Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar këngën e saj më të re. Një bashkëpunim me këngëtarën e njohur, Megan Thee Stallion, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lipa bëri të ditur publikimin e këngës së titulluar “Sweetest Pie”.
Kujtojmë se Lipa tashmë veçse është duke e shijuar suksesin e pandalshëm të albumit të saj të fundit ”Future Nostalgia” dhe kënga e saj më e fundit e titulluar “Demeanor” është shndërruar në një hit tjetër të këngëtares. / KultPlus.com
