Shiten gati gjysmë milioni kopje të albumit të pa lansuar të Swiftit

400,000 kopjet albumit “Reputation” të këngëtares së njohur amerikane, Taylor Swift, tashmë janë shitur, edhe pse ende nuk është lansuar zyrtarisht. “Reputation” pritet të lansohet më 10 nëntor.

Para-shitjet e albumit të gjashtë të këngëtares kanë kaluar dyfish shifrën e para-shitjeve të albumit “1989”, i cili është lansuar në vitin 2014, transmeton Koha.net. “1989” ishte albumi i parë më shpejtë i shitur në dekadën e fundit.

Para-porositë për këtë album mund të bëhen në Target, Walmart, Amazon, iTunes dhe uebsajtin e Swiftit. Target, po ashtu, ka konfirmuar se “Reputation” është albumi më i madh i para-shitur në historinë e saj./ KultPlus.com

Taylor Swift publikon këngën e re (VIDEO)

Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka publikuar këngën e saj më të re “Call it Whay You Want”.

Kënga, e cila është realizuar pa klip, sipas medieve britanike, i është dedikuar të dashurit të saj, aktorit Joe Alwyn, 26-vjeçar.

Kënga e re u publikua të enjten, gjatë të cilës ajo postoi në Instagram një seri videosh që besohet se i ka realizuar i dashuri i saj./ KultPlus.com

Kënga e re e Taylor Swift mposht hitin “Despacito”

Kënga e re e Taylor Swift, “Look What You Made Me Do”, ka mposhtur hitin “Despacito” të Luis Fonsit dhe Daddy Yankeet.

“Desapcito” ishte e para në top listën e singllëve në SHBA për 16 javë reshtë, ndërsa tani në krye të kësaj liste është kënga e re e Swift.

“Look What You Made Me Do” është pritur shumë mirë nga publiku, ku për tre ditët e para ajo ka arritur mbi 100 milionë klikime ndërsa tani i ka mbi 231 milionë klikime.

Videoklipi i kësaj kënge të këngëtares 27 vjeçare thuhet se ka të fshehura disa mesazhe, si për Kanye Westin, Kim Kardashianin, Katy Perryn dhe ish të dashurin e saj Calvin Harris. / KultPlus.com

Taylor Swift publikon këngën ‘Look What You Made Me Do’ (VIDEO)

Këngëtarja e famshme Taylor Swift ka publikuar këngën “Look What You Made Me Do”, këngë kjo e cila i paraprinë albumit të saj të ri të quajtur “Reputation”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë vjen vetëm më tekst, ndërsa pritet t’i realizohet edhe videoklipi.

Javën e kaluar, Taylor Swift fshiu gjithçka nga llogaritë e saj në mediat sociale, duke nxitur spekulimet se po përgatitej publikimi i një albumi të ri.

Me albumin e fundit, “1989”, Swift fitoi çmimin ‘Grammy’ në 2015-ën dhe arriti të shesë mbi 6 milionë kopje.

Taylor Swift është 27 vjeçe dhe nga viti 2006 e deri në 2014-ën, ka publikuar pesë albume, një në çdo dy vite, ndërsa i gjashti është vonuar tre vite nga paraardhësi. / KultPlus.com

Taylor Swift lanson albumin e ri

Këngëtarja e famshme Taylor Swift përmes një postimit në profilin e saj në Instagram, ka paralajmëruar se sonte do të lansojë albumin e saj të ri të quajtur “Reputation”.

Javën e kaluar, Taylor Swift fshiu gjithçka nga llogaritë e saj në mediat sociale, duke nxitur spekulimet se po përgatitej publikimi i një albumi të ri.

Loja vazhdoi edhe në fillim të kësaj jave, ku këngëtarja publikoi tre video të një gjarpri, derisa lajmi i shumëpritur u publikua, transmeton TCH.

Taylor Swift do të publikojë singëllin e parë të albumit të saj më të ri “Reputation”, pikërisht të enjten në mbrëmje.

Me albumin e fundit, “1989”, Swift fitoi çmimin ‘Grammy’ në 2015-ën dhe arriti të shesë mbi 6 milionë kopje.

Taylor Swift është 27 vjeçe dhe nga viti 2006 e deri në 2014-ën, ka publikuar pesë albume, një në çdo dy vite, ndërsa i gjashti është vonuar tre vite nga paraardhësi. / KultPlus.com