‘Jam plotësisht e lumtur dhe shpresoj që të kemi një fëmijë…’ — Intervista ekskluzive me mbretëreshën Susan të Shqipërisë në periferi të Madridit

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  5 Janar 2025

“Diario de Burgos” ka botuar, të enjten e 22 marsit 1978, në faqen n°15, intervistën ekskluzive asokohe me mbretëreshën Susan (nënën e Princ Leka II) në përiferi të Madridit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbretëresha Susan e Shqipërisë, në ekzil të artë në Madrid

Mbretëresha e Shqipërisë, Susan, në rezidencën e saj në Madrid. — (Foto EFE-FIEL). — Burimi : Diario de Burgos, e enjte, 22 mars 1978, faqe n°15
Mbretëresha e Shqipërisë, Susan, në rezidencën e saj në Madrid. — (Foto EFE-FIEL). — Burimi : Diario de Burgos, e enjte, 22 mars 1978, faqe n°15

Si çdo amvisë është e shqetësuar për rritjen e çmimeve

Ajo preferon një jetë të qetë në shtëpinë e saj në periferi të kryeqytetit të Spanjës

Mbreti Leka është zgjedhur “Mbret i Shqiptarëve” nga më shumë se tetë milionë nënshtetas në ekzil

Nga Taño PEREZ dhe Agustina LOPEZ DE LOS MOZOS

Ne dimë pak ose shumë pak për Shqipërinë. Ndoshta vendndodhjn e saj, diçka nga historia e saj aktuale : të dhëna të ftohta, të largëta, të pajetë nga një tokë e largët që nuk ka njexrrë kurrë zë dhe pothuajse kurrë nuk ka mundur të flasë me zërin e saj.

Për të na treguar për Shqipërinë do të shkojmë të takojmë një grua. Susan-a, shumë kilometra larg vendit të saj, mbretëron në zemrat e atyre tetë milionë shqiptarëve që, si ajo, jetojnë në ekzil (mërgim) për shkak të dominimit komunist.

Dy burra me tipare orientale na hapin derën dhe prej andej na shoqërojnë dy bóxer-ë (racë qeni) që nuk do të largohen kurrë nga ne.

— Më pëlqejnë shumë qentë dhe të gjitha kafshët, thotë ajo ndërsa përkëdheli Charly-n. Unë kisha një majmun të vogël, por ai ngordhi.

E lindur australiane

Mbretëresha e Shqipërisë, Susan, në rezidencën e saj në Madrid. — (Foto EFE-FIEL). — Burimi : Diario de Burgos, e enjte, 22 mars 1978, faqe n°15
Mbretëresha e Shqipërisë, Susan, në rezidencën e saj në Madrid. — (Foto EFE-FIEL). — Burimi : Diario de Burgos, e enjte, 22 mars 1978, faqe n°15

E shoqja e mbretit Leka, Susan-a, na përshëndet menjëherë, te dera e shtëpisë. Ajo është një grua e gjatë, me sy të çelur, bjonde. Ajo është e veshur thjesht – që është një nga kushtet për të qenë elegante –. Ajo i hedh flokët mbrapa dhe i mban të shtrënguara. Përshtypja e parë që ajo lë është qetësia e pamasë : fytyra e saj është pjekur, e butë, paqësore. Gjestet e saj, mënyra e saj e të folurit, nuk i prishin asgjë kësaj harmonie.

Gjatë gjithë intervistës ajo do të flasë me një theks të lehtë anglez, gjuhën e saj, pasi është e lindur australiane.

— Gjithashtu studioj shqip çdo ditë, me një mësues vendas

— Ne duam të dimë se çfarë bëni, si është një ditë e zakonshme për ju.

— Së pari, shtëpia, leksionet. Mbreti dhe unë jemi shumë të thjeshtë dhe e kalojmë kohën duke luajtur shah dhe duke lexuar. (Mbreti flet tetë gjuhë). Mundohemi të mos udhëtojmë shumë në Madrid, pasi trafiku është problem. Ne preferojmë t’i presim miqtë tanë në shtëpi. Jeta në fshat është shumë e bukur (ata jetojnë afër Somosoguas), larg zhurmës. Kur ra borë, ne bëmë një burrë dëbore gjashtë këmbësh në kopsht (sepse Mbreti është i gjatë, i thashë, dhe ajo buzëqeshi). Ai u shkatërrua përfundimisht nga qentë.

Miqtë e tyre janë njerëz “normalë” :

— Ne kemi miq në Trupin Diplomatik, por “flasim” më shpesh me të tjerë që nuk kanë lidhje me jetën politike.

“Plotësisht e lumtur”

Teksa bëjmë foto, shikoj dekorimin e shtëpisë: foto familjare, ndoshta objekte shqiptare. Shoh një kuti cigaresh me firmën e Arias Navarro-s. E pyes nëse janë miq.

— Po, ai është një mik i madh. Ai luan golf me ne, ne e kemi njohur që nga koha e tij si kryebashkiak i Madridit.

— Gjej rastin t’ju pyes nëse keni marrëdhënie me qeverinë aktuale, nëse e njihni Suarezin apo ndonjë ministër.

— Epo jo, por… — buzëqesh ajo, — shpresojmë të kemi.

Duke ndjekur fillin e bisedës, e pyes se si i duket tani Spanja.

— Unë kam parë ndryshime, çmimet janë rritur shumë, është për të të ardhur keq për terrorizmin, vdekjet, dhunën, prandaj preferoj shtëpinë dhe këtë qetësinë e fshatit dhe ju përgjigjem si grua, si çdo amvisë tjetër. Nuk dua të jap një opinion politik, ne jemi këtu mysafirët e Mbretërve dhe duhet t’u jemi shumë mirënjohës.

— Po Shqipëria ? Ajo na thotë se beson në “suksesin përfundimtar”.

— Shqipëria ka vetëm dy milionë e gjysmë banorë, ndërsa në të gjithë botën ka tetë milionë të mërguar. Ata kanë qeverinë e tyre në mërgim, bëjnë zgjedhje të lira çdo vit dhe zgjodhën Mbretin Leka si Mbretin e tyre të vetëm “Mbret të Shqiptarëve”, por jo ende, “Mbret i Shqipërisë”.

Për të përfunduar, i kërkoj të bëjë një bilanc të viteve të martesës :

— Jam plotësisht e lumtur — kjo është martesa e saj e dytë — dhe shpresoj që të kemi një fëmijë. Një pjesë të kësaj lumturie ia kam borxh Spanjës.

(Fiel — Shërbimet Speciale EFE)./ KultPlus.com

Vdes në moshën 56 vjeçare gruaja që ishte udhëheqëse e YouTube

Susan Wojcicki, e cila udhëhoqi YouTube-n në një nga periudhat e tij më të trazuara dhe me rritjen më të shpejtë, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Wojcicki vdiq pas një beteje dyvjeçare me kancerin në mushkëri, njoftoi bashkëshorti i saj, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ishte shefe ekzekutive e YouTube që nga viti 2014 derisa u largua vitin e kaluar. Para kësaj, ajo ka punuar në kompaninë Google.

“Me pikëllim të thellë ndaj lajmin për ndarjen nga jeta Susan Wojcicki. Gruaja ime e dashur prej 26 vitesh dhe nëna e pesë fëmijëve tanë na la sot pas dy vitesh jetese me kancer të mushkërive me qeliza jo të vogla”, tha Dennis Troper, bashkëshorti i Wojcickit, në një postim në Facebook.

“Gjatë dy viteve të fundit, edhe pse u përball me vështirësi të mëdha personale, Susan iu përkushtua për ta bërë botën më të mirë përmes filantropisë së saj, duke përfshirë mbështetjen e kërkimeve për sëmundjen që përfundimisht i mori jetën”, tha Shefi Ekzekutiv i Google, Sundar Pichai në një postim, transmeton Klankosova.tv/ KultPlus.com

Kur Mbretëresha Susan e shqiptarëve kërkoi rinovimin e pasaportës së saj australiane

Nga Aurenc Bebja, Francë – 28 Korrik 2021

“International Herald Tribune” ka botuar, me 16 tetor 1979, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me incidentin diplomatik të rinovimit të pasaportës australiane të Mbretëreshës Susan, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Gruas së mbretit në ekzil i është mohuar përdorimi i titullit

Burimi : International Herald Tribune, 16 tetor 1979, f.7

Canberra, 15 tetor (Reuters) — Gruas me origjinë australiane të Mbretit Leka të Shqipërisë në ekzil i është refuzuar një pasaportë australiane që mban titullin e saj, tha sot një zëdhënës i punëve të jashtme.

Zëdhënësi tha se Susan Cullen-Ward kishte aplikuar për rinovimin e pasaportës me titullin Mbretëresha Susan e Shqiptarëve, por ajo mori një në emër të Susan Leka.

https://www.darsiani.com/la-gazette/international-herald-tribune-1979-mbreteresha-susan-e-shqiptareve-kerkoi-rinovimin-e-pasaportes-se-saj-australiane-por-australia-i-dha-nje-me-emer-tjeter/ / KultPlus.com