Të shtënat me armë që tronditën Filadelfian në 4 korrik, pas performancës së Ava Max kanë tronditur këngëtaren me origjinë shqiptare që thotë se e ka përjetuar keq incidentin.
Pasi ajo performoi në koncertin “Wawa Welcome America”, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, një person ende i paidentifikuar, qëlloi drejt turmës së njerëzve.
Në një postim në rrjetet sociale artistja shpreh frikën dhe pasigurinë teksa sulmet me armë në Shtetet e Bashkuara nuk kanë të ndaluar.
“Kudo që shkojmë jemi të tmerruar. Jemi të traumatizuar. Kjo gjë duhet të marrë fund”, shkruan ajo.
Koncerti “Wawa Welcome America” u zhvillua në Benjamin Franklin Parkway më 4 korrik me të ftuar specialë muzikorë. Së bashku me Max, të ftuar ishin edhe Jason Derulo dhe Tori Kelly. / KultPlus.com