Apple prezantoi “Vision Pro”, syzet e realitetit virtual, ja sa kushtojnë?

Gjiganti amerikan i teknologjisë, “Apple” ka prezantuar këtë të hënë syzet e shumë pritura të realitetit të virtual dhe atij të agumetuar VR dhe AR, “Vision Pro”.

Pajisja është mbushur me kamera dhe me sensorë dhe duket si një palë syze për ski, por shumë më futuristike. Me këto syze, përdoruesi mund të “zhytet” në realitetin virtual dhe atë të agumentuar.

Raportohet se syzet “Vizion Pro” do të kushtojnë rreth 3,499 dollarë.

CEO i Apple, Tim Cook, prezantoi produktin e ri në Konferencën Botërore të Zhvilluesve të kompanisë, të mbajtur në selinë e saj Apple Park në Kaliforni.

Syzet, të cilat Apple i quan “kompjuter hapësinor”, kanë dy ekrane me rreth 23 milionë piksela për sy, me një fije që lidh syzet në një bateri e cila mund të mbahet në xhep. Kjo pajisje fuqizohet nga çipi M2, i dizenjuar nga Apple si dhe një procesor i ri të quajtur R1 për grafika të avancuara.

Apple Vision Pro

Apple Vision Pro

Kur përdoruesi vendos syzet, ai do të shohë një ekran me ikonat e aplikacionit dhe mund të shohë njerëz të tjerë të të cilët po e përdorin njëkohësisht pajisjen.

“Vision Pro” kontrollohet nga kontakti me sy dhe lëvizja e duarve, si dhe një tastierë virtuale.

Prezantimi i kësaj pajisje vjen vite pasi kompani të tjera të Silicon Valley, si Meta dhe Google Alphabet, kanë bërë përpjekje të krijojnë syze të teknologjisë së lartë të realitetit virtual.

Facebook  bleu në 2014 “Oculus” për 2 miliardë dollarë dhe ka prodhuar dy gjenerata të Meta Quest. Microsoft gjithashtu prodhoi në 2016 syzet “Hololens”, por duke mos arritur të gjejnë treg masiv te konsumatorët./alsatm/KultPlus.com

A ju mbrojnë syzet nga koronavirusi?

Kur studiuesit në Kinë po analizonin të dhënat e spitalit të pacientëve me COVID-19, ata vërejtën një gjë të çuditshme: Shumë pak prej pacientëve të sëmurëve mbanin syze.

Në një spital në Suizhou të Kinës, 276 pacientë ishin pranuar në një periudhë prej 47 ditësh, por vetëm 16 pacientë ishin të diagnostikuar me shkurtpamësi (miopi) apo largpamësi (hipermetropia), të cilëve u duhej të mbanin syze për më shumë se tetë orë në ditë.

Duke qenë se shkalla e njerëzve me largpamësi është më e lartë në popullsi se ajo me COVID-19 në Kinë, shkencëtarët ngritën pyetjen nëse mbajtja e syzeve mund ta mbronte një person nga infektimi, shkruan New York Times.

“Mbajtja e syzeve është një gjë e zakonshme tek kinezët e të gjitha moshave”, shkruajnë autorët e studimit. “Megjithatë, që nga shpërthimi i pandemisë me COVID-19 në Wuhan, të dhjetorit 2019, ne vërejtëm se pak pacientë me syze ishin pranuar në spital”.

Autorët spekuluan se ky studim mund të ishte provë se njerëzit që mbajnë syze janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi./ KultPlus.com

Syzet e Gandhit shiten për gati 300 mijë euro

Një palë syza, që besohet se i takonin liderit politik indian, Mahatma Gandhit janë shitur për gati 300 mijë euro në një ankand publik, të premten.

Syzet janë blerë nga një koleksionues amerikan, me ankandin që zgjati vetëm gjashtë minuta. Syzet ishin gjetur pasi pronari i tyre i kishte lënë në një zarf të bardhë në kutinë e postës së shtëpisë së ankandeve në Bristol të Britanisë së Madhe.

Ato fillimisht ishte pritur që të shiteshin në një çmim deri në rreth 20 mijë euro, ndërsa në fund u shitën për 288 mijë euro.

Nga shtëpia e ankandeve kanë thënë se pronar i syzeve ka qenë një person i moshuar që kishte thënë se do t’i ndante paratë me të bijat e tij. Ato ishin bartur brez pas brezi në familjen e tij, qysh kur një i afërm kishte takuar Gandhin në një vizitë në Afrikën e Jugut në vitet e ’20-a, shkruan BBC.

Pronari i tyre i kishte lënë syzet në një të premten në mbrëmje, ndërsa kutia e postës nuk ishte hapur deri të hënën. Nga ankandi kanë thënë se ato lehtë kanë mundur të përfundonin në kopsht mbeturinash. / KultPlus.com