Sulm gjatë festës për pavarësinë e Amerikës, të paktën pesë të vdekur

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 16 të lënduar në “Highland Park” të Illinois, ku po mbaheshin ceremoni festive për festën e pavarësisë së SHBA-ve, si rezultat i një sulmi me armë.

Siç raporton CNN, 16 të lënduarit janë transportuar drejt spitalit, ndërkohë që policia është ende në kërkim të të dyshuarit që ka shtënë mbi qytetarët që festonin.

Raportohet se në vendngjarje tashmë kanë dalë edhe zyrtarë të CIA-s.

Ngjarja në park është anuluar vetëm 10 minuta pasi që kishte filluar, ku janë dëgjuar një sërë të shtënash armësh, raporton BBC.

Një dëshmitar ka thënë se ka dëgjuar rreth 20-25 të shtëna.

“Nuk ka mundur të jetë vetëm një armë”, ka thënë ai.

Zyrtarët e qeverisë lokale kanë lutur qytetarët që të largohen sa më shpejt nga vendi i ngjarjes./ KultPlus.com

Presidentja Osmani ngushëllon për viktimat e Teksasit: Ndajmë dhimbjen me popullin amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar për 19 nxënësit dhe dy arsimtarët që u vranë dje në një shkollë fillore në shtetin e Teksasit në SHBA.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se populli i Kosovës ndan dhimbjen me popullin amerikan.

“Të thyer nga lajmi për të shtënat në një shkollë në Teksas. Ngushëllimet tona për familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve u morën padrejtësisht. Ne ndajmë dhimbjen e popullit amerikan dhe bashkëndiejmë me miqtë tanë në këtë kohë”.

Në nderim të viktimave, ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka ulur sot flamurin në gjysmështizë, pasi presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar që flamujt e institucioneve amerikane të ulen në gjysmështizë.

Nxënësit dhe arsimtarët u qëlluan nga një 18-vjeçar në shkollën fillore Robb, në qytetin Uvalde. Sulmuesi u vra nga forcat e sigurisë, thanë zyrtarët.

Hetuesit thanë se sulmuesi kishte qenë i armatosur me një pistoletë, me një pushkë gjysmë-automatike të llojit AR-15 dhe kishte pasur karikatorë me kapacitet të lartë. Adoleshenti dyshohet se fillimisht ka qëlluar gjyshen e tij dhe më pas ka vazhduar sulmin. Mediat lokale raportuan se ai mund të ketë qenë nxënës i një shkolle të mesme në atë zonë.

Shefi i policisë për qarkun e pavarur të shkollës Uvalde, Pete Arredondo, tha se të shtënat kishin filluar në orën 11:32 sipas kohës lokale gjatë së martës dhe hetuesit besojnë se sulmuesi ka “vepruar i vetëm gjatë këtij akti të tmerrshëm”. / KultPlus.com

Shënohet 76-vjetori i sulmit të parë atomik në botë, Hiroshimë

Shënohet 76 vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, por për shumë njerëz në Japoni 6 gushti mbetet një datë më e rëndësishme.

Në atë ditë në vitin 1945 humbën jetën 146.000 njerëz në Hiroshima pasi qyteti u godit nga një bombë atomike.

Bomba amerikane, e quajtur ndryshe si ‘Djali i vogël’, arma e parë bërthamore e përdorur në luftë, u hodh mbi qytet.

Për pasojë 30% e popullsisë humbën jetën dhe u rrafshua një zonë 4.7 milje katror, duke lënë 80.000 banorë të qytetit të plagosur.

Presidenti Harry Truman, vendosi më mirë të përdorte armë bërthamore sesa të përballej me një pushtim të kushtueshëm në territorin e Japonisë që do t kushtonte jetën e 800,000 ushtarakësh amerikanë.

Një bombë e dytë, ‘Njeriu i shëndoshë’ ra mbi Nagasaki tre ditë më vonë, ku mbetën të vrarë 70,000 persona të tjera , duke shkaktuar dorëzimin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Sulmi bërthamor shkatërroi qytetin dhe të mbijetuarit pësuan efektet e rrezatimit.

SHBA-ja hodhi bombën e parë atomike në Hiroshima më 6 gusht të vitit 1945, duke shkatërruar qytetin dhe duke vrarë 140,000 njerëz. Pas tre dite SHBA-ja hodhi edhe bombën e dytë në Nagasaki, duke vrarë edhe 70,000 tjerë. Japonia u dorëzua më 15 gusht, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore dhe pothuajse gjysmë shekulli agresioni të Japonisë në Azi.

Por pas shumë dekadave shtetet ende janë duke krijuar bomba atomike dhe kërcënimet nukleare ekzistojnë edhe sot. / KultPlus.com

Foto: AP

Sulmohet Lend Mustafa: Në mes të sheshit më pshtyu në ftyrë dhe bërtiti ‘Ka me të vra’

Aktivitsti i Komunitetit LGBTI në Kosovë, Lend Mustafa ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se sot në mesditë është sulmuar e kërcënuar nga një person i panjohur, shkruan KultPlus.

”Ora 12:00 e ditës në mes të sheshit më pshtyjti në ftyrë”, shkruan Mustafa. Ky i fundit, poashtu ka treguar se sulmuesi edhe e ka kërcënuar duke i thënë me të bërtitura se do ta vras.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Mustafës.

Pandemi, homofobi e transfobi.

Ora 12:00 e ditës në mes të sheshit më pshtyjti në ftyrë, ma specifikisht në vesh, ni djal mjekrrosh me pantolla deri në kthizë, edhe bërtiti “kom me t’vra”.

M’kan shajtë ma heret, m’kan kërcenu e kan tentu me më shkel me kerr tu e mushë gaz, veç asnjoni akt s’ka qenë ma poshtërues e ma i gërditshëm deri tash.

Ni grusht a ni shuplakë falë i koftë, se kisha mrri me ja kthy tu u mbrojtë e sëm kish metë ton ky inat e urrejtje mrena, jo pse jom i dhunshëm, po si pasojë e 1000 kërcënimeve e tentimeve për sulm, kanihere edhe për vrasje.

Une prap kam me luftu qysh kam luftu gjith, e qitu keni me më pasë!
Kurr në jetë nuk ja u dho atë knaqësinë me u largu edhe nëse ju shkatërron egzistenca jem, prezenca jem në rrugë të shpisë tem.
Ju metë në fyt, e ja u nxoft frymën pshtyma juj.

NaJemiRezistenca. / KultPlus.com