100-vjetori i lindjes së Sulejman Pitarkës, figurë e shquar e teatrit dhe kinematografisë

Sot është 100-vjetori i lindjes së Sulejman Pitarkës të cilin ministri Blendi Gonxhja e kujtoi me fjalët: “Ne sot, kujtojmë dhe nderojmë një figurë të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, aktorin e mirënjohur, Sulejman Pitarka”.

Me interpretimet e jashtëzakonshme të dhjetëra roleve, Pitarka i zbuloi publikut thellësitë e karaktereve në mënyrë të paimagjinueshme, duke i bërë këto role të paharruara e të pazëvendësueshme në kujtesën e artdashësve.

Sulejman Pitarka, është nderuar me disa çmime në teatër dhe kinematografi, me çmimin për “Karrierën”, Medaljen “Mjeshtër i Madh i Punës”, “Artist i Popullit” dhe “Qytetar Nderi” i Dibrës.

Ndër rolet e shumta të Pitarkës kujtojmë: Ballë për ballë – (1979), Gjeneral Gramafoni – (1978), Pas gjurmëve – (1978) Gunat përmbi tela – (1977), Tinguj lufte – (1976), dhe shumë role të tjera aq të dashura për publikun./ atsh / KultPlus.com

15 vjet nga vdekja e një prej artistëve më të mëdhenj të skenës shqiptare, Sulejman Pitarka

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së një ndër artistëve më të mëdhenj të skenës shqiptare, Sulejman Pitarka.

Sulejman Pitarka, i cili ka luajtur me sukses 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në fushën e kinematografisë, shkruan KultPlus.

Ai ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, ai i lindur në Dibër, kur ishte në moshën trevjeçare së bashku me familjen e tij u vendosën në Durrës, ku edhe e kaloi fëmijërinë e tij.

Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – 1947) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit. Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkëngjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi./ KultPlus.com

Para 98 viteve lindi një nga artistët më të mëdhenj të skenës shqiptare, Sulejman Pitarka

Më 2 shkurt 1924 në Dibër lindi një nga artistët më të mëdhenj të skenës shqiptare, Sulejman Pitarka.

Kjo ditë shënon datëlindjen e artistit Sulejman Pitarka, i cili ka luajtur me sukses 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në fushën e kinematografisë, shkruan KultPlus.

Ai ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, ai i lindur në Dibër, kur ishte në moshën trevjeçare së bashku me familjen e tij u vendosën në Durrës, ku edhe e kaloi fëmijërinë e tij.

Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – 1947) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit. Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkëngjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi./ KultPlus.com

Sot, datëlindja e artistit Sulejman Pitarka

Sulejman Pitarka feston 96 vjetorin e lindjes

Kjo ditë shënon datëlindjen e artistit Sulejman Pitarka, i cili ka luajtur me sukses 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në fushën e kinematografisë, shkruan KultPlus.

Ai ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, ai i lindur në Dibër, kur ishte në moshën trevjeçare së bashku me familjen e tij u vendosën në Durrës, ku edhe e kaloi fëmijërinë e tij.

Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – 1947) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit.

Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkëngjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi./ KultPlus.com