Alarmi i ASK-së: 106 mijë të rinj në Kosovë të shkëputur krejtësisht nga tregu i punës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka ngritur alarmin për një kategori të shoqërisë mjaft të rrezikuar. Bëhet fjalë për të rinj (të moshës 15 deri 24 vjeç) që nuk janë as në shkollim, as të punësuar dhe as në ndonjë trajnim.

“Rrafsh 106 mijë e 287 të rinj janë në këtë kategori”, thuhet në raportin e ASK-së “Anketa e Fuqisë Punëtore”.

Të rinjtë e këtij grupi (NEET) përfshijnë të rinjtë që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollën, as nuk trajnohen, që do të thotë se ata janë krejtësisht të shkëputur nga tregu i punës dhe nuk marrin pjesë as në sistemin arsimor.

“Përqindjet e larta të këtij grupi në popullsinë e të rinjve rrisin shqetësimet në lidhje me punësimin e të rinjve në të ardhmen pasi tregon shkëputje nga tregu i punës. Përveç kësaj, një numër i madh i të rinjve të pa angazhuar në vendet me papunësi të lartë të të rinjve, siç është Kosova, mund të shkaktojë uljen e fitimeve për shkak të rritjes së konkurrencës, si dhe ka mundësi t’i kontribuojë problemeve sociale”, vlerëson ASK në këtë raport. / KultPlus.com

Princi William: Mjedisi ka më shumë rëndësi sesa udhëtimet në hapësirë

Duka i Kembrixhit ka kritikuar garën në hapësirë ​​dhe turizmin hapësinor duke thënë se mendjet më të ndritura në botë duhet të përqendrohen në përpjekjen për të shëruar Tokën.

Komentet e William u bënë të ditura një ditë pasi William Shatner i ”Star Trek” bëri histori duke u bërë personi më i moshuar që udhëtoi në hapësirë.

Aktori 90-vjeçar, i njohur më së miri për rolin e tij si kapiteni James T Kirk, u nis të mërkurën nga shkretëtira e Teksasit në bordin e një rakete të ndërtuar nga kompania e udhëtimit në hapësirë, themeluesi i ”Amazon” Jeff Bezos, ”Blue Origin”, transmeton KultPlus.

Duka, i cili u intervistua për ndryshimet klimatike para edicionit të tij të parë të çmimit ”Earthshot”, theksoi se “ne kemi nevojë për disa nga mendjet më të ndritura në botë të vendosur për të provuar dhe rregulluar këtë planet, jo për të kërkuar vende të  tjera për të jetuar”.

Duka shprehu shqetësimet e tij në lidhje me rritjen e ankthit ndaj klimës te të rinjtë dhe tha se do të ishte një “katastrofë absolute” nëse djali i tij i madh, princi George, do të duhej të fliste për të njëjtin problem pas 30 vitesh, kur do të ishte tepër vonë.

“Ne po shohim një rritje të ankthit ndaj klimës. Të rinjtë tani po rriten atje ku e ardhmja e tyre është kërcënuar në mënyrë thelbësore gjatë gjithë kohës. Është shumë shqetësuese”, theksoi ai. / KultPlus.com

Të rinjtë po e transmetojnë më së shumti infeksionin e COVID-19

Rritja e numrit të personave që vuajnë nga COVID-19 në shumë vende është shkaktuar nga fakti se të rinjtë në hemisferën veriore nuk kujdesen për masat mbrojtëse, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Të rinjtë shpesh nuk mbajnë maska dhe ata injorojnë rregullin e mbajtjes së distancës nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur janë në bare, klube të natës dhe në plazhe, raporton zëriamerikës, transmeton KultPlus.

“Shumica e të rinjve kanë simptoma më të buta, por jo të gjithë”, thotë epidemiologia e OBSH-së, Maria van Kerkova, duke theksuar se klubet e natës janë vendi që mund të transmetohet më së shumti coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Të rinjtë që shfaqin simptoma të buta ose aspak mund të përhapin virusin te njerëzit më të moshuar, të cilët janë më të prekshëm.

Ndryshe, 17.3 milionë raste janë regjistruar në nivelin botëror gjersa kanë ndërruar jetë mbi 674 mijë persona. / KultPlus.com

Në GKK hapet ekspozita “Artteen Club-Laboratorit të kreativitetit”

Më 20 qershor me fillim nga ora 19:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, hapet ekspozita “Artteen Club-Laboratorit të kreativitetit”, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë përmbyllëse e projektit me titull Artteen Club – Laboratori i kreativitetit, promovon punën e nxënësve, punë kjo që u realizua gjatë periudhës Mars – Qershor 2018 .

Ky projekt u implementua në kuadër të programit të edukimit i cili vazhdon ende të zhvillohet në GKK.

“Krijimet e këtyre të rinjve të cilat do të keni rastin t’i shihni në këtë ekspozitë do të ju lidhin direkt me sinqeritetin tyre e mbi të gjitha dëshirën e tyre për t’u shprehur përmes artit”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com

“Kosovo NEXT10”, ekspozita që paraqet vizionin e të rinjve për Kosovën

Më 27 qershor në Muzeun e kosovës, do të hapet ekspozita “Kosovo NEXT10”, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë do t’i paraqes në mënyrë virtuale vizionet e më shumë se 50-të të rinjve për të ardhmen e Kosovës në 10 vitet e ardhshme. Këto vizione do paraqiten përmes artit interaktiv të dizajnuar nga dizajner Tajvanez.

“Për të festuar hapjen, ne do të mbajmë një konferencë për media dhe një festë në mbrëmje. Konferenca do të fillojë në ora 16:00 dhe do mbarojë në orën 17:00, duke përfshirë edhe një ciceron për ekspozitën. Festa do të fillojë në ora 21:00 deri 00:00, ne kemi ftuar grupin RRETH që ju të kënaqeni atë natë! Ushqimin dhe pijet do i mbulojmë ne”, thuhet në njoftim.

Ekspozita dhe konferenca mbahen në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ndërsa nisin që nga ora 16:00 e deri në 00:00. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 22 korri./ KultPlus.com

Teatri apo Kinemaja, të rinjtë e Kosovës tregojnë se kë e preferojnë më shumë (VIDEO)

Në Tetarin Kombëtar të Kosovës janë vënë në skenë tekste të shumta nga dramaturgjia kombëtare dhe botërore. Shfaqjet në këtë teatër trajtojnë tematikë të ndryshme.

Por, me gjithë përpjekjet për ta bërë teatrin më atraktiv për shikuesin, numri i vizitorëve vazhdon të mbetet jo i kënaqshëm me rreth 15 mijë shikues në vit.

Kinemaja, ndërkaq, vazhdon të jetë më e preferuar nga të rinjtë në Kosovë. Në vitin 2016, numri i vizitorëve në Kinemanë ABC në Prishtinë ishte më shumë se 38 mijë shikues, shkruan REL./ KultPlus.com