Miley Cyrus në bisedime për ta luajtur Suzi Quatro në filmin biografik

Miley Cyrus është në bisedime për ta luajtur Suzi Quatro në një film biografik për jetën e saj, transmeton KultPlus.

Krijuesja e hitit “Can the Can” do t’i ndjekë gjurmët e Elton John dhe Freddie Mercury si performuesja më e fundit veterane jeta e së cilës përshkruhet në ekran, pas arritjeve të tyre përkatëse në biletaritë për “Rocketman” dhe “Bohemian Rapsody”.

Suzi, 69 vjeç, tani po e rrëfen tregimin e saj për ekranin e madh, ndërsa në emisionin britanik të mëngjesit ajo tha: ‘Mirëmëngjesi Britani, ylli i Slide Away, Miley (27) është në garë për rolin kryesor.

“Zot, do të dëshiroja ta bëja vetë, por Miley Cyrus. Ajo është kontaktuar dhe është e bukur, apo jo? Ajo është një vajzë e talentuar”, tha ylli. Ajo shtoi: “Por unë do të përfshihem në kasting natyrisht, dhe nëse nuk më pëlqen…”

Ylli i “Devil Gate Drive” gjithashtu premtoi që filmi nuk do t’i censurojë asnjë nga përvojat e saj dhe do ta ofrojë një vështrim të sinqertë për jetën e një prej emrave më të mëdhenj të rokut të viteve ’70./koha.net/ KultPlus.com