E quajnë rregulli i Taylor Swift, koincidenca e habitshme e fitoreve të Corinthians

Parashikimi i rezultateve është diçka që shumë njerëz e ëndërrojnë dhe sidomos kur bëhet fjalë për ekipin e tyre të zemrës. Mesa duket tifozët e klubit brazilian të Corinthiansit e kanë gjetur një mënyrë për të zbuluar se kur do të fitojë ekipi i tyre.

Tifozi Timao Dados vuri re ata nuk e kanë humbur kurrë ndeshjen e tyre të fundit para datës së publikimit të një albumi të Taylor Swift apo ndeshjen pas publikimit. Ky “rregull” në fakt ka 15 vite që është i tillë, kur Corinthians mposhte Cruzeiron dhe Palmeriasin me rezultatet 1-0 në datat e mësipërme.

Kjo gjë ndodhi dhe të premten e kaluar kur këngëtarja publikoi albumin e saj të dytë për vitin 2020. Corinthians luante me rivalët e qytetit, me Sao Paulon, dhe arritën të fitonin 1-0. Edhe pse ata vinin në këtë ndeshje nga disa rezultate radhazi negative, përsëri rregulli i albumit i ndihmoi ata./ KultPlus.com

Taylor Swift sjell remixin e këngës kryesore në albumin më të ri

Pas lansimit të albumit të saj më të ri, Taylor Swift ka gëzuar artdashësit e saj nëpërmjet një interpretimi ndryshe të këngës së saj, shkruan KultPlus.

Në datëlindjen e 31-të të Swift, ka publikuar remixin e këngës “Willow” e cila është kënga kryesore në albumin “Evermore”.

Taylor lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në facebook, teksa ka njoftuar se remixi është realizuar nga Elvira. / KultPlus.com

Taylor Swift, fituese e çmimit të ndarë nga “Apple Music”

Këngëtarja Taylor Swift ka fituar çmimin “Kantautor i Vitit”, që ka të bëjë me tekstin e këngës më të mirë të vitit 2020, të ndarë nga Apple Music.

Ajo ka deklaruar se ky çmim këtë vit është më i veçantë për arsye se gjatë qëndrimit në izolim, nuk kishte çfarë të bëntë tjetër përpos të shkruante.

“Të fitosh çmim në çdo vit është emocionuese, mirëpo mendoj se është më të vërtetë e veçantë sepse ky ishte një vit kur ndihesha sikur shkrimi i këngëve, është e vetmja gjë që mund të më mbante të lidhur me fansat, pa mbajtur koncert”, ka thënë ajo për media të Apple Music.

Fituesja e 10-të herë e Grammyt, ka thënë se shkrimi i këngëve dhe reagimet e fansave, kanë ndihmuar në mbajtjen e shpirtit gjatë këtyre kohëve të pasigura, që kur koronavirusi ishte përhapur si pandemi. / KultPlus.com

NEWARK, NEW JERSEY – AUGUST 26: Taylor Swift attends the 2019 MTV Video Music Awards at Prudential Center on August 26, 2019 in Newark, New Jersey. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for MTV)

Taylor Swift thyen rekordin e Whitney Houston në “Billboard 200”

Taylor Swift ka vënë tashmë një rekord të ri, albumi i saj i fundit “Folklore” kryeson klasifikimin e “Billboard 200” për të shtatën javë rradhazi, ndërkohë që, në nivel karriere, ajo ka arritur të jetë për 47 javë numri një.

Ylli i popit ka thyer kështu rekordin e mëparshëm që mbahej nga një tjetër kërgëtare e famshme, Whitney Houston, që qëndron me 46 javë.

Houston qëndroi në vendin e parë me “Whitney Houston”, albumi debutues në vitin 1986 dhe pastaj me “Whitney”, “The Bodyguard”, gjithashtu kolonë zanore e filmit me të njëjtin titull dhe me “I Look to you”.

Vendin e tretë në këtë klasifikim e zë Adele.

Klasifikimet “Billboard 200” gjykojnë albumet më të njohura, duke u bazuar në shitjet e tyre në SHBA./atsh/KultPlus.com

Taylor Swift thyen rekord me albumin “Folklore”

Këngëtarja e njohur amerikane, Taylor Swift e ka thyer edhe një rekord tjetër. Tani ajo e gëzon titullin e artistes femër e cila i ka kaluar më së shumti javë në pozitën e parë të toplistës “Billboard” të 200 albumeve më të mira, transmeton Koha.

Albumi i saj i fundit me titull “Folklore” u rikthye në pozitën e parë të toplistës “Billboard” këtë javë, pas shitjes së 87 mijë kopjeve ekstra nënë javë pas lansimit të tij. Kështu, Swift tani i numëron në total 47 javë të qëndrimit në pozitën e parë të kësaj topliste, gjatë karrierës së saj.

Në të kaluarën këtë rekord e mbante ikona e muzikës, Whitney Houston, e cila e kishte arritur këtë sukses në vitin 1987 me albumin e saj të dytë të incizuar në studio, “Whitney”.

Ndërkaq, para pop këngëtares Swift në renditjen e artistëve që kanë kaluar më së shumti javë në pozitën e parë të “Billboard 200” prijnë: grupi “The Beatles” me 132 javë, Elvis Presley me 67 javë, Garth Brooks me 52 javë dhe Michael Jackson me 51 javë. Këta janë artistët meshkuj të cilët me albumet e tyre kanë kaluar më së shumti javë në maje të toplistës së njohur muzikore.

Sipas toplistës “Billboard”, Swift tani ka shënuar rekord të qëndrimit për më së shumti javë në pozitën e parë, që nga lansimi i albumit të reperit Drake, “Views” në vitin 2016.

“Folklore” po ashtu e mban rekordin e albumit të vetëm jo R&B ose hip-hop nga një artiste femër, që e ka shënuar një sukses të këtillë, që nga lansimi i albumi “25” nga ylli i muzikës Adele.

Albumi i vetëm i Taylor Swiftit që nuk është pozicionuar në vendin e parë ishte ai me të cilin këngëtarja debutoi në muzikë në 2006.

Albumi i tetë i këngëtares i incizuar në studio erdhi si befasi në korrik të këtij viti, dhe është krijuar në bashkëpunim me themeluesin e bendit “The National”, Aaron Dessner dhe vokalistin e grupit “Bleachers”, Jack Antonoff.

Taylor Swift shënon suksese të jashtëzakonshme me albumin e ri “Folklore”

Albumi i Taylor Swiftit, “Folklore” është bërë albumi i parë në katër vjetët e fundit, që e kryeson toplistën “Billboard 200” për gjashtë javë rresht.

Albumi i tetë i këngëtares i incizuar në studio erdhi si befasi në korrik të këtij viti, dhe është krijuar në bashkëpunim me themeluesin e bendit “The National”, Aaron Dessner dhe vokalistin e grupit “Bleachers”, Jack Antonoff.

Sipas toplistës “Billboard”, Swift tani ka shënuar rekord të qëndrimit për më së shumti javë në pozitën e parë, që nga lansimi i albumit të reperit Drake, “Views” në vitin 2016.

“Folklore” po ashtu e mban rekordin e albumit të vetëm jo R&B ose hip-hop nga një artiste femër, i cili e ka shënuar një sukses të këtillë, që nga lansimi i albumi “25” nga ylli i muzikës Adele, transmeton Koha.

Dominimi i këtij incizimi në toplistat muzikore do të thotë se, Swift tani barazohet me ikonën e muzikës, Whitney Houston, si artistja me albumin që ka qëndruar më së shumti javë në maje të toplistës “Billboard”. Të dyja artistet i kanë kaluar nga 46 javë në pozitën e parë të kësaj liste, gjatë karrierës së tyre muzikore.

Albumi i vetëm i Taylor Swiftit që nuk është pozicionuar në vendin e parë, ishte ai me të cilin këngëtarja debutoi në muzikë në vitin 2006.

Taylor Swift surprizon fansat, nxjerr papritur albumin e saj të tetë ‘Falklore’

Titullohet ‘Falklore’ surpriza që Taylor Swift ka përgatitur për fansat e saj. Mbretëresha e muzikës pop ka nxjerrë në mesnatë albumin e saj të tetë, të përbërë tërësisht nga këngë të reja.

‘Shumë nga gjërat që kisha përgatitur të bëja këtë verë nuk janë realizuar, por kam diçka që nuk e kisha programuar dhe që në fakt ndodhi’, ka shkruar fituesja e dhjetë çmimeve Grammy në profilin e saj Instagram. Koleksioni i këngëve përfshin tituj si “Epiphany”, “Peace”, “The Last Great American Dinasty” e “Illicit Affairs”, dhe është albumi i tetë i artistes dhe e para pas ‘Lover’ të 2019.

Një disk që lindi në Lockdown. “Sonte në mesnatë do të publikoj një album tërësisht të ri, në të ciin kam rezervuar çdo kapriço timen, ëndërr, frikë dhe meditim”, kishte shkruar disa orë më parë Swift në rrjetet sociale.’Kam shkruar dhe e kam regjistruar këtë muzikë në izolim, por kam arritur të bashkëpunoj me disa nga miqtë e mi heronj muzikor’, mes të cilëve Jack Antonoff, Bon Iver, Aaron Dessner i grupit “The National’ dhe William Bowery”. / KultPlus.com

Taylor Swift anulon të gjitha koncertet për këtë vit

Taylor Swift ka përfunduar punë për këtë vit, falë koronavirusit.

Swift anuloi të gjitha paraqitjet live dhe shfaqjet për pjesën tjetër të vitit 2020, në një veprim që u tha se ishte një përpjekje për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

“Jam shumë e trishtuar që nuk do të jem në gjendje t’ju shoh në koncert këtë vit, por e di se ky është vendimi i duhur. Ju lutem, ju lutem qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt. Do t’ju shoh në skenë sa më shpejt që të mundem, por tani ajo që është e rëndësishme është përfundimi i kësaj karantine, për hir të të gjithëve”.Taylor Swift@taylorswift13

Shfaqjet e planifikuara më parë do të zhvillohen në vitin 2021 dhe do të shpërndahen bileta të reja atëherë.

Rimbursimet për shfaqjet në SHBA do të jenë në dispozicion më 1 maj, sipas kushteve të Ticketmaster.

Taylor Swift dhuroi 1 milion dollarë për viktimat e tornados në Tennessee

Ylli amerikan i muzikës, Taylor Swift, i ka dhuruar 1 milion dollarë për fondacionin “Middle Tennessee Emergency Response Fund”, pas tornados shkatërrues që e preku vendin gjatë javës.

Këngëtarja 30-vjeçare, e cila si fëmijë ishte shpërngulur në Tennessee dhe e konsideron këtë vend si shtëpinë e saj, e ka dhuruar këtë shumë të lartë të hollash për t’i ndihmuar personat e prekur nga tornado, transmeton KultPlus.com

Përmes një postimi në Instagram, Swift ka deklaruar: “Nashville është shtëpia ime dhe fakti që aq shumë njerëz në Tennessee i kanë humbur shtëpitë e tyre dhe shumë më shumë, më ka prekur tej mase. Prandaj kam vendosur t’i dhuroj para fondacionit ‘Middle Tennessee Emergency Response Fund’. Nëse jeni të interesuar të veproni njësojë, ndiqni këta hapa,” kishte shkruar pop këngëtarja në mesazhin e saj, të përcjellë me linkun ku të interesuarit mund t’i bëjnë donacionet.

Edhe pse Swift nuk e ka potencuar shumën e të hollave që i ka dhuruar, organizata në fjalë ka bërë të ditur se ajo i ka dhuruar plot 1 milion dollar.

Sipas fondacionit, të hollat e grumbulluara nga këto donacione, do t’i dedikohen organizatave joprofitabile të cilat i ndihmojnë viktimat e kësaj katastrofe natyrore, që i la të vdekur 24 persona. / KultPlus.com

Taylor Swift artistja me shitjen e më së shumti këngëve në dekadën e fundit

Një raport i ri e ka zbuluar se ylli i muzikës Taylor Swift, në dekadën e fundit, ka shitur më shumë këngë se çdo artist tjetër.

Këngëtarja e njohur amerikane e shpërblyer me çmime të shumta gjatë karrierës së saj muzikore, ka arritur t’i shes 75,893,000 këngë në këto dhjetë vjetët e fundit. Kështu ka bërë të ditur revista “Forbes”.

Swift i ka lansuar katër albume nga ai i vitit 2010, “Speak Now”, dhe secili prej tyre ka shënuar suksese të jashtëzakonshme në treg, transmeton Koha.net.

Albumi i fundit i këngëtares, “Lover”, tashmë I ka shitur më shumë se 5 milionë kopje dhe këngët, “Me!”, “You Need To Calm Down” dhe “Lover”, janë vlerësuar me certifikatën “Platinum”.

Në vendin e dytë të kësaj liste është renditur reperi, Eminem, me shitjen e 63,501,000 këngëve në dekadën e fundit. /KultPlus.com

Për të pestën herë Taylor Swift zgjedhet artistja e vitit në AMA

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, është zgjedhur artistja më e mirë e vitit në American Music Awards, transmeton Klan Kosova, shkruan KultPlus.com

Kjo është hera e pestë që Taylor e fiton këtë çmimim, ajo e fitoi këtë në vitet 2009, 2011, 2013 dhe 2018.

Këngëtarja tha se ky vit për të ka qenë shumë i bukur por edhe me shumë mundime.

“Ka pasë shumë të mira, ka qenë një vit shumë i komplikuar, edhe për mua edhe për familjen time, ju faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe që keni qenë aty për mua”, tha Swift.

Taylor Swift u bën thirrje yjeve të bëjnë më shumë për autorët e këngëve

Taylor Swift u ka bërë thirrje super-yjeve të tjerë të popit që të luftojnë për marrëveshje më të mira për artistët dhe kompozitorët e panjohur.

Krijuesja e hitit “Bad Blood” e nënshkroi një marrëveshje revolucionare me Republic Records të Universal Music Group vitin e kaluar (19), e cila jo vetëm që ia garantoi asaj pronësinë e master-versioneve të saj, por gjithashtu siguroi që artistët e tjerë të Universal t’i fitonin të ardhurat e shitjeve prej aksioneve në Spotify.

Duke folur për revistën Music Week në Britani, këngëtarja 29-vjeçare tha se beson se yjet duhet ta përdorin fuqinë e tyre në kompanitë e regjistrimit për t’i ndihmuar artistët, tekstshkruesit dhe producentët më pak të njohur për t’iu mundësuar atyre marrëveshje më të mira nga shtëpitë diskografike dhe shërbimet streaming, shkruan KOHA Ditore.

“Unë jam një nga njerëzit e vetëm në sferën e artistëve që mund ta ngris zërin për këtë,” tha ajo. “Njerëzit që janë në albumin e tyre të pestë, të gjashtë ose të shtatë, ne jemi të vetmit që mund të flasim, sepse artistët, producentët dhe tekstshkruesit e rinj duhet të punojnë.

“Ata detyrohen të jenë të dashur dhe të pëlqyeshëm dhe të jenë në dispozicion për etiketat e tyre diskografike dhe shërbimet streaming në çdo kohë. Artistët të cilët kanë qenë të pranishëm më gjatë në skenën muzikore duhet të thonë: “Producentët, tekstshkruesit dhe artistët janë ata që po e bëjnë muzikën ajo që është”. Dhe aktualisht kemi muzikë të mirë falë tyre.” / KultPlus.com

Taylor Swift do të marrë shpërblimin artistja e dekadës në AMA

Taylor e nominuar edhe për një çmim tjetër të rëndësishëm.

Këngëtarja Taylor Swift do të marrë shpërblimin artistja e dekadës në American Music Awards muajin e ardhshëm.

Dick Clark Productions bëri të ditur që Taylor do të nderohet gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në ABC më 24 nëntor në teatrin Microsoft në Los Angeles. Në ceremoni, ajo ka rastin të thyejë rekordin e Michael Jackson për më së shumti shpërblime të fituara, shkruan rtv21.tv

Taylor i ka fituar 23 çmime AMA dhe pesë nominime për sivjet, Michael e mban rekordin për më së shumti shpërblime të fituara me 24 trofe.

Këngëtarja amerikane ka fituar më shumë shpërblime në këtë ceremoni sesa çdo kush tjetër gjatë kësaj dekade. Për të kremtuar karrierën e saj, Taylor pritet të dalë në skenë për të performuar disa nga hitet e saj më të mëdha. Taylor, Post Malone, Ariana Grande, Drake dhe Halsey janë nominuar për çmimin “Artisti i vitit”./ KultPlus.com

LAS VEGAS, NEVADA – MAY 01: Taylor Swift attends the 2019 Billboard Music Awards at MGM Grand Garden Arena on May 01, 2019 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)

Taylor Swift mund të thyejë rekordin e Michael Jackson

Post Malone është pretendenti kryesor në American Music Awards 2019, ndërsa Taylor Swift ka gjasë që të thyejë rekordin e Michael Jackson që ka fituar më së shumti shpërblime të këtilla.

Dick Clark Productions bën të ditur se Malone fitoi shtatë nominime, derisa këngëtarja e re Billie Eilish dhe Ariana Grande fituan nga gjashtë nominime.

Swift e cila ka fituar 23 AMA, është nominuar për pesë shpërblime dhe mund ta tejkalojë mbretin e Popit, i cili mban rekordin për më së shumti shpërblime të fituara me 24 trofe.

Ceremonia AMA e vitit 2019 do të transmetohet direkt më  24 nëntor nga Microsoft Theater në Los Angeles. Swift, Malone dhe Grande, bashkë me Drake dhe Halsey, janë nominuar për çmimin kryesor artisti i vitit.

Lil Nas X, që vuri rekord për më së shumti javë në pozitën e parë me “Old Town Road,” ka marrë pesë nominime./21Media / KultPlus.com

Taylor e kritikon gazetarin: “Këtë pyetje nuk do t’ia kishit bërë kurrë ndonjë mashkulli”

Kohët e fundit këngëtarja është gjithnjë e më shpesh në media për promovimin e albumit dhe turneut të saj, kështu që pati një intervistë edhe për agjencinë e lajmeve “Deutsche Presse-Agentur”. Por një pyetje e gazetarit me këtë rast e kishte nxjerrë nga takti tërësisht dhe bëhet fjalë për faktin se ajo po u afrohet të tridhjetave dhe për amësinë.

“Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Mendoj se kurrë nuk do ta kishit pyetur ndonjë koleg timin mashkull kur ai i mbush 30 vjet”, – e kritikoi Swift (29) gazetarin dhe ia bëri të qartë se pyetjen e konsideron seksiste dhe të papërshtatshme.

Edhe pse nuk ka fëmijë, ‘Swift’ i quan fëmijë të saj macet e saj të shumta. Megjithatë, zemrën, pas disa lidhjeve të trazuara dhe të dështuara, ia ka pushtuar aktori britanik Joe Alwyn (28), ndërkohë që Taylor e mban këtë shumë diskrete, shkruan KOHA Ditore.

Ajo po përpiqet të kalojë gjithnjë e më shumë kohë me familjen dhe të dashurit e saj, ndërsa së fundi ka qenë përsëri së bashku me nënën e saj për ta luftuar sëmundjen e saj të rëndë. Të dy prindërit e saj e mbijetuan kancerin, ndërsa nëna përsëri po lufton për jetën e saj. Në një intervistë për revistën “Elle”, Swift foli për diagnozën e rëndë dhe pranoi se ajo e kishte prekur shumë.

“Reputation” i Taylor Swift shpallet albumi më i mirë në “Billboard 200”

Taylor Swift ja ka dalë edhe një herë tjetër. Albumi i saj “Reputation” është shpallur më i miri në “Billboard 200” jo vetëm duke zënë vendin e parë por duke marrë këtë vlerësim për herë të tretë.

Artistja e vetme krahas Taylor Swift që ka arritur këtë rekord ka qenë Adele me albumin e saj ’25’ në vitin 2015. “Reputation” ka qenë një ndër albumet e vetme të 28-vjeçares që ka patur hite dhe ‘diss-e’ të cilat janë përfolur shumë në media.

Kujtojmë se ky album është publikuar më 10 nëntor të vitit të kaluar dhe ‘single-in’ e parë, “Look What You Made Me Do” e pati premierën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në “MTV”./KultPlus.com

Swift dhuron të holla për shërimin e nënës së një fanseje

Taylor Swift ndihmoi një fanse të saj që është në nevojë.

Këngëtarja dhuroi 15.500 dollarë në një faqe “GoFundMe” që po mbledh para për Lauriann Bartell, e cila ndodhet në koma prej tre vitesh.

Vajza e saj, Sadie Bartell, shkroi në një postim të GoFundMe në Twitter se nëna e saj ishte në koma dhe kërkoi ndihmë për të.

“Jam shumë nervoze që po shkruaj këtë postim. Ju lutem më ndihmoni nëse keni mundësi dhe lutuni për familjen time. Më vjen keq që nuk kam thënë asgjë më përpara dhe që po ju kërkoj papritur ndihmë”, shkroi vajza 19-vjeçare.

Ndërsa falënderoi këngëtaren që e ka mbështetur moralisht gjatë këtyre viteve.

Dhe Swift vendosi që ta mbështeste jo vetëm moralisht por ti jepte edhe 15.500 dollarë.

“Me dashuri nga Talyor, Meredith dhe Olivia Swift”, shkruajti ajo në platformën online ku bëri edhe donacionin.

Meredith dhe Olivia janë dy macet e saj.

Kjo është këngëtarja që do e hapë “American Music Awards”

Taylor Swift u dha fansave një arsye tjetër për të ndjekur çmimet e vitit 2018 të American Music Awards.

Në një video që u transmetua në Good Morning America të martën e cila më pas u nda në mediat sociale, Swift njoftoi se do të bëjë një paraqitje të veçantë gjatë ceremonisë vjetore. “Mirëmëngjesi, Amerika. Jam unë Taylor” filloi këngëtarja. “Dëshiroja vetëm të them se do të hap çmimet e muzikës amerikane me një performancë. Pra, doja të …”

Para se ajo të mund të përfundonte fjalinë e saj, macja e Taylor, Meredith, filloi të largohej.

“Mos u shqetësoni shumë për këtë,” tha Swift. “O Zot.”

Në Good Morning America, Michael Strahan tha me shaka, “Duket sikur për macen nuk ka rëndësi interpretimi i Taylor Swift në American Music Awards, por natyrisht, për ne është shumë emocionuese”. Swift është nominuar në katër kategori këtë vit: Artist of the Year, Favorite Pop/Rock Female Artist, Favorite Pop/Rock Album (Reputation) dhe Tour of the Year (Reputation Stadium Tour)./KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BobkTlxHo51/?taken-by=taylorswift

Taylor Swift i jepet roli më i madh në karrierën e saj deri më tani

Taylor Swift i është dhënë roli në një version të ekranit të madh të muziklit “Cats”, çka edhe do të jetë roli më i madh në karrierën e saj deri më tani.

Këngëtarja 28 vjeçare e hitit “Look What You Made Me Do” do të bashkohet me këngëtarin dhe aktoren Jennifer Hudson, fituese e çmimeve Oskar, prezantuesin James Corden dhe aktorin veteran britanik Ian McKellen në film.

Kompozitori Andrew Lloyd Webber nga “Cats”, bazuar në një libër të poezive nga T.S. Eliot, u paraqit së pari në Londër në vitin 1981 dhe është shfaqur në mbarë botën, raporton Express në KTV.

Versioni i filmit është një prodhim i Working Title Films./KultPlus.com

Dua Lipa e para në “Spotify”, lë prapa Beyoncen dhe Rihannan

Këngëtarja e shqiptare Dua Lipa, ka lënë prapa emra të mëdhenj si Beyonce dhe Taylor Swift, duke u bërë këngëtarja më e dëgjuar në platformën britanike Spotify, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Hitet e suksesshme të yllit të pop-it përfshijnë “New Rules”,e cila është dëgjuar për 464 milionë herë në mbarë botën. Kurse hiti i saj “Scared To Be Lonely”, është dëgjuar gjithsej 453 milionë herë në këtë platformë.

KultPlus ju përcjellë listën e pesë femrave më të dëgjuara në “Spotify”, në Britaninë e madhe:
1.Dua Lipa
2.Rihanna
3. Ariana Grande
4. Taylor Swift
5. Beyonce

Taylor Swift shpjegon zhdukjen e saj në një poemë personale

Albumi i ri i Taylor Swift “Reputation”, e riktheu fuqishëm këngëtaren në skenë. Duke qenë se ajo ishte larguar për një kohë të gjatë nga publiku dhe ka qenë pasive në rrjetet sociale , ajo rikthehet me një shpjegim përmes poemës “Why She Disappeared”, shkruan KultPlus.

Poema e titulluar “Why she disappeared” tregon arsyet pse ajo u zhduk dhe shpjegon se ajo ndihej e dëshpëruar nga miqtë të cilët i qëndrojnë pranë vetëm në ditë të mira. Brenda letrës përfshihen edhe akuza të tilla si “Mirësia jote është false” dhe “Dhembshuria jote është manipuluese”.

Poema vazhdon të shpjegojë se gjatë largimit të saj nga skena, ajo ëndërronte për “hakmarrjen” dhe për një dashuri që “ishte me të vërtetë diçka” dhe jo vetëm ide e diçkaje. Poema përfundon me dy rreshta që shumë të fuqishëm që lidhen me rikthimin e saj: “Dhe në vdekjen e reputacionit të saj / Ajo u ndie vërtetë e gjallë”./ KultPlus.com

Swift shet 1 milion kopje të albumit në javën e parë

Taylor Swift po vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më të pëlqyera në botë momentalisht.

Pasi doli e para në toplistën botërore për albume në iTunes, konfirmohet se ajo tani është afër që të shesë 1 milion kopje të albumit të ri “Reputation” në javën e parë, transmeton Koha.net.

“Reputation”, që doli dje në shitje, është një hit i madh tashmë. Billboard sot raporton se janë shiru 700 mijë kopje në dyqane dhe në iTunes brenda 24 orëve. Dhe pritet që brenda javës të shiten 1 milion kopje, por që numri mund të jetë edhe më i lartë./ KultPlus.com

Taylor Swift zbulon listën e këngëve të albumit të ri “Reputation”

Është zbuluar lista e këngëve të albumit të ri të këngëtares së njohur amerikane Taylor Swift, “Reputation”.

Albumi, i gjashti i këngëtares, është caktuar të lansohet këtë të premte (më 10 nëntor) dhe ky është albumi i parë që nga albumi i saj i fundit i vitit 2014, “1989.

CD-të e albumit tashmë kanë filluar të shpërndahen në dyqane nëpër botë me qëllim të përgatitjes për lansim, me fotografi në ballinë të albumit si dhe listën e këngëve e cila tani ka rrjedhur në internet.

Pjesa e pasme e CD-së zbulon bashkëpunimin me Ed Sheeran dhe Future e quajtur “End Game”, ndërsa këngët tjera janë “Don’t Blame Me”, “This Is Why We Can’t Have Nice Things” dhe “I Did Something Bad”. Ndërsa producentët e këtij albumi janë Jack Antonoff, Max Martin, Shellback dhe vetë Swifti.

Këngëtarja Swift, tani ka konfirmuar listën e këngëve duke postuar ballinën e albumit në Instagram”, transmeton Koha.net.

Kjo është lista e këngëve të “Reputation”:
“…Ready For It?”
“End Game” (feat. Ed Sheeran and Future)
“I Did Something Bad”
“Don’t Blame Me”
“Delicate”
“Look What You Made Me Do”
“So It Goes…”
“Gorgeous”
“Getaway Car”
“King Of My Heart”
“Dancing With Our Hands Tied”
“Dress”
“This Is Why We Can’t Have Nice Things”
“Call It What You Want”
“New Year’s Day”

Shiten gati gjysmë milioni kopje të albumit të pa lansuar të Swiftit

400,000 kopjet albumit “Reputation” të këngëtares së njohur amerikane, Taylor Swift, tashmë janë shitur, edhe pse ende nuk është lansuar zyrtarisht. “Reputation” pritet të lansohet më 10 nëntor.

Para-shitjet e albumit të gjashtë të këngëtares kanë kaluar dyfish shifrën e para-shitjeve të albumit “1989”, i cili është lansuar në vitin 2014, transmeton Koha.net. “1989” ishte albumi i parë më shpejtë i shitur në dekadën e fundit.

Para-porositë për këtë album mund të bëhen në Target, Walmart, Amazon, iTunes dhe uebsajtin e Swiftit. Target, po ashtu, ka konfirmuar se “Reputation” është albumi më i madh i para-shitur në historinë e saj./ KultPlus.com