Princi dhe Princesha e Uellsit takojnë të mbijetuarit e Holokaustit në 80-vjetorin e çlirimit të Auschwitzit

Princesha e Uellsit përqafoi të mbijetuarit e Holokaustit ndërsa mori pjesë në përkujtimet zyrtare për të shënuar Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.

Kate iu bashkua bashkëshortit të saj William, Princit të Uellsit, i cili e përshkroi pjesëmarrjen e tyre si “aq të rëndësishme dhe “një nder të madh”, në Guildhall në qendër të Londrës në 80-vjetorin e çlirimit të Auschwitzit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Bashkë, ata u takua me shumë nga 50 të mbijetuarit e Holokaustit- duke përfshirë Yvonne Bernstein, 87 vjeçe dhe Steven Frank, 89 vjeç.

“Është e mrekullueshme të jem këtu sot me burrin tim”, tha Kate përpara se dyshja të takonte të mbijetuarit dhe familjet e tyre.

Në një fjalim të shkurtër, William tha: “Guximi i tyre, duke ndarë me ne momentet më të tmerrshme të jetës së tyre, është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe sigurojnë që ne të mos harrojmë kurrë. Unë i siguroj se nuk do ta bëjmë kurrë”.

The Princess of Wales meets Rachell Levy
The Princess of Wales reaches across a table to shake hands with Sabit Jakupovic during a ceremony at London's Guildhall
The Prince of Wales meets Alfred Garwood

1,4 miliardë dollarë dëmshpërblime për të mbijetuarit e Holokaustit

Gjermania do të rrisë kompensimin për të mbijetuarit e holokaustit në mbarë botën në 1,4 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.

Në një deklaratë nga institucioni, i cili merret me kërkesat në emër të viktimave hebreje të epokës naziste, thuhet se është vendosur të paguhen 888,9 milionë dollarë për ofrimin e kujdesit në shtëpi dhe shërbimeve mbështetëse për viktimat e dobëta dhe të cenueshme të holokausti si rezultat i negociatave me Ministrinë gjermane të Financave.

Përveç kësaj, sipas Konferencës mbi Kërkesat Pronësore Hebreje kundër Gjermanisë, është vërejtur një rritje prej 175 milionë dollarësh në pagesat simbolike për fondin ”Hurtship” për 128 000 të mbijetuar të Holokaustit në mbarë botën.

Gjithashtu theksohet se totali prej 1,4 miliardë dollarë do të paguhet përmes planeve dhe programeve të ndryshme./ atsh / KultPlus.com