Sylvinho pas barazimit me Çekinë: Na mbetet hapësirë për vendin e parë

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur  barazimin e parë në këtë edicion të UEFA Nations League, kundër Çekisë në “Air Albania”.

E trajneri Sylvinho tha se është shumë i kënaqur me lojëtarët, duke thënë se luajtën më mirë se në ndeshjen me Pragën, transmeton Klankosova.tv.

Me arritjen e këtij barazimi, trajneri shton se kjo pozitë i lë të hapur për vendin e parë.

“Barazimi është rezultat që lë çdo gjë hapur, ky është një grup i ekuilibruar. Çekia është e fortë, t’ja ulësh ritmin e vështirë. Nuk më kanë pëlqyer 20 minutat e para, por teknikisht jam i lumtur me lojtarët dhe çdo gjë është e hapur”, tha Sylvinho.

“Duke qenë se janë lojtarë të gjatë, është ekip i vështirë. Jo se lojtarët tonë nuk i janë përgjigjur skemave, kanë bërë shumë mirë. Ato fizikisht janë shumë mirë, duke ushtruar presion mund të nxjerrin lojtarë përpara dhe duke pasur kualitet skuadra mund të bëjnë shumë mirë”.

“Kemi bërë përshtatje, ndryshime nga ndeshja në Pragë, po të luanim si atje do kishim humbur. Lojtarët u përgjigjën. Ato kanë lojtarë që fizikisht më të mirë, nëse marrin top të gjatë kanë mundësi të jenë shumë të mirë në sulm. Kemi parë çfarë ndodhi në Pragë, jemi përshtatur, por shumë e vështirë me një ekip që ka fizik të tillë”.

“Mendoj se duke qenë që kemi marr barazim na lë hapësirë për vendin e parë. Kemi ndjekur dhe kampionatin çek që shumë i fortë. Ne kemi ndryshe stilin e lojës, më teknik, luajmë një futboll me fushë të ulët. Nga katër ndeshjet që kemi luajtur, ne kemi fituar 1, ato 1 dhe kemi dy barazime”, u shpreh Sylvinho për mediat.

Sylvinho do qëndrojë në Shqipëri! Trajneri brazilian konfirmon marrëveshjen me FSHF

Orët në vijim do të zbulojnë trajnerin e Kombëtares për eliminatoret e ardhshme të Ligës së Kombeve dhe Kualifikueseve të Botërorit dhe ai është po i njëjti Sylvio Mendes Campos Junior.

Kanë qenë ditë intensive këto edhe pse me pushime trajneri, po për menaxherin e tij dhe presidentin e FSHF-s dhe burime konfidenciale për Top Channel konfirmojnë se diskutimi ka qenë rreth përmirësimit financiare të kushteve që do të marrë trajneri për vazhdimësinë, kjo edhe në sajë të arritjes së objektivit kryesorë që kishte, kualifikimin në Euro 2024.

Gjithçka është finalizuar me sa duket në ditën e skadimit të kontratës së pare, sot më 9 korrik. Sylvinho për Top Channel deklaron: “Kemi folur Endi dhe mund të them që kemi arritur marrëveshjen, por ende nuk kemi firmosur.”

Edhe pse në distance, Sylvinho në Porto, me pushime me familjen dhe presidenti i FSHF Armand Duka në Europian në cilësinë e Zv.Presidentit të UEFA-s në Gjermani për vazhdimësinë e Europianit me gjysmëfinalet dhe finale, është gjetur marrëveshja financiare dhe tashmë kushtet e ofruar dhe gjithçka ka pare provuar dhe përjetuar në vendin tonë trajneri Brazilian bashkë me stafin e tij e kanë bërë të refuzojë ofertat që ka patur për të vazhduar në Shqipëri, me kuqezinjtë për dy vitet e ardhshme, me një rritje page nga kjo aktualja që është rreth 750 mijë euro në vit.

Tashmë mbetet vetëm dalja zyrtare e palëve për ta njoftuar zyrtarisht, por jo tashmë pak rendësi ka sepse ndeshja e ardhshme e pare e kuqezinjve do të jetë në shtator dhe do të ketë kohë për pushime dhe më pas mbyllja ceremonia e firmosjes./topchanel/ KultPlus.com

Prezantohet trajneri ri i Kombëtares së futbollit, Sylvinho

Trajneri i ri i Kombëtares Sylvio Mendes Campos Júnior u prezantuar sot në ambientet e FSHF-së.

Sylvinho do të zëvendësojë në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Shtëpinë e Futbolli, ish-trajneri i kombëtares, Edoardo Reja u shpreh se, ka bërë një punë të shkëlqyer në drejtimin e Kombëtares shqiptare.

“Jam jashtëzakonisht i emocionuar në këto momente. Çdo rrugëtim e ka një fund por si nga ana e rezultateve por edhe raportet njerëzore bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë”, tha Reja.

“Rezultatet që kemi arritur nuk janë për t’u lënë mënjanë. Kemi bërë të luajnë për herë të parë rreth 40 lojtarë, kemi qenë shumë afër kualifikimit në botëror dhe për 1 pikë mund edhe të kishim kaluar në ndeshjet me eliminim direkt. Kam gjetur një skuadër që nuk kishte as krye dhe as fund. Pra kemi bërë një punë të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Presidenti i FSHF, Arman Duka bëri një prezantim të trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij teknik Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.

Duka u shpreh se, marrëveshja mes FSHF dhe stafit të ri drejtuar nga Sylvinho parashikon një kohëzgjatje deri në përfundim të Euro 2024.

I pyetur nga gazetarët Duka zbuloi se dje kanë darkuar së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe trajnerin e ri Sylvinho së bashku me stafin e tij.

“I kam kërkuar unë kryeministrit që të presë stafin e ekipit Kombëtar, pikërisht për t’i thënë stafit që do të drejtojë ekipin, atë që i kam thënë në Milano, që Kombëtarja është më shumë sesa skuadër futbolli për ne, është gjëja më e rëndësishme që kemi ne shqiptarët. Dhe këtë mund t’ia shprehja me një takim me drejtuesin e vendit”, tha Duka.

Braziliani vjen pas dy eksperiencave me Lyon-in dhe Corinthias-in dhe rroga e tij do të varet nga objektivi për të shkuar në Evropianin e 2024.

Trajneri Sylvinho në fjalën e tij falënderoi paraardhësin Reja dhe presidentin e FSHF, Duka për këtë mundësi.

Ai u shpreh se, merr drejtimin e Kombëtares shqiptare për të realizuar objektivat.

“Doja t’i thoja diçka Reja-s, puna e një trajneri është gjithmonë e vështirë nuk është e thjeshtë. Ka shumë punë mbrapa skenave. Duhet të bëjmë zgjedhje, disa herë fiton, disa herë nuk fiton. E falënderoj atë për punën që ka bërë për këta futbollistë, për zemrën, për pasionin”, tha Sylvinho.

“Ne kemi shumë dëshirë që të bëjmë mirë, të sjellim rezultate pozitive që ta çojmë këtë Kombëtare në vende të rëndësishme. Për këtë arsye jemi këtu”, theksoi ai.

“Për herë të parë që takova Presidentin, këtë pashë tek ai dhe mendoj që dhe ai pa tek ne dëshirën për të sjellë rezultate pozitive, për të bërë mirë, për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësinë”, nënvizoi Sylvinho.

48-vjeçari Sylvinho, vjen me një CV të pasur si lojtar dhe trajner. Ai ka një eksperiencë të pasur si zëvendëstrajner menjëherë pas lënies së futbollit dhe trajner më pas. Gjithçka nis në 2011 kur merr pozicionin e zëvendëstrajnerit te Cruzeiro, për të kaluar më pas te Sport Recife, Nautico, Corinthias, Inter, zëvendëstrajner i Brazilit për tre vite përpara se të merrte drejtimin e Olimpik Lionit në Francë dhe më pas Corinthias-it në kampionatin brazilian.

Në karrierën e tij të pasur si lojtar, Sylvinho është aktivizuar tek Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij. /atsh / KultPlus.com