Sytë e tu janë atdheu prej vetëtime dhe lotësh, heshtje që flet, stuhi pa erë, det pa dallgë, zogj të burgosur, bisha të praruara të fjetura, topaz të pafe si e vërteta, vjeshtë në një hapësirë pylli ku drita në të këndon, sup i një peme dhe të gjitha gjethet e saj zogj janë, plazh që mëngjesi takon mbushur me sy, shportë me fruta zjarri, gënjështër që ushqen, pasqyra të kësaj bote, dyer të atje përtej, valëzim i qetë i detit në mesditë, absolut që përpëlitet, një vesë shi. / KultPlus.com
Frederik Ndoci është këngëtar, kompozitor, poet, shkrimtar dhe aktor.
Ai përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2007 me këngën “Hear my plea” (Dëgjo lutjen time), e cila ishte një këngë e kombinuar në gjuhën angleze dhe shqipe, duke u ranguar në vendin e 17-të. Ai këndon në gjashtë gjuhë të ndryshme në tre vargje të veçanta vokale. U emërua “Njeriu i Mijëra Zërave” sepse këndon bariton, tenor, bas dhe countertenor.
KultPlus ua risjell sonte videon dhe teksin e këngës “Sytë e tu” të Frederik Ndocit: