojnë banorëve të tyre një jetë të lumtur dhe me cilësi të lartë, por gjithashtu u kanë ofruar mirëqenie qytetarëve të tyre gjatë gjithë epokës së trazuar COVID-19.

Finlanda, Islanda, Danimarka, Zvicra, Holanda, Suedia, Gjermania, Norvegjia dhe Zelanda e Re konsiderohen të jenë top 10 vendet më të lumtura në botë. /KultPlus.com

The Tor at Waiake beach in Torbay on Auckland's North Shore, with moored boats and dog walker, evening
(PHOTO: Getty Images)

A kishte të drejtë Suedia gjatë gjithë kohës rreth pandemisë?!

Në muajin prill të vitit 2020, Suedia ishte ndër dhjetë vendet më të goditura nga pandemia e coronavirusit. Numri ditor i vdekjeve u rrit mbi 100, mbi 500 pacientë të infektuar me coronavirus ishin në kujdes intensiv, dhe situata ishte veçanërisht e rëndë në shtëpitë e pleqve, ku infeksioni mori me shpejtësi jetën e 80-vjeçarëve dhe 90-vjeçarëve.

Bota e ndoqi situatën në mosbesim, veçanërisht duke pasur parasysh se epidemiologu kryesor shtetëror, Anders Tegnell, miratoi strategjinë me shumë rekomandime, por me shumë pak kufizime reale, raporton thelocal.se.

Shumë ekspertë besuan se Suedia po eksperimentonte me popullsinë e vet, se dhjetëra apo edhe qindra mijëra njerëz do të vdisnin deri në verë dhe se sistemi spitalor do të shembej shkaku i pacientëve. Në mes të një pandemie në rritje, për të cilën nuk kishte vaksina ose trajtime të përparuara mjekësore në atë kohë, epidemiologu suedez me famë botërore, 71-vjeçari Johan Giesecke, mentori i Tegnellit dhe një nga paraardhësit e tij, foli për platformën britanike UnHeard, transmeton KultPlus.

Deklaratat e Giesecke kryesisht pasqyruan pozicionin zyrtar epidemiologjik suedez dhe të Institutit të Shëndetit Publik. Ata ishin krejtësisht të kundërt me drejtimin në të cilin po lëvizte e gjithë Evropa.

“Bllokimi nuk mund të funksionojë në demokraci, domethënë, në rastin më të mirë, mund të futet si një masë e vetme dhe afatshkurtre, si një plumb i vetëm që duhet të qëllohet në kohën e duhur. Nuk ka asnjë bazë shkencore për masat e marra në të gjithë Evropën. Përqindja e vdekjeve shkaku i COVID-19 në të gjithë Evropën në një vit do të jetë afërsisht e njëjtë, diferencat do të jenë më së shumti rreth 20 për qind”, kishte deklaruar me gjakftohtësi Giesecke.

Cila është situata sot, 15 muaj më vonë?

Sot, 15 muaj më vonë, nuk ka më asnjë dyshim se Tegnell dhe Giesecke, për të thënë aspak, nuk kishin gabuar. Edhe pse shkollat fillore mbanin mësimet normalisht, megjithëse të gjitha dyqanet, qendrat tregtare, restorantet, kopshtet, kinematë, transporti publik, palestrat, vendpushimet e skive, kafenetë dhe aktivitetet e tjera ishin të hapura, megjithëse nuk kishte mbyllje, mbajtje të detyrueshme të maskave ose mbyllje të kufijve, Suedia sot qëndron më mirë se shumica e vendeve evropiane.

Si në aspektin e vdekshmërisë totale nga COVID-19, ashtu edhe sipas vdekshmërive normale, por edhe rënies së aktiviteteve ekonomike.

Gjithsej 14,656 shtetas suedezë vdiqën nga coronavirusi deri të premten, duke vënë në dukje se të gjithë ata që vdiqën pas një testi pozitiv të PCR, pavarësisht nga shkaku i vdekjes, janë përfshirë në atë regjistër.

Ka 109 pacientë në spitale të diagnostikuar me coronavirus, 16 prej të cilëve janë në njësitë e kujdesit intensiv. Në muajin e fundit, 1,500 deri në 2,100 infeksione të reja në javë janë regjistruar në rang kombëtar, ndërsa në ditët më të këqija të pandemisë, në fund të dhjetorit 2020, kishte deri në 10,000 raste të reja në 24 orë.

GJDP-ja e Suedisë po rritet, ekonomia ka kompensuar të gjitha humbjet

Treguesit ekonomikë janë gjithashtu interesantë. GJDP-ja e Suedisë në muajin qershor ishte 2.5 për qind më e lartë se një muaj më parë, dhe madje 10 për qind më e lartë se në qershor të vitit 2020. Kështu, ekonomia suedeze kompensoi të gjitha humbjet në pandemi në fund të majit të këtij viti dhe rënia totale e aktivitetit ekonomik vitin e kaluar ishte 2.8 për qind, e treta më e vogël në Bashkimin Evropian, pas Lituanisë dhe Irlandës. Duhet shtuar se rimëkëmbja e fortë ekonomike i atribuohet edhe shumë faktit se suedezët, të cilët tradicionalisht u pëlqen të udhëtojnë dhe të shpenzojnë shumë për udhëtime, kaluan pushimet në atdheun e tyre verën e kaluar dhe këtë verë.

Me 0.19 vdekje për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit, Suedia, sipas të dhënave të ECDC, aktualisht ka më pak vdekje nga coronavirusi në Evropë, pas Islandës dhe Lihtenshtajnit. Për shkak të përhapjes së versionit Delta, kryesisht në mesin e popullatës më të re, rezultatet dyjavore po shohin paksa rritje të numrave te të rinjtë dhe aktualisht është 43.5, larg mbajtësve të rekordeve evropiane, siç është Qipro (1514) ose Spanja (783). Në hartën e famshme ECDC, vetëm zona përreth Stokholmit është në portokalli, ndërsa pjesa tjetër e Suedisë janë të gjelbra.

Vetëm e 25 -ta në Evropë sa i përket shkallës së vdekshmërisë

Duke pasur parasysh akuzat për “vrasjen e të moshuarve” në fillim të pandemisë, pozicioni aktual i Suedisë në listën e vendeve sipas nivelit të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është veçanërisht interesant. Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, i cili ndoshta ka të dhënat më të sakta, e rendit Suedinë vetëm të 38-të në botë dhe të 25-të në Evropë, me një total prej 142.48 vdekjesh shkaku i coronavirusit për 100,000 banorë që nga fillimi i pandemisë.

Nuk ka dyshim se një fushatë e vaksinimit në kohë dhe gjithëpërfshirëse është kryesisht përgjegjëse për situatën e favorshme epidemiologjike. Pas hezitimit fillestar, si rezultat i përvojave të këqija me vaksinimin masiv kundër gripit të derrit në vitin 2009, kur rreth 400 suedezë kryesisht të rinj u infektuan me narkolepsi, suedezët pranuan masivisht vaksinën COVID-19. Sot, përdoren vetëm vaksinat Pfizer dhe Moderna dhe AstraZeneca në dozën e dytë.

Fushata e vaksinimit së pari përfshiu popullsinë e moshuar, personelin e shtëpive të të moshuarve dhe institucione të ngjashme, grupe të rrezikut dhe profesionistë të shëndetit. Pastaj, duke iu përmbajtur rreptësisht kufijve të moshës, për shkak të të cilave një 40-vjeçar i shëndetshëm nuk mund të vaksinohej para një 50-vjeçari të shëndetshëm, gradualisht shkoi drejt të rinjve. Vaksina është aktualisht në dispozicion për të gjithë suedezët e rritur, dhe vaksinimi do të jetë në dispozicion për adoleshentët e moshës 16 deri në 18 vjeç në mes të muajit gusht.

Dy doza i morën nga mbi 50 për qind e njerëzve, një dozë pothuajse 80 për qind

Deri të premten, gjithsej 77.7 për qind e suedezëve të rritur kishin marrë të paktën dozën e parë dhe 50.3 për qind e popullsisë së rritur kishin marrë dy doza. Nuk ka dyshim se norma e vaksinimit për të rriturit do të kalojë 80 për qind. Për më tepër, ndërsa Evropa ka frikë nga një valë vjeshte infeksioni, Suedia mund të mburret se deri në 85 për qind të njerëzve mbi moshën 60 vjeç janë vaksinuar me dy doza.

Sidoqoftë, sipas Tegnell, Suedia nuk do të jetë e kënaqur vetëm me një vaksinim të mirë të të moshuarve “Përhapja e infeksionit nuk ndikon më në barrën e sektorit të shëndetësisë, sepse grupet e rrezikut janë të vaksinuara. Unë pres që kjo prirje të vazhdohet. Megjithatë, duhet të ecim përpara dhe të arrijmë tek sa më shumë njerëz të jetë e mundur me dozën e dytë për të na mbrojtur nga versioni Delta e coronavirusit. Tani është radha e popullsisë më të re dhe është e rëndësishme që të gjithë të pranojnë vaksinimin”, transmeton KultPlus.

Është e rëndësishme të theksohet se në Suedi nuk ka asnjë detyrim për tu vaksinuar, edhe në mesin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor, dhe se personat e pavaksinuar nuk diskriminohen në asnjë mënyrë. Edhe pse vaksinimi inkurajohet dhe promovohet vazhdimisht në çdo hap, të pavaksinuarit nuk kufizohen në lëvizje, as nuk u mohohet qasja në asgjë. Për më tepër, për aq kohë sa autoritetet e duan atë, Suedia nuk mund t’i ndalojë qytetarët të lëvizin lirshëm. Bllokimi i tipit australian nuk ka bazë në ligjin suedez.

Për shkak të vaksinimit në kohë, Suedia shmang një rritje të konsiderueshme të vdekshmërisë në valën e tretë të pandemisë në pranverën e hershme të këtij viti. Sipas Byrosë Suedeze të Statistikave, niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë nga fundi i janarit të këtij viti deri më tani është vazhdimisht më i ulët ose në përputhje me mesataren para-pandemisë nga viti 2015 në 2019.

Masat janë të padukshme

Masat aktuale në jetën e përditshme janë pothuajse të padukshme. Ajo që fillimisht ra në sy të shumë njerëzve kur është fjala për strategjinë suedeze, është akoma e vlefshme sot. Maskat nuk u mbajtën në Suedi në asnjë kohë gjatë pandemisë, u rekomanduan vetëm në transportin publik dhe tani nuk përdoren më as nga profesionistët e kujdesit shëndetësor në korridoret e spitaleve.

Nuk ka më asnjë kufizim për numrin e njerëzve që mund të qëndrojnë në hapësira publike të tilla si dyqane, muze, parqe dëfrimi ose restorante. E vetmja gjë që ende të kujton një pandemi janë kufizimet në tubimet publike për 300 persona brenda dhe 3,000 njerëz jashtë (me disa përjashtime për ngjarjet sportive).

Megjithëse fqinjët e saj nordikë, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka, për shkak të avantazheve krahasuese gjeografike dhe demografike dhe masave më të rrepta epidemiologjike, kishin vdekshmëri shumë më të ulët, prandaj duhet të konsiderohen shembuj më të mirë në strategjinë e pandemisë, sot është e qartë se Suedia është në çdo kushtet e performancës se të paktën dy të tretat e vendeve evropiane.

Tegnell sigurisht bëri gabime në hapa, kryesisht në mbrojtjen e popullsisë në shtëpitë e pleqve, por të gjitha indikacionet janë se është në strategjinë e tij që një e ardhme e qëndrueshme qëndron në luftën kundër pandemisë derisa vaksinimi dhe imunizimi natyror të arrijnë imunitet kolektiv. / KultPlus.com

Suedia me dokumentar për Kosovare Asllanin

Kosovare Asllani është padyshim një histori suksesi, nga ato që bëjnë çdo shqiptar të ndihet krenar.

Asllani ka lindur në Krisianstad në Suedi dhe i gjithë rrugëtimi i saj i suksesit në futboll është pasqyruar në një dokumentar.

Para pak ditësh vetë Asllani me një status në rrjetin social Twitter njoftoi njdekësit e saj për dokumentarin.

“Ju mund ta ndiqni rrugëtimin tim nga fëmijëria deri këtu ku jam sot në dokumentarin Dplay që do të transmetohet në Suedi më 10/7. Një hap tjetër për t’i inspiruar gjeneratat e ardhshme, rruga drejt qëllimit dhe ëndrrave do të jetë e gjatë, por gjithmonë do t’ia vlejë”, shkroi ajo në Twitter.

Kosovare Asllani është shqiptare nga Kosova, e lindur në Krisianstad në Suedi. Ajo u rrit duke luajtur futboll dhe hokej, por ajo zgjodhi që ta fokusojë karrierën në futboll. Në moshën 15 vjeçare, ajo filloi karrierën e saj në Vimmerby IF. Gjatë kohës kur ishte pjesë e Vimmerby IF, ajo shënoi 49 gola në 48 ndeshje. Në vitin 2007, ajo shkoi që të luaj për Linköping FC. Më 4 dhjetor 2009, skuadra amerikane Chigago Red Stars konfirmoi se kishte nënshkruar me Kosovaren nga skuadra suedeze Linköpink FC. Asllani ka luajtur vetëm një sezon në këtë skuadër. Pas sezonit, Asllani kthehet në Linköping FC.

Në dhjetor 2011, Asllani shkon në vendlindjen e saj Krisianstad për të luajtur për Kristianstad DFF. Pasi kontrata e saj përfundon, Asllani shkon për në Paris për të nënshkruar një kontratë dy vjeçare në skuadrën PSG Feminines.

Pas katër vitesh në Francë, në vitin 2016 ajo nënshkruan me me Manchester City-n në Angli dhe qëndron aty një vit.

Në 2017 rikthehet sërish në Suedi me Linköping për të kaluar më pas në 2019 tek Taco në Spanjë.

Duke filluar nga ky sezon Taco është shkrirë me Real Madrid dhe tashmë ajo do të jetë pjesë e ‘galaktikëve’, madje është cilësuar blerja e parë ‘big’e klubit.

Sa i përket karrierës kombëtare ajo aktivizohet me Suedinë që prej viti 2008 dhe ka luajtur më shumë se 90 ndeshje. / KultPlus.com

Në qytetin e Malmos nuk ndihet pandemia (VIDEO)

Suedia që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 nuk ka ndryshuar asgjë nga normaliteti i jetës së përditshme.

Në Malmo të Suedisë, por edhe në qytetet tjera, njerëzit ende janë duke mbushur rrugët, sheshet dhe transportin publik.

IndeksOnline ka siguruar një video de disa fotografi në Malmo ku shihet njerëzit duke u argëtuar sikur të mos ekzistonte fare koronavirusi.

Në Suedi, fëmijët deri në moshën 16-vjeçare ende shkojnë në shkollë. Dyqanet, restorantet dhe kafiteritë janë të hapura, ndonëse një masë e fundit e prezantuar lidhur me koronavirusin u ndalon konsumatorëve bërjen e porosisë në banak – vetëm shërbimi në tavolinë është i lejuar.

Kufijtë e këtij shteti nuk janë mbyllur dhe grumbullimet e më shumë se 50 personave ende janë të lejuara. Deri më 27 mars, ai numër ka qenë deri në 500. /IndeksOnline /KultPlus.com