Miley Cyrus ‘ndez’ skenën e festivalit “Sunny Hill”, performon para mijëra fansave në Prishtinë

Artistja me famë botërore, Miley Cyrus, është ngjitur të premten në skenën e festivalit “Sunny Hill”.

Ajo ka kënduar disa nga këngët më të famshme të repertoarit të saj, ndërsa ka ndezur atmosferën me performancën dhe paraqitjen skenike.

Miley ka përshëndetur të gjithë fansat e saj në Kosovë e në veçanti miken e saj, Dua Lipa, e cila ishte edhe indikatore e ardhjes së saj në Prishtinë.

Ndërkohë, Dua bashkë me familjarët dhe shoqërinë e ngushtë ka qëndruar në zonën VIP, nga ku ka shijuar performancat e kolegëve.

E veshur me pantallona të zinj prej lëkure dhe bluzë të shkurtër lartë, artistja Cyrus u duke tejet tërheqëse para mijëra fansave.

Publiku kulminoi në momentin kur ajo interpretoi hitin “Wreking Ball”, ndërsa gjithashtu u mirëpritën mirë këngët tjera të famshme të saj si: “We can’t stop”, “Malibu”, “Mother’s daughter” etj. /Telegrafi/ KultPlus.com

Dua Lipa nënshkroi marrëveshjen për krijimin e Sunny Hill Academy në Prishtinë

Xhemile Hysenaj

Dua Lipa, Dukagjin Lipa, Shpend Ahmeti dhe Gëzim Gashi, ishin sot të pranishëm në konferencën e përbashkët të Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festival, ku u prezantua projekti “Sunny Hill Foundation Music & Art Center” dhe detaje tjera rreth festivalit, shkruan KultPlus.

Dua Lipa u shpreh se, kjo ka qenë një ëndërr e madhe e saj, të ketë një vend apo një qendër ku të rinjt mund të shprehin talentin e tyre, dhe tash që kjo ëndërr po bëhet realitet, une ndihem shumë krenare pasiqë është një projekt shumë i madh për të cilin unë jam e apasionuar ‘’We dream big’’, deklaroj ajo.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti falenderoi Duan dhe Dukagjin Lipen, duke e cilësuar Duan si ambasadoren më të mirë të Prishtinës dhe të Kosovës. ‘’Shumë njerëz për shkak të festivalit, po pyesin se ku është Prishtina, vendi që po vizitohet nga shumë yje botërore dhe merita kryesore për këtë gjë i shkon organizatorëve të festivalit, që për disa ditë, e bënë Prishtinën një qendër për kulturë’’, deklaroi Shpend Ahmeti.

Poashtu, Shpend Ahmeti u shpreh tejet i kënaqur për nënshkrimin e marrëveshjes me Sunny Hill Foundation. Kryetari i komunes deklaroi se nje pjese te objektit te ish ASK-ës do ta japin në shfrytëzim për shkollën e muzikës Prenk Jakova, dhe nje pjese te objektit per Sunny Hill Academy.

Dukagjin Lipa, potencoi se më në fund, përmes këtij projekti, Prishtinës do t’i kthejmë shpirtin e muzikës. Duke falenderuar shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, me të cilët Dukagjin Lipa deklaroi se është i kënaqur me bashkëpunimin në mes tyre, ‘’kjo tregon se diaspora është duke përparuar në mënyre individuale, në shumë nivele’’ u shpreh ai.

Për një lajm tjetër të rëndësishëm, u ftua edhe Gëzim Gashi, i cili deklaroi se Sunny Hill Foundation ka ndarë fondin prej 150 mijë eurosh për të jetësuar Qendrën Kulturore e cila do të funksionalizohet gjatë vitit tjetër. Ky është bashkëpunimi i parë në mes të Sunny Hill Foundation dhe Oaks Christian School dhe Institute of Arts and Innovation përfaqësues nga Gëzim Gashi. Tre të rinj nga Kosova do të kenë mundësi që gjatë vitit 2020 të udhëtojnë për Amerikë, si pjesë e Quincy Jones Production dhe Institute of Arts and Innovation. /KultPlus.com

Miley Cyrus me postimin e parë pas arritjes në Kosovë

Artistët tashmë kanë nisur të vijnë në Kosovë gjersa disa prej tyre kanë zbarkuar në kryeqytetin tonë.

Një prej tyre është këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus, e cila gjatë ditës së djeshme ka ardhur në vendin tonë.

Ajo gjatë mbrëmjes së sotme do të performojë në festivalin më të madh të muzikës, “Sunny Hill Festival”, i cili do të zgjat deri më 4 gusht.

Ajo së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale të Instagramit teksa i dedikohet festivalit që do të mbahet në parkun e Gërmisë.

Në fakt, Miley ka ri-shpërndarë një mesazh të Dua Lipës teksa tregon se ‘mbretëresha’ ka arritur në Kosovë.

Ndryshe, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë këngëtarë të tjerë do të paraqiten para publikut shqiptar në Prishtinë. /KultPlus.com

Njomza Vitia me befasi për fansat në “Sunny Hill”

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te festivali më i madh i muzikës “Sunny Hill”, i cili do të mbahet këtë fundjavë.

Në mesin e shumë yjeve pritet të performojë edhe këngëtarja Njomza Vitia, e cila vjen pas shtatë viteve në Prishtinë.

Me këtë rast, ajo ka përgatitur një surprizë për fansat e saj, teksa tregon se në këtë festival do të interpretojë një këngë të papublikuar deri më tani.

“Do performojë një këngë të papublikuar në Sunny Hill”, ka shkruar Njomza, në postimin e ndarë në InstaStory.

Përveç Njomzës, në festival do performojnë edhe Calvin Harris, Miley Cyrus, Ilira Gashi e shumë artistë tjerë të mëdhenj. /Telegrafi/

G4shi numëron ditët për ardhjen në Kosovë

Hip hop ylli, G4shi, edhe këtë vit pritet të performojë në festivalin “Sunny Hill”, i cili do mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.

Reperi shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, duket se mezi pret të vijë në vendlindje.

Kjo u bë e ditur nga vet ai, teksa ka ndarë një fotografi me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Jam në Kosovë edhe katër ditë”, ka shkruar ai krahas këtij imazhi.

28-vjeçari po ashtu në “Sunny Hill” do të promovojë edhe albumin e tij më të ri.

Ndërkohë, ky festival edhe këtë vit do mbahet në parkun e kryeqytetit, Gërmi, pasi nga viti i ardhshëm do i ndërrohet lokacioni.

Ndryshe, të pranishëm do jenë edhe Dua Lipa, Calvin, Harris, Miley Cyrus, e shumë emra tjerë të mëdhenj të muzikës së huaj dhe lokale. /Telegrafi/ KultPlus.com

Nga viti i ardhshëm festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Gërmi

Festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, tash e dy vite është mbajtur në parkun e kryeqytetit, Gërmi. 

Mirëpo, vitin tjetër pritet të ndërrohet lokacioni i këtij festivali, ndërsa kjo është bërë e ditur nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Gjatë ditës së sotme (e premte), ai ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, të cilët kanë shpalosur detaje të reja rreth festivalit.

Ky është postimi i plotë i ministrit Shala:

“Ngjarja e madhe kulturore në Kosovë, e cila ka bërë bujë ndërkombëtare, festivali “Sunny Hill”, nga viti i ardhshëm do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë-Prishtinë. Sot prita në takim përfaqësuesit e “Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipën me bashkëpunëtorët, dhe u dakorduam që ky festival nga viti i ardhshëm të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë, hapësirën e re e cila do të akomodojë dhjetëra mijëra njerëz më shumë, nga gjithë rajoni dhe Evropa, për ta bërë Kosovën destinacionin kryesor për verë.Misioni ynë është që ta promovojmë vendin tonë në botë, dhe ta nxisim turizmin kulturor në vend, përmes promovimit të vlerave tona të përbashkëta”. / KultPlus.com

Lipa: Qëllimi i festivalit “Sunny Hill” është promovimi i Kosovës dhe i artistëve tanë

Sot është mbajtur një konferencë për media në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, i cili pritet të mbahet me 2, 3 dhe 4 gusht.

Në prag të festivalit, organizatori i saj, Dukagjin Lipa, ka treguar për më të rejat që do të përcjellin “Sunny Hill”, përgjatë këtij viti.

Ky festival sipas Lipajt ka për qëllim të promovojë vendin tonë, mundësinë e ndarjes së platformës së ‘Sunny Hill Festival’ me artistë të mëdhenj botërorë, përfshirë edhe ata lokalë.

“Sunny Hill Festival tashmë veç ka filluar, e keni parë në media dhe në kanalet tona. Shfrytëzoj rastin të falendëroj birra Pejën. Ky është viti tretë duke përfshirë edhe vitin 2016, në koncertin e Duas për bamirësi. Qëllimi është promovimi i vendit tonë, artistëve tonë, mundësia e ndarjes së platformës tonë me artistë të mëdhenj botërorë dhe me artistë shqipfolës. Po shpresojmë nga viti në vit të jemi më të mëdhenj dhe të jemi pikë referuese e rajonit”, ka thënë Lipa.

“Gjatë gjithë kohës e potencojmë faktin se e kemi një rini shumë të mirë, kreative, proevropianë, të gjithë artistët që vijnë nga vendet e tjera edhe pse nuk janë të njohur të na, qëllimi është të shohin se çfarë rinie të mirë dhe të bukur kemi”, shton më tej ai.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i birra Peja, Ernest Jusufi, ka treguar se bashkëpunimi me ‘Sunny Hill Festival’ do të vazhdojë edhe për tri vite të tjera.

“Ne kemi bashkëpunim që nga viti 2016,dhe do të vazhdojmë edhe 3 vitet e ardhshme, po shpresojmë që e gjithë Evropa të vijë këtu. Jam shumë krenar që jemi pjesë e këtij festivali”, ka thënë Jusufi.

Përveç bashkëpunimit me ‘Birra Peja’, Dukagjini flet edhe për ndryshimet që do bëhen nga viti në vit në festivalin “Sunny Hill”. “Pritshmëritë nuk i kemi tejkaluar akoma, “Sunny Hill” do të jetë në ekspansion, në vazhdim do kemi mysafirë që do jenë në krye të top-listave botërore, shpresoj që do të rritemi edhe me audiencë”./Telegrafi/ KultPlus.com

Serbët nisin me komente plot urrejtje për ardhjen e Miley Cyrus në Kosovë

Miley Cyrus, këngëtare e njohur sot në botë dhe dikur e njohur si personazhi Hannah Montana, do të performojë në Kosovë.

Kjo do të ndodhë gjatë festivalit Sunny Hill Festival. Dua Lipa, vajza e Dukagjin Lipës i cili edhe e organizon festivalin, sot e ka dhënë këtë lajm me anë të një videoje.

Në rrjete sociale, serbët nuk ia kanë humbur dakikin këtij lajmi. Në Tëitter ka pasur reagime të tilla si “Welcome to Serbia Miley”, diçka e pritshme prej serbëve.

Në llogarinë e Dua Lipës por edhe të artistes Miley Cyrus kanë reaguar njerëzit që e pëlqejnë këtë ardhje të këngëtares në Kosovë, por shumë llogari me flamurin e Serbisë kanë reaguar ndryshe, shkruan KultPlus.

Edhe në Facebook, njëjtë si në Twitter, ka pasur plot komente plot negativitet dhe gjuhë të urrejtjes nga serbët që nuk janë të lumtur pse Miley do të performojë në Prishtinë.

Miley ka luajtur në disa role në Disney Channel ndërsa ndër vite ka krijuar këngë të fuqishme që kanë depërtuar në industrinë muzikore.

Përmendim mes tyre “Wrecking ball”, “The Climb”, “Malibu”, “We cant stop” dhe hite të tjera, të cilat ajo do ti këndojë në kryeqytetin e Kosovës, për publikun nga mbarë Evropa. / KultPlus.com

G4shi në “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa: Krenare me artistët e vendit tim që kanë lënë shenjë në botë

Reperi shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, Gashi, vitin e kaluar ishte kthyer pas 18-vitesh në Kosovë, për të performuar në festivalin “Sunny Hill”.

Ndërsa edhe këtë vit është konfirmuar pjesëmarrja e tij nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo në llogarinë e saj personale, Instagram ka hedhur një video kur edhe tregon se Gashi do jetë pjesë e “Sunny Hill”.

“Vëllai im shqiptar, i cili ishte vitin e kaluar për më më shumë Gashi do vijë sërish më 3 gusht në Prishtinë, Kosovë në Sunny Hill Festival. Gjithmonë krenare t’i shohë artistët prej vendit tim që lënë shenjë në botë. Pak nga pak ne do e kemi gjithë botën duke folur”, shkruan mes të tjerash 23-vjeçarja.

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi.

Ky i fundit organizohet nga babai i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, Dukagjini, i cili edhe vetë dikur ka qenë këngëtar i grupit “ODA”. / Telegrafi / KultPlus.com

Dua Lipa jep një lajm për festivalin “Sunny Hill” në Kosovë

Parku i kryeqytetit të Kosovës, Gërmia, do të jetë nikoqir i edicionit më të ri të festivalit “Sunny Hill”.

Ky i fundit organizohet nga babai i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, Dukagjinit, i cili edhe vetë ka qenë dikur këngëtar i grupit “ODA”.

Tashmë kanë dal në shitje biletat e festivalit, të cilën gjë e ka bërë të ditur Dua përmes rrjeteve sociale.

Megjithatë, pos 23-vjeçares që do të jetë në Kosovë, nuk është bërë e ditur se kush do të performojë këtë vit në Prishtinë.

Në fakt, Dua do të jetë vetëm si spektatore dhe se këtë vit nuk do të këndojë ndonjë këngë në festival.

Ndryshe, vitin e kaluar, përveç Lipës, pjesëmarrës ishin edhe DJ i famshëm Martin Garrix, reperi Action Bronson dhe Gashi. /Telegrafi/ KultPlus.com

Dukagjin Lipa tregon se a do të mbahet festivali “Sunny Hill”

Organizatori i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa  ka njoftuar publikun se  edhe këtë vit do të mbahet festivali “Sunny Hill”.

Dukagjini ka postuar një video në Instagram teksa ka treguar se është duke punuar për “Sunny Hill”. “A jeni gati, Sunny Hill Festival 2019 po vjen… më shumë info së shpejti”, ka shkruar ai në Instagram.

“Sunny Hill Festival”, vitin e kaluar është mbajtur në parkun e Gërmisë, në Prishtinë me datat 10, 11 dhe 12 gusht. Festivali kishte karakter humanitar, 25 për qind e të hyrave neto nga festivali iu dhuruan organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta si dhe për aktivitete kulturore.

Ky festival mblodhi emrat e mëdhenj botëror në mesin e të cilëve ishte edhe Dua Lipa, Stanaj, Gashi, Action Bronson etj. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BvPnmCkB6xt/

Dukagjin Lipa flet pas përfundimit të “Sunny Hill”

Cilësuar si një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në vend, festivali “Sunny Hill” mbylli tri ditë të suksesshme në datat 10, 11 dhe 12 gusht 2018.

Nën petkun e artistëve më të mirë vendorë, festivali “Sunny Hill” arriti që të sjell në Prishtinë edhe tre emrat e njohur ndërkombëtar: Dua Lipa, Action Bronson e Martin Garrix.

Pas interpretimeve e performancave spektakolare, gjithçka pati një fund të suksesshëm, për t’i lëshuar rendin organizimit që do të bëhet edhe për vitet e ardhshme.

Organizatori kryesor i festivalit, Dukagjin Lipa, në një intervistë për Telegrafin ka rrëfyer kënaqësitë e tij, pas përmbylljes së suksesshme të “Sunny Hill” këtë vit.

“Festivali “Sunny Hill” është një ndër festivalet më të suksesshme të Evropës Juglindore, edhe pa kurrfarë modestie më duhet ta them se kënaqësia e vet audiencës dhe e njerëzve që na afrohen çdo ditë për të na dhënë lëvdata duke na përgëzuar për organizimin, na bën të ndihemi aq mirë, ndjenjë të cilën s’mund ta përshkruaj vetëm me fjalë. Është kënaqësi me qenë në shërbim të rinisë së Kosovës dhe “Sunny Hill” do të vazhdojë gjithmonë të jetë në shërbim të rinisë së Prishtinës dhe Kosovës në përgjithësi. Po shpresojmë se me edicione tjera tona të ardhshme do të kemi shumë më tepër mysafirë nga jashtë”, tha Dukagjin Lipa për Telegrafin.

I njëjti, ka treguar në vazhdimin e bisedës se ajo çfarë i dha dritë festivalit është synimi i tij për ta promovuar Kosovën, gjë e cila u përmbyll me sukses.

Ai shprehet se ndjehet i lumtur që tashmë shumë njerëz nga mbarë bota kanë dëgjuar për festivalin “Sunny Hill”, si rrjedhojë kanë mësuar edhe se ku është Kosova.

“E konsideroj që suksesi më i madh i festivalit “Sunny Hill” është vendosja e Prishtinës dhe Kosovës në hartën e festivaleve të kulturës dhe muzikës të nivelit botëror dhe ndërkombëtar”, tha tutje Lipa.

“Sunny Hill” arriti të ketë një organizim të suksesshëm fal shumë përkrahësve, ku përjashtim nuk bënë as institucionet e shtetit. E për krejt ata që ndihmuan, Dukagjini ka një falënderim të posaçëm.

“Me kënaqësinë më të madhe e them se me ekipin tonë të shumë-devotshëm, me punën e tyre të palodhur, me miqtë dhe dashamirët të cilët na kanë ndihmuar, duke filluar prej bizneseve të Kosovës e deri te Dogana dhe Policia e Kosovës, që na kanë lehtësuar të gjitha procedurave, ndaj i falënderoj për ndihmën e tyre të pakrahasueshme. Mendoj që këto janë pikat më të ndritshme të festivalit tonë”, ka thënë Dukagjin Lipa për Telegrafin.

Se festivali “Sunny Hill” do të shndërrohet tashmë në traditë, kjo nuk ka më as edhe një pikë dyshimi.

Organizatori Lipa tha se ideja dhe koncepti për realizimin e tij vitin e ardhshëm, do të fillojë që në shtator të këtij viti.

“Pa kurrfarë dyshimi, do të fillojmë që nga shtatori me organizimin e festivalit “Sunny Hill”, edicionin e dytë. Do të jemi sërish së bashku përsëri, jo vetëm në vitin 2019, po edhe në shumë e shumë vite tjera, të cilat na presin me edicione të reja, me mysafirë të rinj, me emra shumë të mëdhenj të muzikës botërore, edhe do ta vërtetojmë se Kosova, Prishtina, dhe hapësira mbarëshqiptare do të jetë reprezentuese e këtij festivali”, ka përfunduar Dukagjin Lipa për Telegrafin.

Më se e lumtur për punën e bërë është edhe vajza e të lartpërmendurit, artistja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila përgjatë pesë ditëve të qëndrimit të saj në Kosovë, e tregoi edhe njëherë më shumë se kurrë se sa krenare është me prejardhjen e saj. /KultPlus.com

Gashi: Vizita në Kosovë më ka ndryshuar

Reperi shqiptar, që karrierën e zhvillon në Amerikë, Gashi, ka deklaruar se vizita që i bëri Kosovës për performancën në Festivalin “Sunny Hill” e ka ndryshuar atë.

“Kam udhëtuar nëpër botë sivjet… por udhëtimi në Kosovë më ka ndryshuar mua”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Gashi kishte performuar në natën e dytë, ku akti kryesor ishte Action Bronson./KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BmdrO_yHV25/?taken-by=gashi
https://www.instagram.com/p/BmZLVh0noaR/?taken-by=gashi

Komuna e Prishtinës planifikon ta mbështesë “Sunny Hill Festival” me 60 mijë euro

Komuna e Prishtinës planifikon që ta mbështesë “Sunny Hill Festivalin” me 60 mijë euro. Vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka hedhur poshtë mundësinë që institucioni që ai udhëheq të japë 250 mijë euro për këtë festival, siç është përfolur e raportuar gjatë ditëve të mbajtjes së tij.

“Po çfarë 250 mijë euro”, ka qenë komenti i Ahmetit. Ai të hënën i ka thënë gazetës se Komuna ka nisur procedurat që të participojë në organizimin e festivalit duke paguar pjesërisht njërin nga artisët pjesëmarrës.

“Komuna e Prishtinës ka menduar t’i ndihmojë me pagesën e pjesshme për njërin nga artistët në shumë prej 60 mijë eurove dhe jemi në procedurë e sipër”, ka thënë ai. Ka thënë se nuk e di se nga ka dalë që Komuna do të paguajë 250 mijë për festivalin. Komuna ndihmë tjetër për “Sunny Hill…” llogarit edhe dhënien e lejes për shfrytëzimin e Parkut të Gërmisë. Deri më tani, sipas informacioneve që ka gazeta, asnjë institucion tjetër shtetëror nuk e ka përkrahur financiarisht “Sunny Hill Festivalin”, shkruan Koha Ditore./ KultPlus.com

Martin Garrix: Çfarë mbrëmje e veçantë, faleminderit Sunny Hill

Sunny Hill Festival tashmë ka përfunduar gjatë orëve të para të ditës së hënë.
Në natën e fundit të ngjarjes kryesore të muzikës në Kosovë, performoj një ndër DJ më të mirë në botë, Martin Garrix.

Mijëra fansa ishin mbledhur në parkun e Gërmisë në kryeqytet për ta shijuar nga afër performancën e DJ-it.

Ai gjatë ditës së sotme ka publikuar një imazh të marrë nga koncerti i së dielës dhe ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje në koncertin e mbajtur në Prishtinë.

“Sunny Hill faleminderit. Çfarë mbrëmje e veçantë”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Garrix.

Festivali Sunny Hill është mbajtur në datat 10, 11 dhe 12 gusht në parkun e Gërmisë.
Ylli kryesor i festivalit ka qenë Dua Lipa, ndërsa gjatë tri netëve, krahas Garrix, në skenë kanë interpretuar shumë këngëtarë të famshëm dhe vendorë, si Action Bronson, G4shi, MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Gjiko, Tayna e të tjerë. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BmbCU-cnq0E/?taken-by=martingarrix

Në vendlindje 12 mijë shikues, në Hungari 75 mijë shikues, dallimi drastik i dy koncerteve të Dua Lipës

Këngëtarja më e kërkuar e momentit në skenën e muzikës pop në botë, pas një kohe të gjatë u rikthye në vendlindje për të performuara në koncertin e babait të saj.

Sipas raportit të Policisë, Festivali “Sunny Hill” i mbajtur në Gërmi, mblodhi jo më shumë se 12 mijë njerëz që kishin shkuar për të parë nga afër performancat e artistëve botërorë, në mesin e të cilëve ishte e shumë kërkuara Dua Lipa.

Performanca e saj, u mirëprit nga publiku, por që koncerti ‘Sizget’ në Hungari e detyroi këngëtaren të larohej nga Prishtina, në natën e tretë të këtij festivali.

Menjëherë të nesërmen, Dua kishte për të performuar në festivalin e madh në Hungari, aty ku numri i shikuesve ishte dukshëm më i madh krahasuar me atë të shikuesve në vendlindjen e saj.

Rreth 75 mijë njerëz të mbledhur në një koncert të vetëm, dëshmuan edhe njëherë suksesin e garantuar të këngëtares me prejardhje shqiptare.

E natyrisht, nuk kishte si të ikte detaji i shumë përfolur i çmimit të biletave për Festivalin “Sunny Hill” për të cilin të gjithë që donin ta ndiqnin nga afër këtë festival, duhej të paguanin nga 35 deri në 55 euro, derisa në Hungari çmimi shkonte deri në 120, gjë që nënkupton diferencë të madhe./KultPlus.com

Kështu e quan Shpend Ahmeti Festivalin Sunny Hill: Biggest f***ing…

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, përgjatë tri netëve sa zgjati festivali Sunny Hill, ishte i pranishëm duke e shijuar muzikën që erdhi nëpërmjet zërave botërorë që sivjet ishin pjesë e festivalit, shkruan KultPlus.

Kryetari Ahmeti, u pa në fotografi të shumta tek festonte me artistët ndërsa mbrëmë në përmbyllje të festivalit ku këtë e bëri Martin Garrix, ai në profilin e tij në Twitter, e quajti festivalin Sunny Hill, “the biggest f***ing party in Europe”.

Statusi i Shpend Ahmetit, u ruajt si screenshot, ndërsa tash po shpërndahet gjithandej nëpër rrjete sociale.

Rikujtojmë, se Komuna e Prishtinës përveç hapësirës në Parkun e Gërmisë që ia liroi Sunny Hill-it, e mbështeti atë edhe me 250 mijë euro./ KultPlus.com

Sunny Hill Festival mbyllet me performancën e mahnitshme të Martin Garrixit

Me performancën e mahnitshme të DJ-it të njohur botëror, Martin Garrix, është mbyllur edicioni i sivjetmë i Festivalit “Sunny Hill”.

Mijëra njerëz morën pjesë në festivalin treditor që u mbajt në Gërmi, ku aktet kryesore ishin Dua Lipa, Action Bronson dhe Martin Garrix.

Nuk munguan as performancat e mahnitshme të yjeve vendore, por edhe emrave të tjerë të njohur ndërkombëtarisht./ KultPlus.com

Kështu feston Shpend Ahmeti përkrah Dua Lipës (FOTO)

Tash e tri ditë në kryeqytetin e Kosovës, po mbahet edicioni i parë i festivalit më të madh të muzikës Sunny Hill Festival, shkruan KultPlus.

Ky event përveç që mblodhi rreth vetës zërat më të kërkuar botërorë si Dua Lipa, Action Bronson e DJ Martin Garix, ai ka dërguar në parkun e Gërmisë edhe figura të ndryshme politike.

Ndër ta është edhe i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, njëherësh edhe mbështetës i madh i këtij festivali. Ai përveç që lëshoi parkun e Gërmisë për këtë festival duke bllokuar tërësisht hyrjen për qytetarët që nuk duan të jenë pjesë e festivalit, këtij të fundit i dha edhe mbështetje materiale.

Po sjellim një fotografi të kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili feston përkrah Dua Lipës.

Fotografia është realizuar mbrëmë aty ku skena ishte rezervuar për emrat si Action Bronson, G4shi, e emra të tjerë të muzikës vendore./ KultPlus.com

Martin Garrix vjen sonte në Sunny Hill Festival

Sonte do të mbyllet festivali ndërkombëtar Sunny Hill Festival, qe filloi këtë të premte në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje do të mbyllet me muzikë elektronike e cila do të vijë nga disa prej emrave më të njohur të skenës vendore dhe ndërkombëtare.

Emri kyç është Martin Garrix, superylli i muzikës elektronike, ai që konsiderohet DJ më i mirë në botë. Me hite të shumta dhe me hitin që e ka me Dua Lipën, Martin Garris siguron se atmosfera do të jetë në nivel.

Performancat fillojnë qysh herët me yjet vendore të muzikës si Art Haliti, Oda Haliti, Rrrron, Secret 47, Gon & Sonik, Gamblemania etj. / KultPlus.com

Dafina Zeqiri tregon pse nuk performoi në Sunny Hill Festival

Dafina Zeqiri ishte një prej emrave që u prit të performonte në Sunny Hill Festival.

Por, superylli i muzikës moderne shqiptare nuk performoi para afro 10 mijë të pranishmëve në Parkun e Gërmisë.

Vet këngëtarja në komente duke ju përgjigjur ardhuruesve të saj që shkuan për ta përcjellë performancën e saj, por nuk e përjetuan, pranoi se ishte një mosmarrëveshje.

“Mosmarrëveshje e datave, kam pasur që të performojë nesër (të dielën). Se për dje dhe sot kam qenë e rezervuar siç e kanë ditur edhe ata vet pa më njoftuar për ndryshimin që kanë bërë. Më vjen keq”, theksoi Dafina.

Ajo shtoi se u qëndron besnike marrëveshjeve që i realizon.

“Kur e bëj një marrëveshje e mbaj si për Sunny Hill si për datat tjera të cilat i kam pasur dhe i kam nëpër trevat shqiptare”, potencoi Duffye, shkruan telegrafi.

Dua Lipa me flamur kombëtar në “Sunny Hill”

Mbrëmë në Festivalin “Sunny Hill” performuan shumë të famshëm, ndër ta edhe Action Bronson.

Por as mbrëmë nuk mungoi e famshmja kosovare Dua Lipa, e cila natën e parë të festivalit bëri spektakël të paharruar. Mbrëmë Lipa ka qëndruar në një skenë ku është parë me flamurin kombëtar.

Ajo ka qëndruar në zonën VIP dhe ka përcjellë performancën e yjeve tjera shqiptare.

Festivali “Sunny Hill” vazhdon edhe sonte, ku ndër yjet e njohur që do të performoj është Martin Garrix.

Dua Lipa bën shqiponjën bashkë me policët e Kosovës

Festivali “Sunny Hill”, është mbajtur edhe më 11 gusht, ku kjo natë i është kushtuar muzikës hip-hop. Emra të njohur të estradës kanë perfomruar në skenën e festivalit, për sigurinë e këtij festivali përkujdesen edhe Policia e Kosovës.

Në krahë të tyre është parë duke pozuar, ylli me famë botërore, Dua Lipa duke bërë shqiponjën. Këtë moment e kanë bërë publike vetë faqja e festivalit ku edhe kanë lënë një shkrim mbi foto: Heronjët tanë.

Dua Lipa e veshur kuq e zi ndezë skenën e ‘Sunny Hill’ (VIDEO)

Skena e Sunny Hill Festival pasi ka pritur një e nga një artistët e ftuar për të performuar në natën e parë të këtij festivali, në fund mirëpriti yllin e mbrëmjes, Dua Lipën, shkruan KultPlus.

Dalja e saj në skenë u prit me duartrokitje e brohoritma të shumta.
Deri më tani gjithçka ka shkuar në rregull, dhe festivali po konsiderohet tipik ndërkombëtarë. / KultPlus.com