Pa truproja dhe me tren drejt Italisë për të takuar homologun Matarella, fotoja e presidentit të Austrisë bëhet virale

Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, që ka bërë shumë bujë.

Presidenti austriak ka treguar se është nisur me tren në takimin zyrtar me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.

Megjithëse po shkonte në një takim zyrtar, ai po udhëtonte vetëm dhe pa truproja, madje edhe me transport publik, duke u dhënë shembull liderëve të tjerë, sidomos atyre të Ballkanit.
Më parë edhe liderë të tjerë kishin vepruar ngjashëm, ndërsa kishin bërë bujë për modestinë e tyre. / KultPlus.com

Presidentja Osmani: Me presidentin Begaj do të punojmë ngushtë për ta fuqizuar zërin tonë kudo në botë

Me nderime të larta shtetërore, presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Presidentët pasi zhvilluan një takim, bën nderime edhe para memorialit për Personat e Zhdukur. Më pas Osmani dhe Begaj mbajtën konferencë për media.

Presidentja Osmani është shprehur se me presidentin Begaj do të punojnë ngushtë për ta avancuar rrugëtimin evropian të të dyja shteteve.

“Me Presidentin Bajram Begaj do të punojmë ngushtë për ta avancuar rrugëtimin evropian të shteteve tona, për ta fuqizuar zërin tonë kudo në botë dhe për të qëndruar bashkërisht në mbrojtjen e demokracisë, paqes dhe lirisë.

Kjo vizitë e rëndësishme vazhdon traditën e presidentëve nga Shqipëria, të cilët e nisin mandantin e tyre me vizitën në Kosovë si konfirmim i mbështetjes së parezervë për Republikën e Kosovës, si dhe përkushtimin e ndërsjellë për t’i thelluar raportet tona si shtete simotra.

Mirë se vini në shtëpinë tuaj, zoti President!”, ka shkruar Osmani. / KultPlus.com