Në “Syrin e Kaltër”, rreth 30 minuta larg nga qyteti i Sarandës, është zbatuar projekti i rikualifikimit infrastrukturor, që e ka ndryshuar rrënjësisht rrugën turistike drejt një prej perlave të natyrës shqiptare.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga Syri i Kaltër, ku krahas pamjes magjepse të parkut, shihen mjaft vizitorë që frekuentojnë infrastrukturën e re për këmbësorë e çiklistë.
“Syri i Kaltër në Sarandë, monument i natyrës që tani edhe me infrastrukturën e re për këmbësorë e çiklistë, ka ndryshuar rrënjësisht rrugën turistike drejt një prej perlave të natyrës shqiptare”, shkruan Rama.
Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror” me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut.
Nga pikëpamja mjedisore e shkencore, me harmonizimin midis pyllit të dendur dhe gjelbërimit gjithëvjetor, burimeve ujore të Syrit të Kaltër me ujërat e kthjellëta dhe të ftohta, ky park nga pikëpamje turistike dhe ekologjike paraqet rëndësi të veçantë kombëtare.
“Syri i Kaltër” tërheq shumë vizitorë nga mbarë bota në çdo sezon veror./ atsh / KultPlus.com
Syri i Kaltër në afërsi të Thethit është një nga bukuritë e rralla të natyrës së veriut të Shqipërisë dhe një nga vendet më të vizituara nga vizitorët vendas dhe turistët e huaj.
Bukuritë natyrore të Shqipërisë janë të pa fundme, por syri i kaltër i Thethit, i cili rrjedh nga Lumi i Zi është një mrekulli natyrore.
Burimi vjen nga lartësitë e maleve mes lumit të Zi, i cili zhdërvjelltësohet mes bjeshkëve duke u bë gjithmonë e më i kthjellë sa në Syrin e Kaltër mbledh si me magji të gjithë bukuritë e bjeshkës duke e bërë këtë një pasqyrë të shembullit të natyrës së rrallë që gjendet pikërisht te kryevepra e natyrës së kësaj zone.
Të dhënat për Syrin e Kaltër vijnë nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shkodër, e cila informon se Syri i Kaltër është Monument Natyre, Kategori III sipas IUCN.
Syri i Kaltër i quajtur ndryshe Pusi i Zi (nga banorët njihet edhe si Pusi i Kolë Gjonit), është një pus rreth 3-5 m i thellë dhe me një sipërfaqe prej 100 m².
Syri i Kaltër rrjedh nga Lumi i Zi i cili zbret nga Kaprrea e sipërme. I pozicionuar rreth 7 km larg nga qendra e fshatit Theth, është ndër destinacionet më të vizituara në park, ku e gjatë gjithë kësaj gjatësi rruge të ofrohet një peizazh mbresëlënës e më pas ju shfaqet para Syri i Kaltër si një thesar i fshehur mes malesh!
Lumi i Zi buron në Majën e Zezë dhe ushqehet kryesisht nga shkrirja e borës dhe në Ndërlysa bashkohet me Lumin e Shalës i cili në një gjatësi prej 37 km përshkon Luginën e Shalës nga Thethi, Ndërlysa, Musha, Breg-Lumi tek Porta e Shalës, Lotaj, nëpër Luginën e Shoshit derisa në fund derdhet në liqenin e Komanit.
Syri i Kaltër në afërsi të Thethit është një nga bukuritë e rralla të natyrës së veriut të Shqipërisë dhe një nga vendet më të vizituara nga vizitorët vendas dhe turistët e huaj.
Bukuritë natyrore të Shqipërisë janë të pa fundme, por syri i kaltër i Thethit, i cili rrjedh nga Lumi i Zi është një mrekulli natyrore.
Burimi vjen nga lartësitë e maleve mes lumit të Zi, i cili zhdërvjelltësohet mes bjeshkëve duke u bë gjithmonë e më i kthjellë sa në Syrin e Kaltër mbledh si me magji të gjithë bukuritë e bjeshkës duke e bërë këtë një pasqyrë të shembullit të natyrës së rrallë që gjendet pikërisht te kryevepra e natyrës së kësaj zone.
Të dhënat për Syrin e Kaltër vijnë nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shkodër, e cila informon se Syri i Kaltër është Monument Natyre, Kategori III sipas IUCN.
Syri i Kaltër i quajtur ndryshe Pusi i Zi (nga banorët njihet edhe si Pusi i Kolë Gjonit), është një pus rreth 3-5 m i thellë dhe me një sipërfaqe prej 100 m².
Syri i Kaltër rrjedh nga Lumi i Zi i cili zbret nga Kaprrea e sipërme. I pozicionuar rreth 7 km larg nga qendra e fshatit Theth, është ndër destinacionet më të vizituara në park, ku e gjatë gjithë kësaj gjatësi rruge të ofrohet një peizazh mbresëlënës e më pas ju shfaqet para Syri i Kaltër si një thesar i fshehur mes malesh!
Lumi i Zi buron në Majën e Zezë dhe ushqehet kryesisht nga shkrirja e borës dhe në Ndërlysa bashkohet me Lumin e Shalës i cili në një gjatësi prej 37 km përshkon Luginën e Shalës nga Thethi, Ndërlysa, Musha, Breg-Lumi tek Porta e Shalës, Lotaj, nëpër Luginën e Shoshit derisa në fund derdhet në liqenin e Komanit. /atsh/ KultPlus.com
Syri i Kaltër në Shqipëri është një nga ato peizazhe tepër të rralla natyrore, që duhet parë për ta besuar që ekziston, sepse duket kaq shumë si nga një botë tjetër, si një skenë e shkëputur nga ”Avatar”, shkruan Shelley, blogere në faqen e njohur turistike travel-stained.com.
Syri i Kaltër në Shqipëri është një burim i pafund ujërash të ëmbla të bruzta, që duket pikërisht si një sy njerëzor i shndritshëm. Ngjyra është kaq verbuese dhe e ndritshme, saqë është e vështirë të besohet se është një fenomen krejt natyror.
Ai është një burim karstik vertikal, të paktën 50 metra i thellë, sepse vetëm aq është thellësia më e madhe deri ku kanë shkuar zhytësit. Nuk ka arritur kurrë njeri deri në fund.
Vendasit dhe turistët dynden te Syri i Kaltër në korrik dhe gusht për të shijuar ujin e ftohtë dhe për t’u kënaqur me gjelbërimin e shelgjeve dhe lisave që rrethojnë burimin.
Gjatë verës së nxehtë shqiptare, ky burim mistik është jashtëzakonisht ripërtëritës, pasi temperatura në sipërfaqe qëndron në 10 gradë Celcius, edhe në temperaturat më të larta.
Gjithashtu, aty mund të gjeni edhe një platformë panoramike, që bie drejtpërdrejt mbi Syrin e Kaltër.
Ai është edhe vendi nga ku hidhen më trimat, për t’u zhytur në qendër të Syrit të Kaltër.
Syri i Kaltër ndodhet pranë fshatit Muzinë, në jug të Shqipërisë.
Këtë vend të mrekullueshëm është më e lehtë ta vizitosh gjatë një udhëtimi ditor nga qyteti veror i Sarandës ose nga qyteti i listuar në UNESCO, Gjirokastra. /atsh/ KultPlus.com
Aksioni i nisur për pastrimin e Syrit të Kaltër në Sarandë po rikthen këtë destinacion turistik në një vend të pastër dhe me standardet e duhura, për të pritur më shumë turistë në sezonin e ri veror.
Këtë fundjavë të rinjtë vullnetarë të Eco Volis kanë zgjedhur të shijojnë fundjavën në këtë park natyror, i cili pas përfundimit të aksionit të parë të pastrimit, ku janë bërë heqjet e mbetjeve inerte, mbjellja e pemëve, si dhe shtimi i koshave për hedhjen e mbeturinave, i kanë kthyer kësaj pike të rëndësishme turistike pamjen e merituar.
Të rinjtë kanë shijuar bukuritë e këtij peizazhi të mrekullueshëm duke bërë kanoe në ujërat e kristalta, si dhe duke shëtitur me biçikleta në zonën e mbushur plot me gjelbërim.
“Pas nisjes së punës për rehabilitimin e Syrit të Kaltër, vullnetarët e Eco Volis i kërkojnë qytetarëve të mbrojnë Parkun Kombëtar, duke promovuar bukuritë përrallore të kësaj embleme të turizmit shqiptar”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. / KultPlus.com