Jeta ndarje ka
Poezi e shkruar nga Syhejl Havolli.
Në këto çaste të trishta të ndarjes sonë
edhe fjalët sikur shkojnë
e struken prapa ndjenjave
të mallëngjimit të fortë
duke na tradhëtuar
e zbehur në të shprehurit
e afshit shpirtëror që ndjejmë
ngase po të japim lamtumirën e fundit
një ligësim i momentit
që na mbërtheu
është mbase i arsyeshëm – njerëzor
se jeta ndarje ka
nga njoftimet që kishim
në kohë të fundit
nuk pritej ndonjë lajm i mirë
sado që shpresa
thonë vdes e fundit
dhe për fat të keq
gjithçka u trokullis
shumë shpejt
për të arritur te ky akt i sotëm.