Mbretëreshë e pop-it, ikonë e modës, dashuri e shoqërisë. Nëse Rita Ora ishte e nxehtë tani një dekadë më parë, sot ajo është një superstar i zjarrtë. Në numrin e ri të revistës së njohur Tatler, ajo i tregon bashkëpunëtores së redaktores Sacha Forbes për albumin e saj të ri shumë personal, festat e saj në shtëpi në Primrose Hill dhe angazhimin e burrit të saj, drejtori i Hollywood-it, për të filmuar videoklipet e saj në TikTok, përcjell KultPlus.
Fotografitë përcjellëse të kësaj interviste, janë një magji që të rrëmben si një rrufe, por jo larg fotografive janë edhe fjalët e Ritës derisa tregon shumëçka për jetën e saj.
Edhe pse ajo është një yll global – Anglia ende e mahnit artisten, 32-vjeçaren, këngëtaren dhe aktoren.
“Unë do të dëshiroja të isha në Londër gjithë kohën,” thotë ajo. “Është vendi im i preferuar – pa dyshim, është shtëpia ime.” E rritur në Notting Hill, tani ajo jeton në Primrose Hill. “E di që është një klishe, por kështu përfunduam ne.” Ajo dhe Waititi adhurojnë të shfrytëzojnë kohë në shtëpinë e tyre të shekullit të XIX-të me statusin e klasës së dytë Viktoriale. Ajo dikur ishte e pronësuar nga regjisori i filmit Tim Burton; një shekull më parë ishte shtëpi për Arthur Rackham, ilustratori i librave për fëmijë, përfshirë “Përrallat e Vëllezërve Grimm”, “Peter Pan në Kopshtet e Kensingtonit” dhe “Aventurat e Alicës në Tokën e Çudirave”. Ai është një nga artistët e preferuar të Orës (dhe një burim frymëzimi për Burton).
Në këtë intervistë nuk mungon edhe pjesa e fëmijërisë së Ritës, largimi i familjes së saj nga Kosova për në Angli, shkollimi, paraqitja e parë në skenë si një 13 vjeçare e shumë e shumë gjëra të tjera nga jeta e saj prej një ylli të padiskutueshëm tashmë. / KultPlus.com