De-stigmatizimi ndaj të mbijetuarve vjen në formën e diskutimit online

Për rreth 20.000 të mbijetuarë të dhunës seksuale shumë shpesh është konkluduar se janë kategori e stigmatizuar nga shoqëria.

Pikërisht për ta trajtuar këtë temë dhe proceset reformuese, Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve dhe Torturës bashkë me Debate Center do të organizojnë diskutim me temën “De-stigmatizimi i dhunës seksuale në Kosovë”.

Diskutimi i cili do të mbahet më 30 dhjetor do të jenë online dhe do të filloj nga ora 17:00.

Ky aktivitet do të organizohet me qëllim të luftimit të stigmatizimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe familjeve të tyre.

Për të marrë pjesë në diskutim plotësoni linkun në vijim:
https://docs.google.com/…/1FAIpQLSehddDSzLd…/viewform… / KultPlus.com

“Më njih përtej fjalëve”, ekspozita me punimet artistike të të mbijetuarve të dhunës seksuale

Si përpjekje për të luftuar me të kaluarën, të mbijetuarat e dhunës seksuale do të shfaqen para audiencës me një ekspozitë virtuale ku do të shpalosin punimet e tyre artistike, shkruan KultPlus.

“Më njih përtej fjalëve!” titullohet ekspozita e cila vjen me rastin e shënimit të 21 vjetorit të themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Kjo ekspozitë virtuale do të shfaqë punime/produkte që këto kategori të ndjeshme shoqërore i kanë punuar gjatë aktiviteteve psiko-terapeutike. Shumë nga këto punime janë gërshetim i artit me ngjarje e histori traumatike të ndrydhura thellë në nën-vetëdijen e autorëve.

“Modaliteti virtual i kësaj ekspozite, na ka mundësuar që këto punime të ekspozohen nga vendi ku janë punuar, në të cilin njëherësh mbahen edhe aktivitete të ndryshme psiko-sociale, duke e bërë këtë ekspozitë unike dhe origjinale”, thuhet në njoftim.

Kështu, publiku do të ketë rastin që virtualisht ta sheh bukurinë e artit dhe dhimbjen e historisë së tyre.

Ekspozita hapet më datë 13 dhjetor në ora 12:00. /KultPlus.com