“Kush m’ka faj që jam shqiptar”, tragjikomedia që shpërfaqi realitetin shqiptar karshi figurave të mëdha artistike

Vjollca Duraku

Të mërkurën mbrëma, në teatrin Dodona u dha premierë shfaqja “Kush m’ka faj që jam shqiptar” e autorit Enver Petrovci dhe nën regjinë e Ekrem Sopit, shkruan KultPlus.

Në shfaqjen tragjikomedi e cila u luajt nga aktorët Gyner Halili, Arbnorë Nuha, Labinot Lajçi dhe Vedat Haxhiislami shpërfaqet një realitet shqiptar, mbi atë se si shoqëria i ka trajtuar dhe trajton figurat e mëdha artistike.

Shfaqja me theks të veçantë trajton një vend me probleme të shumta i cili nuk është në gjendje të absorboj kapacitetin e personaliteteve të mëdha, të cilët kthehen në vendit e tyre për të kontribuuar dhe për të sjellë përvojën e marr nëpër botë.

Mosmirënjohja, mos respekti, ndikimi e ndërhyrja e  politikës në art, mosnjohja e vlerës së mirëfilltë, janë disa aspekte të cilat u dhanë mbrëmë para publikut, i cili me shumë mprehtësi kapi pikat më pikante dhe mesazhin kryesor që përçonte shfaqja.

Pas përfundimit të shfaqjes, në një prononcim për KultPlus, regjisori Ekrem Sopi, tha se përmes kësaj shfaqje ka dashur të përcjell mesazhin se figurat e mëdha shqiptare janë  ata që kanë ndikuar në ‘ngritjen’ e vendit dhe trasimin e rrugës së artistëve të rinj.

“Kjo shfaqje trajton jetën e një artisti që kthehet në Kosovë dhe mënyrën se si pritet nga shoqëria këtu, e cila përbëhet prej shumë problemeve në njëfarë mënyre dhe që nuk ka kapacitet ta absorboj një artist të madh, të cilin nuk e trajton edhe aq mirë. Por unë mendoj dhe kam dashur ta them në fund që artistët e mëdhenj duhet ta ndërtojnë këtë vend ashtu edhe siç e kanë ndërtuar. Këta artistë janë viktimë e vendit, por që vendi përfiton nga ta në një kohë tjetër, qysh edhe tash që po përfiton nga trasimi i një rruge të mirë për artistët e rinj”, ka thënë Sopi.

Ai gjithashtu tha se për të sjellë produktin final është bërë një punë e madhe, pasi vet zhanri që u paraqit mbrëmë në dukje shihet si punë e lehtë, por realisht është e kundërta.

 “Publiku reagoi shumë mirë. Por, realisht publiku duhet ta sheh vetveten në skenë. Realisht duhet të punosh shumë në mënyrë shumë të hollë për tragjikomeditë ngase në shikim të parë duken shumë të lehta, por realisht janë shumë të vështira. Nuk ka më vështirë se të bësh audiencën të qeshë dhe pastaj ta bësh atë të qajë”, ka thënë po ashtu regjisori Sopi.

Ndërsa aktori Gyner Halili foli për rolin e tij siç e quajti vetë ai kompleks, atë të një personazhi yll botëror i cili kthehet për të kontribuar në vendlindjen e  tij.

“Si karakter është mjaft kompleks. Sepse është një yll jo vetëm evropian por edhe botëror. Komplet projekti u dedikohet shqiptarëve, ku një artist i madh dëshiron të kthehet në vendlindje për të kontribuar dhe këtu has në të metat tona, siç është mosmirënjohja, mos respekti, pozicionet, politikat të cilat e bllokojnë me një fjalë rrjetën e tij sepse janë të instaluara rrjetet politike”, ka thënë aktori Halili.

Ai po ashtu i potencoi disa shembuj specifikë të aktorëve të mëdhenj, të cilëve nuk u është dhënë vlerësimi i duhur.

“Në këtë rast mundemi me fol si për profesorin Enver Petrovci, sikurse për Bekim Fehmiun, Faruk Begollin. Ne studentët e tyre i dimë mjaft mirë vështirësitë e tyre, i dimë shumë mirë çka nuk ka lënë politika, jo vetëm politika por njerëzit në përgjithësi. Kur themi politika, janë njerëzit tanë sepse po ata janë edhe në politikë. Në politikë kanë hyrë njerëz që nuk e kanë ditur as çka është arti, çka është aktrimi, e as humori. Ne e kemi rastin më të dhimbshëm që ka mund të ndodhë, ku me rastin e vdekjes së aktorit të madh Bekim Fehmiut nuk është mbajtur as një minutë heshtje në Kuvendin e Kosovës. Këto janë problemet e këtij karakteri. Ka qenë shumë rëndë për t’i plasuar komplet ato, mirëpo jemi munduar”, ka thënë aktori Halili.

Ai më tutje tha se reagimet e publikut përgjatë dhe në fund të shfaqjes u dhanë mesazhin se kishin arritur të përcillnin te publiku atë që kishin pretenduar.

“Në profesionalizëm na thuhet gjithmonë që ne duhet të luajmë për vete, por ajo shpjegohet më gjerësisht. Luajnë për vete që do me thënë me hy në karakter. Mirëpo lojën totale ne e bëjmë për publikun, sepse po nuk patëm publik ne nuk i hyjmë kësaj pune. Kur publiku reagon, sidomos sonte që ka duartrokitur pikërisht aty ku e kemi pritur, kjo kthehet në një motivacion të jashtëzakonshëm. Normal që një buzëqeshje e publikut një duartrokitje, reagim të jep fuqi më të madhe në skenë”, ka thënë artisti Halili.

Ndërsa Elena Sopi e cila me ëndje e kishte ndjekur shfaqjen tha se i kishte pëlqyer pa masë, sidomos tema e cila paraqiste gjendjen aktuale të shoqërisë sonë duke përfshirë edhe mentalitetin primitiv.

“Unë kalova shumë mirë dhe në fakt shfaqja i ka tejkaluar pritshmëritë e mija. Pjesa e cila më ka pëlqyer më së shumti ka qenë pjesa ku tregon imigrimin e shqiptarëve për shkak se e tregon gjendjen aktuale tonën, një lloj primitivizmi të mentalitetit tonë”, ka thënë Sopi, duke shtuar se shfaqja e veprave të tilla ndikon në kultivimin e audiencës, dhe në ngritjen e vetëdijes se vendi në të cilin kemi lindur jo rastësisht duhet të na jep vlerë.

Përfundimi i shfaqjes pasoi me biseda të këndshme në hollin e teatrit “Dodona”. /KultPlus.com

“Kush m’ka faj që jam shqiptar” sonte premierë në teatrin “Dodona”

“Kush m’ka faj që jam shqiptar” me autor Enver Petrovcin dhe regjisor Ekrem Sopin vjen sonte premierë në teatrin “Dodona”.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Gyner Halili , Arbnorë Nuha, Labinot Lajçi, Vedat Haxhiislami.

Premiera vjen sonte, datë 7 shkurt, ora 19:30 në teatrin “Dodona”. / KultPlus.com

Shfaqja “Dhoma e ditës” nga regjisori Butrint Pasha, vjen premierë në teatrin “Dodona”

Shfaqja ‘’Dhoma e ditës’’ e cila po vjen premierë në teatrin “Dodona”, është një dramë-romantike e shkruar nga Richard Kalinoski dhe me regjisor Butrint Pashën i cili e ka vendosur skenikisht në formatin kamertal sipas asocimit me vetë titullin e shfaqjes, përcjell KultPlus.

Ngjarja flet për jetën e një regjisoreje të teatrit, Sandrës, që jetësohet nga Vjosë Tasholli dhe raportit të saj me nënën e saj të moshuar Abin, tetëdhjetë e pesë vjeçare, rol që luhet nga aktorja, Kumrije Hoxha. Konceptualisht shfaqja flet për procesin e shkëputjes së fëmijës nga nëna, nevojën për ndryshime në jetë, barrierat e shkëputjes nga familja e ngushtë dhe fatin e të moshuarve. Kjo shfaqje vë në pah dy pyetje substanciale për jetën e çdo njeriu, se sa iu detyrohemi prindërve dhe sa kanë të drejtë prindërit të përcaktojnë jetën e fëmijëve të tyre?

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Kumrije Hoxha, Vjosë Tasholli, Ermal Sadiku, Arta Lahu, Molikë Maxhuni.

Për kompozimin e muzikës origjinale të shfaqjes që do të performohet në skenë, ka punuar Adhurim Grezda, ndërsa për kostumet dhe skenën ka punuar Alma Krasniqi.

“Dhoma e ditës” është premierë absolute botërore, pasi që ky tekst inskenohet për herë të parë prej kohës që është shkruar në vitin 2019. Kjo është vepra e dytë e Richard Kalinoskit që inskenohet në Kosovë, pas ‘’Bisha në hënë’’, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në vitin 2019, që si rrjedhojë, ka sjellur edhe bashkëpunimin e dytë në mes të regjisorit Butrint Pasha dhe autorit.

Vlen të theksohet se ky tekst do të botohet tashmë edhe në gjuhën shqipe, pasi që ditë më parë është përzgjedhur në kontestin e përkthimeve dhe publikimeve ‘’EURODRAM 2023’’ si projekt nga përkthyesi i tekstit, Brezar Xërxa.

Shfaqja është produksion i ‘’Delja e Zezë’’ në bashkëpunim me teatrin e qytetit ‘’Dodona’’, si projekt i mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

Shfaqja do të vij si premierë në Teatrin e qytetit ‘’Dodona”, me datën 29 Mars 2023, si dhe repriza e parë që do të jepet më datën 30 Mars, me fillim prej orës 19:30. / KultPlus.com

Programi i shfaqjeve për muajin dhjetor në teatrin ‘Dodona’

Teatri i qytetit ’Dodona’ do të shpalos tri shfaqje për të rritur dhe shfaqje tjera për fëmijë.

‘Venus’ shfaqja sipas dramës “Venera në Gëzof” nga David Ives me regji të Bashkim Ramadanit është shfaqur më 6 dhjetor dhe do të shfaqet përsëri më 21 dhjetor.

‘Sharra’ nga Florent Kurtalani me regji të Kushtrim Mehmetit, vjen të mërkurën më 14 dhjetor. Shfaqja e pati premierën gjatë muajit nëntor.

‘Top Girls’ nga Caryl Churchill me regji të Shkurtë Aliut u luajt më 8 dhjetor.

Shfaqje me kukulla e shfaqje për fëmijë tjera do të këtë gjatë muajit dhjetor si zakonisht në data të ndryshme. / KultPlus.com

“Venus” premierë në ‘Dodonë’, një komedi e zezë që shpërfaq fantazinë, dëshirën e dashurinë në aspektin psiko-social

Era Berisha

Një komedi e zezë rreth dëshirës, fantazisë dhe dashurisë sonte ka vu këmbë në skenën e teatrit ‘Dodona’. Premiera e shfaqjes së ardhur nën emërtimin “Venus” ka shpalosur historinë e aktores Vanda Xhordan dhe regjisorit-dramaturgut Tomas Novaçek, një histori kjo që nëpërmjet situatave dhe relacioneve të ndryshme që në thelb trajtojnë aspektin psiko-social, flet shumë për emblemën e të mos ndaluarit së kërkuari atë për të cilën njeriu ka nevojë thellë në brendësinë e tij, shkruan KultPlus.

Gjithçka nisi fiks në orën 19:41 me zbehjen e dritave deri në errësirë. I kthyer me shpinë nga publiku që pothuajse ka mbushur sallën plot, qe aktori Besart Zeneli i cili me një cigare në dorë, hedh hapin e parë drejt një shfaqjeje që zgjati gjithsej një orë e gjysmë. Me meloditë që shpeshherë vijnë në momentin dhe kohën e duhur, nis loja e tij e personazhit të Tomas Novaçek.

Novaçek me një telefon në dorë nis e ankohet për numrin e pamjaftueshëm të aktoreve që ishin paraqitur tek ai në audicion për të interpretuar rolin kryesor, Vanda (Valmira Hoti). Asgjë nuk ishte në favorin e tij atë natë dhe dukej se gjithçka po shkonte si mos mëkeq. Por, në minutën e fundit, personazhi i aktores Vanda (Wanda) shfaqet si një shpresë që pothuajse po fikej nga çasti në çast.

Është një shfaqje e rrallë e regjisorit dhe dramaturgut Novaçek i cili fillimisht nuk e vë në dyshim që Vanda është thjesht një tjetër aktore që nuk e njeh tekstin, nuk i ka bërë “detyrat e shtëpisë” dhe ashtu si në përditshmëri, është po aq vulgare edhe në interpretim. Nën aktrimin e mrekullueshëm të Hotit, personazhi i Vandës arrin të na befasojë tej mase.

Në jetën reale ajo është thjesht një grua që e thotë çka do që i bie në mend, por shumë shpejt shpërfaq talentin e saj në interpretimin e rolit kryesor. Me një qëndrim ndryshe, zë sensual, veprime që i shkojnë për shtat rolit kryesor që po e kërkon vetë regjisori, Vanda arrin të bind regjisorin që ta pranojë si aktore për rolin kryesor në shfaqjen e tij. Por, nuk mjafton thjesht me kaq.

Bazuar në romanin e vitit 1870, “Venus in Furs” të autorit austriak Leopold Ritter von Sacher-Masoch, shfaqja “Venus”  nën përkthimin e Qerim Ondozit, tregon për anët e errëta të mazokizmit si një nga ndjenjat që prek thellë psikikën e njeriut, asisoj që të dëshirojë të përjetojë ndjenjën e poshtërimit dhe dhunës apo torturave fizike në mënyra të ndryshme.

Në anën tjetër është vetë personazhi i Tomasit ai që ngadalë joshet nga Vanda, e cila nëpërmjet mënyrave të fshehta të saja të cilat vetëm ajo i di, e bind atë që të luajë rolin tjetër përkrah Vandës. Pra, ai lexon pjesën e personazhit të Severin von Kushemskit përkrah Vandës dhe kësisoj radhazi ndodhin shumë dinamika përbrenda çdo leximi të tekstit. Teksa rrufetë e bubullimat gjejnë vendin e tyre jashtë dritares, Vanda dhe Tomasi interpretojnë rolet e tyre karshi njëri-tjetrit. Tanimë, është vetëm një fije e perit ajo që e ndan realitetin nga loja aktoreske mes tyre.

Reflektorët në ngjyra diversive në skenë janë një sinjal i dukshëm për ndodhitë serioze të nënshtrimit dhe dominimit që rolet e tyre ia bëjnë njëri-tjetrit, por që vetëm njëri nga ta arrin ta fitojë atë ndjesi që pothuajse i përket brendësisë së tyre shpirtërore. “Venus” është një komedi misterioze, qesharake dhe erotike që vjen si një mbizotërim mbi bilancin e fuqisë që posedon një qenie njerëzore.

Regjisori i shfaqjes “Venus”, Bashkim Ramadani ka arritur që nëpërmjet skenografisë të mrekullueshme e tejet të veçantë nga Burim Arifi dhe kostumografisë nga Blendina Xhema, të sjell një histori që kalon përtej një teatri brenda teatrit.

Për të treguar më shumë rreth shfaqjes dhe idesë pas saj, për KultPlus foli regjisori Bashkim Ramadani.

“Shfaqja nuk flet vetëm për aspektin e fitimit të një roli në skenë apo teatër apo vetëm për një vend të punës por edhe më gjerë, ngaqë këto raporte mes njerëzve janë prezente në gjithë shoqërinë tonë. Si në çdo vend të punës, ballafaqohet një ekonomiste, një infermiere e të tjerë. Koncepti regjisorial nuk ka ik shumë prej konceptit të cilin e prodhon teksti. Mënyra e vendosjes zhvillohet në një hapësirë teatrore, domosdoshmërisht apo një studio teatri. Me vullnetin tim, nuk kam dashur t’i ik atij aspekti. Me punën e aktorëve jam shumë i kënaqur dhe aq sa jemi marr vesh për të bërë, është arritur”, ka thënë ai.

Ndërsa, aktorja Valmira Hoti është shprehur tejet e lumtur me rezultatin e shfaqjes, teksa ka thënë se është dashuruar menjëherë pasi që e ka parë tekstin.

“Ka qenë një kënaqësi shumë e madhe për të luajtur këtë rol. Fillimisht kur e kam lexuar tekstin, menjëherë jam dashuruar në të dhe çdo gjë ka ec shumë këndshëm. Besoj që edhe sot, duke u bazuar në mënyrën se si publiku e priti, gjithçka ka qenë bukur. Është shumë interesant, sepse nganjëherë tekstet nuk të tërheqin menjëherë por ky tekst nuk doli ashtu, ngaqë u thellova shumë në të. Besoj që e kam arritur atë që e ka paraqitur autori. Në anën tjetër, bashkëpunimi ka qenë tejet i mirë. Teksti në këtë gjuhë është krijuar asisoj që të paraqitet një përditshmëri e jona më reale, dhe kjo ka qenë përzgjedhje e regjisorit”, thotë Hoti.

Po ashtu, aktori Besart Zeneli e ka cilësuar bashkëpunimin me partneren dhe regjisorin, si shumë të bukur, por ai që i ka bërë bashkë ata, ka qenë teksti i mrekullueshëm.

“Bashkëpunimi me partneren është shumë i rëndësishëm, sidomos kur duhet ta ndash skenën me të, për një orë e gjysmë, pa hyrje dhe dalje. Kam kaluar shumë mirë me kolegen si dhe regjisorin, pastaj ajo që na ka bashkuar ka qenë teksti. Teksti është shumë i mirë dhe tejet interesant, herë psikologjik e herë sipërfaqësor por ka shumë domethënie e tematika të ndryshme. Në fakt, vetë teksti si tekst ka shumë guxim. Provat dhe përkushtimi e kanë bërë të vetën, dhe më e mira është ajo energjia në ekip që na ka ndihmuar shumë”, ka thënë Zeneli.

Gjithashtu, sipas regjisorit Kushtrim Mehmeti, kjo shfaqje pati gjithçka nga pak, kësisoj edhe gjithçka ka qenë në vendin e duhur në mënyrë të duhur.

“Më ka bërë shumë përshtypje mënyra e vendosjes së aktorëve në skenë, përveç shfrytëzimit të skenografisë. Pati pamje tejet të bukura dhe u trajtua në një formë regjisoriale ku pati gjithçka nga pak. Shfaqja na dhuroi një vizion të mirë, formë të mirë dhe studio që fillimisht ke një studio e një regjisori e pastaj u shndërrua edhe në kopsht dhe gjithçka tjetër që mundet me pas një zonë e zotërave të antikës. Më pëlqeu shumë mënyra se si regjisori i ka shfrytëzuar elementet që ishin në skenë si shtrati, tavolina. Një teatër minimalist në dukje por në anën tjetër pati shumë gjëra totale. Gjithashtu pati edhe raport, relacion e emocion. Mënyra e lojës së aktorëve po ashtu më la mbresa të mëdha. Gjithçka ke e vendosur në mënyrë të duhur”, thotë ai. / KultPlus.com

Nesër premiera e shfaqjes “Venus” në Teatrin Dodona

Me datë 24.11.2022, duke filluar nga ora 19:30, do të ipet premiera e shfaqjes “Venus”, sipas dramës “Venera në Gëzof” nga David Ives, në Teatrin Dodona, përcjell KultPlus.

Venus është një komedi e zezë rreth dëshirës, ​​fantazisë dhe dashurisë.

“Nuk ke nevojë me m’tregu për sadomazohizëm. Unë punoj në teatër”.

Aktorja enigmatike Vanda Xhordan shfaqet papritur në audicionin e regjisorit Tomas Novaçek. Ajo këmbngulë të marrë rolin kryesor në produksionin e tij të ri – pavarësisht se duket e papërshtatshme për pjesën. Gjatë një mbrëmjeje në skenën e një teatri, takimi i tyre shndërrohet në një kërcim joshës, dehës dhe erotik.

Shfaqja vjen nën regjinë e Bashkim Ramadanit. Luajnë: Valmira Hoti, Besart Zeneli. Ndërsa, përkthimi vjen nga Qerim Ondozi. Skenografia nga, Burim Arifi, kostumografia nga Blendina Xhema dhe posteri është i punuar nga Gentrit Z. Haziri. / KultPlus.com

“Top Girls” premierë në ‘Dodonë’, shfaqja që theu barrierat e kohës nëpërmjet gjashtë personazheve

Era Berisha

Aktoret e mrekullueshme si Donikë Ahmeti, Vjosë Tasholli, Molikë Maxhuni, Zhaneta Xhemajli, Zana Berisha dhe Blerta Gubetini, kanë jetësuar mbrëmë shfaqjen “Top Girls”, dramë e Caryl Churchill që e pati premierën në teatrin ‘Royal Court’ në Londër më 28 gusht të vitit 1982. Kjo është hera e parë që ka ardhur në gjuhën shqipe, me ç’rast shfaqja ka shpalosur një hulumtim të thellë të ndjenjës së të qenurit përbrenda një shoqërie patriarkale, shkruan KultPlus.

E krijuar në mënyrë më moderne, me regji të Shkurtë Aliut, konsiderohet se shfaqja ka shpërfaqur mendësinë aktuale të sistemit patriarkal në Kosovë. Kontrollimi i jetës së gruas, ka qenë pika thelbësore nëpërmjet së cilës kanë rrjedhur situatat tinëzare nga më të ndryshmet. Gjashtë personazhet e portretizuara kanë sjell në jetë histori që qartazi tregojnë për rolin e gruas në shoqëri, çmimet që paguajnë ato për të arritur sukses në jetën profesionale por edhe atë personale.

“Top Girls” përqendrohet rreth Marlenes, një grua e cila është e investuar shumë në suksesin e grave në biznes. Ajo është një grua që ftohtësinë e konsideron si pikën më të fortë të saj. Në anën tjetër, të gjitha personazhet janë historikë dhe mjaft komplekse, ndërsa dialogët që mbulojnë njëra-tjetrën, shpalosin jetët e tyre në këndvështrime të llojllojshme. Karriera e suksesshme dhe jeta familjare e rregullt, janë dy pikëtakime që përplasen me njëra-tjetrën dhe personazhet “mund” ta arrijnë veç njërën.

Struktura e shfaqjes që nisi nën muzikë drithëruese, fiks në orën 19:49, është jolineare. Në të tria pjesët, historitë e grave kanë ngjashmëri në mënyrë paralele mes modernes dhe të vjetrës. Dehja, luajtja në bilardo, kërcimi, imitimi i burrave e këndimi, janë ato nëpërmjet së cilave shpalosen vuajtjet, brengat, dhimbjet dhe sekretet e tyre. Të gjitha historitë e pesë personazheve, e bëjnë Marlenen që pa ndalur, ta mendojë zgjedhjen e të hequrit dorë nga fëmija e saj, për të qenë e suksesshme në jetë.

Secili personazh është një grua imagjinare që është përballur në një mënyrë apo tjetër, me fatkeqësi të rënda. Disa nga to janë edhe përdhunimi, ndalimi i gruas në bibliotekë, presioni për të lindur djem, ndalimi i martesës me dikë nga fshati, largimi nga skllavëria e haremit, dëshmia e besnikërisë ndaj burrit, mangësitë e të drejtave të gruas mbi fëmijën, ekzistenca e festës së ‘hënës së plotë’ e shumë të tjera që në një mënyrë apo tjetër, ende janë ekzistenciale përbrenda shoqërisë, ndonëse jo aq të hasura si dikur.

Kjo premierë ka mirëpritur një numër të lartë të të pranishmëve të cilët mbushën Teatrin Dodona në numër maksimal. Shqipërimi nga Arturo Lena, skenografia nga Bekim Korça, kostumet e mahnitshme që i përkisnin epokave të ndryshme nga Arbnor Brahimi, muzika nga Trimor Dhomi, koreografia nga Robert Nuha dhe dizajni i dritave nga Skender Latifi, kanë qenë ato që i kanë dhënë një veçanti krejtësisht të rrallë kësaj premiere.

Për të treguar më shumë rreth shfaqjes dhe idesë pas saj, për KultPlus foli regjisorja Shkurtë Aliu.

“Ky tekst më është ofruar nga ArtPolis-i, si kooproduksion me teatrin Dodona. E kam lexuar dy herë meqë ka qenë një tekst shumë voluminoz. Kjo që e keni parë ju, është ndoshta gjashtëdhjetë përqindje e tekstit, sepse është reduktuar shumë, ngaqë me tekstin origjinal do të zgjaste tri apo katër orë me pauza. Jam munduar t’i prek të tri skenat nga pak dhe jam munduar të krijoj një lidhje skenike në aspektin dramaturgjik, për arsye se të gjitha janë ndryshe dhe nuk kanë lidhshmëri më njëra-tjetrën”, thotë Aliu.

Sipas saj, gjashtë personazhet i shpjegojnë sfidat e tyre gjatë jetës, për t’i arritur synimet dhe në fund është ai emëruesi i përbashkët ‘sistemi patriarkal’ që tregon për pengesat e sakrificat që i kanë bërë të gjitha, secila në mënyrën e vetë, pavarësisht rrugës që e kanë zgjedhur.

“Shfaqja për mesazh ka që gratë pavarësisht sakrificave të tyre, asnjëherë nuk duhet të ndalen, e sidomos për të drejtat e tyre dhe normalisht që gjinia tjetër duhet të jetë më tolerante”, përfundon ajo.

Ndërsa, aktorja Donikë Ahmeti për KultPlus shpalosi vështirësitë për të portretizuar rolin e Marlenes.

“Unë e shoh Marlenën sikur një grua që e ka parë mënyrën e vetme drejt suksesit, që duhet me e mohu vetën e vetë personale dhe me vazhdu me vetën e saj në karrierë, gjë që ndoshta nuk është edhe aq feministe. Unë si nënë e dy fëmijëve, jam e rrethuar prej një rrethi feminist dhe e kam një sistem mbështetës të mrekullueshëm, që më mundësohet mua të bëj një karrierë, gjë që personazhi i Marlenes nuk e ka pasur këtë rehati. Të gjitha karakteret janë gra revolucionare që në kohën kur kanë jetuar, kanë bërë diçka që gruaja nuk ka guxuar të bëjë hiç”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, secili personazh ka thyer barrierat e kohës dhe tabutë në atë kohë. Por në anën tjetër, jeta e tyre ka qenë e mbushur me plot sakrifica e mundime.

Repriza e parë e “Top Girls” vjen më 26 tetor në kuadër të “Kosovo Theatre Showcase 2022”.

“Top Girls” realizohet në kuadër të projektit “HumanRightivism” implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF, përkrahur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë”. / KultPlus.com

Shfaqja “Top Girls” sonte premierë në Teatrin Dodona

Shfaqja “Top Girls”,  dramë e Caryl Churchill e cila u dha premierë në Teatrin Royal Court në Londër më 28 gusht të vitit 1982, pas rrugëtimit të gjatë ndër vite, tashmë po vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, përcjellë KultPlus.

“Top Girls”, shfaqje kjo që vjen si eksplorim i asaj se çfarë do të thotë të krijosh një jetë brenda një shoqërie patriarkale.

“Top Girls” vjen në Kosovë në një version modern me regji të Shkurtë Aliut, dhe shpërfaq mendësinë aktuale të sistemit patriarkal në Kosovë, teksa shpalos mënyrat tinëzare në të cilat patriarkati kontrollon jetën e grave.

Shfaqja eksploron rolet që janë në dispozicion të grave në shoqërinë moderne, tregon çmimin që gratë paguajnë për sukses në jetën profesionale dhe gjithashtu se çfarë do të thotë të jesh një grua e suksesshme në shoqëri.

Në shfaqje luajnë aktoret: Donikë Ahmeti, Vjosë Tasholli, Molikë Maxhuni, Zhaneta Xhemajli, Zana Berìsha dhe Blerta Gubetini.

Premiera e shfaqjes vjen sonte, në ora 19:00 në Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”. 

“Top Girls” realizohet në kuadër të projektit “HumanRightivism” implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF, përkrahur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë”. /KultPlus.com

“Top Girls” vjen premierë në Prishtinë, shpërfaq mendësinë e sistemit patriarkal në Kosovë

Shfaqja “Top Girls”,  dramë e Caryl Churchill e cila u dha premierë në Teatrin Royal Court në Londër më 28 gusht të vitit 1982, pas rrugëtimit të gjatë ndër vite, tashmë po vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, përcjellë KultPlus.

Teatri Dodona në bashkëpunim me Artpolis – Art and Community po sjellin premierën e shfaqjes “Top Girls”, shfaqje kjo që vjen si eksplorim i asaj se çfarë do të thotë të krijosh një jetë brenda një shoqërie patriarkale.

“Top Girls” vjen në Kosovë në një version modern me regji të Shkurtë Aliut, dhe shpërfaq mendësinë aktuale të sistemit patriarkal në Kosovë, teksa shpalos mënyrat tinëzare në të cilat patriarkati kontrollon jetën e grave.

Shfaqja eksploron rolet që janë në dispozicion të grave në shoqërinë moderne, tregon çmimin që gratë paguajnë për sukses në jetën profesionale dhe gjithashtu se çfarë do të thotë të jesh një grua e suksesshme në shoqëri.

Në shfaqje luajnë aktoret: Donikë Ahmeti, Vjosë Tasholli, Molikë Maxhuni, Zhaneta Xhemajli, Zana Berìsha dhe Blerta Gubetini.

Premiera e shfaqjes vjen më datë 18 tetor, në ora 19:00 në Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”. 

“Top Girls” realizohet në kuadër të projektit “HumanRightivism” implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF, përkrahur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë”. /KultPlus.com



Plagët tona si popull dalin në pah nga brendësia e artistit Mentor Zymberaj, monodrama “Arka” i sjell në një dimension tjetër

Era Berisha

Një sakrificë e personazhit i cili për vëllaun e tij të vogël bënë pothuajse çdo gjë të mundur vetëm që ai të shërohet ose të paktën që të jetë pranë tij në momentet më të dhimbshme, shumë shpejtë merr një kahje krejt tjetër. Kjo sakrificë del të jetë asgjë tjetër pos një “rebelim i kotë”, me ç’rast është krijuar edhe thelbi kryesor mbi të cilin mbrëmë premiera e monodramës “Arka” nga Mentor Zymberaj ka gjetur shtëpinë pikërisht në skenën e Teatrit Dodona, shkruan KultPlus.

Në momentin kur ora shënoi fiks 19:42, dritat e ngrohta të vendosura anash në hapësirë po zbeheshin dalëngadalë derisa terri kaploi gjithë të pranishmit. Salla e mbushur me prezencën e audiencës fillimisht u përplas me një imazh që lehtazi ka zgjuar kujtime të shumta. Një arkë e mbuluar me një çarçaf të bardhë mu në mes të skenës, përcolli një ndjenjë të familjaritetit. Pa asnjë zhurmë të vetme, qetësia absolute ishte elementi që ka rrethuar daljen në skenë të aktorit Mentor Zymberaj, shprehjet e së cilit vinin këndshëm në pah nga drita verbuese që i binte mbi fytyrë.

Një emocion i dhimbshëm në sytë e tij paralajmëroi për një histori të vështirë por mjaft të njohur për popullin tonë. Fjalët: ‘E di nanë, që t’ka marrë malli‘, ishin ato që thyen heshtjen në skenë. Nën dritën e llambës të vendosur lartë mu mbi pozitën e arkës, personazhi që erdhi nën aktrimin e veçantë të Mentor Zymberaj, ka rrëfyer brengat e shumta, pra ato të cilat kanë rënduar fort shpirtin, zemrën dhe mendjen e tij deri në një pikë të papërballueshme.

Qysh në fillim, kujtime nga më të ndryshmet të këtij personazhi zunë vendin e tyre preciz. “Ora e shtëpisë“,“Fotografitë“,“biçikleta“,“Hajmalia“,“këmisha e babës“, “Kravata e maturës“, janë vetëm disa nga faktorët që luajtën rolin e rëndësishëm dhe tejet të saktë në rrjedhën e shfaqjes. Ndërsa, përpos elementeve të lartpërmendura, atëherë kur ‘fyelli i gjyshit‘ nxirret nga arka dhe aktori Zymberaj nis interpretimin mbresëlënës, shumë shpejt na shfaqet një dimension befasues që në fakt kjo monodramë përmban.

Nëse dhimbja, vuajtja dhe dëshpërimi do të shndërroheshin në formën e njeriut, atëherë roli i Zymberajt, do të kishte marrë lehtësisht vendin e tyre. Personazhi të cilin ai e portretizon dhe e mban gjallë për gjatë gjithë kohës, shpalos pamundësinë për të mbajtur në jetë të vëllain gjashtë vjeçar që i ka vdekur nga një sëmundje e rëndë. Ai si një student i shkëlqyer i arteve, e kaloi gjithë rininë në dheun e huaj, duke kaluar Evropën ilegalisht por që për të kjo mbetet thjesht një “rebelim i kotë“.

Dalëngadalë, ai ulet mbi arkë, vendos duart dhe kokën mbi të, teksa një dritë e kuqe rrethon gjithë skenën, duke sinjalizuar për një tjetër rrëfim, por kësaj radhe të nënës së tij, e cila po ashtu nuk ishte më gjallë. Nga një copë letre, ai merr vesh për gjithë situatat që ka humbur derisa ai ishte larg shtëpisë. Babai i tij kishte vdekur menjëherë pas të vëllait, duke mos mundur të përballonte vdekjen e të birit, motra e tij ishte zhdukur diku larg për të sjellë në jetë veprat e pabotuara të babait të saj në mënyrë që vepra gjeniale e tij të respektohej, ndërkohë që nëna e tij e sëmurë nuk mundi t’i bëjë ballë sëmundjes që e kishte gjymtuar pa prezencën e asnjërit nga familja e saj.

Kështu krejt në fund, një vijë melodike muzikore fut rrënjët në mbylljen e kësaj shfaqjeje. Personazhi ka qenë shumë specifik e po ashtu ka pasur shumë ndryshime nga pësimet e njëpasnjëshme. Duke marrë parasysh kontaktin me arkën dhe gjithë çka ka përjetuar familja e tij, krejt në fund ai shndërrohet në palaçon e vëllaut të vet. Andaj, kjo është ajo simbioza që e ndërlidh fillimin, zhvillimin dhe fundin e kësaj shfaqje.

“Arka“ solli përjetimet që flenë nëpër qoshet e kujtimeve të shumicës nga ne. Kjo monodramë përpos frymës origjinale që mban dhe një skenari brilant që zhvillohet nëpër tri segmente, me pjesëmarrjen e qëlluar të Igballe Qenës në vokal dhe solistes Yllka Kuqi si dhe precizitetin e udhëheqësve teknik si Bedri Maloku dhe Fadil Bekteshi, ka përthekuar një publik të tërë, duke i dërguar ata nëpër vazhdën e emocioneve të ndryshme që ndonjëherë edhe binin ndesh me njëra-tjetrën.

Autor, regjisor dhe aktor i monodramës “Arka“ është vetë Mentor Zymberaj. Asistent regjie është Mirak Zymberaj, kostumografia vjen e punuar nga Mrikë Zymberaj si dhe realizimi i muzikës nga kompozitori Astrit Pallaska. Po ashtu, regjistrimi i vokalit është bërë nga dirigjenti Memli Kelmendi.

Kjo monodramë është shkruar që disa vite. Ideja për ta realizuar ka qenë shumë më herët. Është botuar në mesin e katër monodramave më të suksesshme të Mentor Zymberajt, që s’ka qenë e inskenuar. Tash është inskenuar dhe është barazuar me të tjerat. Koncepti i regjisë ka zgjatur rreth katër apo pesë muaj, në bashkëpunim me idenë se si të plasohet dhe që dy muaj janë mbajtur ditët e provave derisa është realizuar.

Për të treguar më shumë rreth shfaqjes si dhe procesit të realizmit, për KultPlus foli aktori Mentor Zymberaj.

“Pasi që jam edhe autor, gjithmonë ideja si artist është se çfarë duhet të thuhet dhe se cila temë është më aktuale. Besoj që këto shkrimet tona nganjëherë kanë qenë të imponuara për shkak të nevojave që i kemi në familjet tona, në mënyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin, andaj më është dukur që kjo temë është mjaft e afërt, e ndjeshme por edhe e nevojshme për popullin tonë, duke marrë parasysh dhe pasojat që na ndodhin neve si familje. Mendoj që kjo temë është mjaft e nevojshme që të konsumohet, të shihet prej popullit tonë së pari e pastaj në vende të tjera të botës“, thotë ai.

Sipas tij, si autor ai beson se në njëfarë forme ia ka arritur qëllimit, pastaj koncepti regjisorial si regjisor, për të ka qenë shumë më i lehtë për shkak të idesë autoriale.

“Kur je në treshen autoriale, nuk është e lehtë sepse lufta është në tri segmente. Plasohet ideja si autor, pastaj gjetja e një koncept të bukur dhe atraktiv regjisorial dhe në anën tjetër ndërtohet karakteri për të cilin dhe jam i thirrur. Kështu që, forma ime e punës është pak më specifike sepse punoj kryesisht vetëm. Tema është krejtësisht origjinale dhe idetë më kanë rrjedh gjithmonë nga brendësia, pra prej plagëve tona, prej temave tona që ka nevojë populli ynë. Kështu që jam shumë i kënaqur sepse ekziston një origjinalitet në realizim“, shpalos Zymberaj.

“Është gjetë një ritëm i bukur i shfaqjes që të dëgjohet, të thuhet por edhe të luhet”, përfundon Zymberaj.

/ KultPlus.com

Publikohet orari i shfaqjeve për muajin maj në Teatrin Dodona

Teatrot vendorë kanë publikuar oraret e shfaqjeve për muajin maj.

Kështu, Teatri Dodona për këtë muaj është kujdesur që të sjellë shfaqje të ndryshme, të veçanta për publikun.

Në mesin e shfaqjeve që do të jepen për këtë muaj janë: “Lira dhe Titi”, “Top Girls”, “Gjyshi dhe rrepa”, “Eli” dhe “Kësulëkuqja”.

Edhe muajin që lamë pas, Teatri Dodona i ofroi shfaqje nga më të ndryshmet audiencës shqiptare. / KultPlus.com

Teatri Dodona publikon orarin e shfaqjeve për muajin shkurt

Teatri Dodona po vazhdon të sjellë shfaqje të reja, ku edhe së fundmi ka publikuar orarin për muajin shkurt, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Teatri Dodona njoftoi se do të shfaqen pesë shfaqje për muajin që po vjen.

Pra, shfaqja e parë do të jetë “Gogoli” nga Arian Krasniqi me regji të Mentor Berishës, e cila do të jepet më 5 shkurt me fillim nga ora 12:00.

Në anën tjetër, ky muaj do të mbyllet më 27 shkurt me shfaqjen “Ditëlindja” nga Ivor Martinic, dhe regji të Ilirjana Arifit. /KultPlus.com

Teatri Dodona publikon orarin për muajin janar

Teatri i Qytetit të Prishtinës, Dodana, ka bërë publikimin e shfaqjeve të muajit janar, shkruan KultPlus.

Shfaqjet me kukulla për fëmijë do të përkujdesen që t’i dhurojnë buzëqeshje në fytyrë secilit fëmijë që do ta vizitojë teatrin këtë muaj.

Duke filluar nga e shtunja më 8 janar me shfaqjen “Mustaqoshi Larosh”, e deri të dielën e 30 janarit, kur edhe do të jepet shfaqja tjetër me kukulla, “Gjyshi dhe rrepa”.

Shtatë shfaqje për fëmijë do të shfaqen gjatë këtij muaji në Teatrin Doda. /KultPlus.com

7 dhjetor jepet shfaqja ‘Qyteza e Humbur’

Shfaqja “Qyteza e Humbur” do të jepet më 7 dhjetor si premierë në Teatrin Dodona, shkruan KultPlus.

Dramë-komedia e John Carianit me regji të Agon Myftarit kanë njoftuar se shfaqja “Qyteza e Humbur” do të shfaqet për tre ditë rend në teatrin Dodona.

Në këtë shfaqje do të luajnë: Arta Lahu, Ermal Sadiku, Leonit Maloku, Molikë Maxhuni, Vjosë Tasholli.

Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Njomëza Luci dhe dizajni i dritave nga Skender Latifi. /KultPlus.com

Fillon rinovimi i teatrit ‘Dodona’

Pas plotësimit të trupës rezidente të aktorëve, tashmë ka filluar edhe rinovimi i objektit të teatrit ‘Dodona’.

Përmes një postimi në Facebook, drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha, ka njoftuar se sot kanë inspektuar për së afërmi punimet, ku pas këtij rinovimi dyert e teatrit do të happen për aktivitetet e shumta që i presin, shkruan KultPlus.

Postimi i plotë:

Per Teatrin DODONA po nis nje etape e re 🎭

Plotesimi i trupes rezidente te aktoreve te Teatrit “Dodona” ishte vetem fillimi i nje nisme te re per teatrin e qytetit.

Tashme kemi fillu edhe renovimin e “Dodones” ne menyre qe viti i ri sezonal 2021/2022 te na gjeje ne kushte me te mira.

Sot bashke me Visar Krusha kemi inspektu per se afermi punimet qe jane duke u bere dhe jemi te lumtur qe pas ketij renovimi dyert e teatrit do te hapen per shume aktivitete dhe presim qe prodhimi te shtohet e publiku te shijoje sa me shume shfaqje.

Gjithashtu, gjate muajit shtator do te hapim thirrjen per subvencionimin e shfaqjeve teatrale te cilat do te mbahen ne Teatrin e Qytetit “DODONA”.

“DODONA” e meriton te kthehet ne piken ku ka qene dhe te fitoj lavdine e dikurshme./KultPlus.com

Pesë aktorë të rinjë i shtohen trupës rezidente të Teatrit “Dodona”

Pas konkursit të hapur nga Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës për pranimin e pesë aktorëve të rinjë në teatrin ‘Dodona’, sot janë shpallur rezultatet, përcjellë KultPlus.

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha ka njoftuar se sot bashkë me drejtorin e Teatrit të Qytetit “Dodona”, Visar Krusha, kanë mirëpritur pesë (5) aktorët e përzgjedhur për trupën rezidentet të Teatrit “Dodona” të cilët njëherit kanë nënshkruar kontratat e tyre.

Aktorët e përzgjedhur nga konkursi janë: Molikë Maxhuni, Arta Lahu, Vjosë Tasholli, Leonit Maloku, Ermal Sadiku.

Teatri Dodona deri më tani ka funksionuar vetëm me katër aktorë rezident, kurse nga sot numri i përgjithshëm i aktorëve rezident do të jetë nëntë (9).

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha gjithashtu është shprehur se po synojnë që ky numër të plotësohet në të ardhmen dhe trupa rezidente e Teatrit të Qytetit të Prishtinës të jetë në minimum me njëzetë (20) aktorë rezidentë. / KultPlus.com

‘Ditëlindja’ që shpërfaqi ‘çlirimin’ nga dashuria e madhe familjare që shpie deri në viktimizim

Suada Qorraj

Në ditëlindjen e 25-të të Denisit, nëna e tij sikurse në çdo ditëlindje tjetër, fillon përgatitjet për festë. Denisi që kohë më parë mund të ecte ngadalë, tashmë karrocën e ka mik të përjetshëm. Kurse nëna e tij jeton mes dhimbjeve dhe tendencës për të mohuar realitetin.

Pjesë e familjes ishte edhe gjyshja që jetonte në dy dimensione të ndryshme, të shkuarën dhe të ardhmen, por e plotë në asnjërën prej tyre. Mes harresës dhe kujtimeve që nuk ekzistojnë, për njerëz që kurrë s’kanë jetuar. Një motër që më shumë se kurrë i duhet një nënë për takimin e saj të parë, dashurisë, por mbi të gjitha këshillat mbi të cilat ndërtohet e ardhmja drejt së panjohurës, dashurisë së pafaj. Një baba që nuk duket e nuk flet kurrë, një gjysh që jeton më një këmbë mbi varr. Por, dhe një teze, që njëlloj sikurse nëna, jeton në vetëmohim të realitetit që e rrethon. Një mike, dashuria e së cilës shkon përtej miqësisë. E në mes të kësaj, djali i ditëlindjes, Denisi, i rrethuar mes dashurisë e kujdesit të madh, duke e izoluar kështu edhe më tepër.

Ky rreth përbënte gjithë dramën që kishte ngërthyer shfaqja ‘Ditëlindja’, titulli origjinal i së cilës është ‘Djali im vetëm ecë pak më ngadalë’, e që mbrëmë u dha premierë në teatrin ‘Dodona’.

Përballja e tre brezave të ndryshëm të një familjeje që krahas zbulimit të vetvetes dhe ndjenjave të tyre, fillojnë të njohin njëri tjetrin, u shpalos në mënyrën më të mirë.

Pikërisht kjo ‘Ditëlindje’ nuk është nga ato të zakonshmet që përfundojnë me festë të madhe e të lumtur. Kjo ‘Ditëlindje’ na bënë të reflektojnë për realitetin në të cilin shumica prej nesh jetojnë, e njëkohësisht edhe gatishmërisë sonë për tu bërë një me të. E kjo dramë e shkruar nga autori korat, Ivor Martinić, u jetësua për publikun kosovar nga regjisorja, Iliriana Arifi dhe nën lojën e aktorëve si: Rebeka Qena, Labinot Raci, Igballe Qena, Bislim Muçaj, Sheqerie Buçaj, Florenta Bajraktari dhe Alketa Sylaj.

Në një prononcim për KultPlus, regjisorja pohoi se kishte mbetur e magjepsur kur e kishte lexuar tekstin për herë të parë dhe pikërisht këtu kishte filluar dhe jetësimi i kësaj drame.

Tutje Arifi ka shtuar se beson që është përcjellë mesazhi i shfaqjes sepse personazhet e kësaj shfaqjeje janë ata që shpërfaqin ‘çlirimin’ nga dashuria e madhe familjare.

“Shpresoj dhe besoj fuqishëm që është pranuar mesazhi që kemi dashur ta përcjellim për shkak se nuk është veç personazhi i Denisit ai që sjell një mesazh, një lloj ‘çlirimi’ banal nga dashuria e madhe familjare që e rrethon sepse fundja duhet një çlirim i tillë për të vazhduar jetën dhe ta pranosh atë ashtu siç është” , ka thënë ajo.

Regjisorja mes të tjerash thekson se shfaqja sjellë dashurinë e pakusht të nënës ndaj fëmijës, dhimbjen dhe dilemat që e shoqërojnë atë, por mbi të gjitha shkëputjen që duhet të ndodhë mes fëmijës, që tashmë është rritur dhe kujdesit të tepruar të nënës.

“Është përballja e saj me realitetin, shkëputja e saj ndaj djalit, ajo rruga e qumështit që ndodhë mes fëmijës dhe nënës kur arrijnë në një moshë të pjekur. Këta është dashur ta bëjnë një shkëputje në të cilën djali veç se duhet të ndjehet i lirë, por të njëjtën kohë edhe nëna duhet të çlirohet nga ndjenja e kujdesit të tepruar ndaj fëmijës”, shtoi ajo.

Sipas saj dashuria e tepruar ndaj fëmijës, në këtë rast Denisit, fillon ta viktimizoj atë. Ndonëse një dashuri e tillë duhet të ekzistojë, nëna duhet ta kuptojë se duhet të tërhiqet dhe të lejoj fëmijën të jetoj i lirë.

‘Ditëlindja’, ngërtheu në vetvete emocione të përziera. Komedia dhe humori i zi që sillet aq mjeshtërisht nga aktorët të bënë të qeshësh e të qash në të njëjtën kohë. Të rikthen në situata që nëse jo krejtësisht të njëjta, përafërsia e tyre dikur është jetuar e përjetuar nga ana jote.

Portretizimi i tre brezave të ndryshëm shpërfaqë gjendjen e një familjeje tipike, e një shoqërie që jeton në mohim të realitetit.

Denisi, djali që feston 25 vjetorin e tij të lindjes, tashmë në karrocë, dikur ishte një fëmijë që vraponte, e më vonë një i rritur që lëvizte me paterica, erdhi mjeshtërisht natën e mbrëmshme nën lojën e aktorit, Labinot Raci.

Për Racin, portretizimi i këtij roli krahas punës dhe lojës që duhet bërë me karrocë ka qenë edhe një ngarkesë e ka sjell emocione të përziera gjatë tërë kohës. Sipas tij ‘Ditëlindja’ tregon një realitet të hidhur të shoqërisë tonë për faktin se kujdesi dhe vetëmohimi i tyre i bënë personazhet, sikurse ai i Denisit, të ndihen keq.

“Realiteti është i hidhur për të gjithë, jo për pjesën pse dikush është invalid dhe është në karrocë, por për pjesën se sa mund ta pranoj shoqëria jonë e sidomos familja. Ata pa dashur, me mendimin që të ju ndihmojnë e të kujdesen për ta, i bëjnë të ndihen keq”, tha për KultPlus aktori.

Tutje ai ka shtuar se ndjesia shpirtërore e gjithsecilit, dashuria që japim për njëri tjetrin në cilëndo situatë që ndodhemi është vetëm një nga mesazhet që përcjellë kjo shfaqje. Por, e bukura e kësaj shfaqjeje nuk ndalet këtu. Regjisorja Iliriana Arifi bëri bashkë në skenën e teatrit anëtarë të familjes që lanë gjurmë në artin dhe kulturën e vendit tonë. Ajo për herë të parë solli përballë publikut në një skenë e shfaqje të vetme, nënë e bijë, Igballe e Rebeka Qenën. Madje edhe në shfaqje ato portretizojnë nënën dhe të bijën. “Ka 50 vite që kam ëndërruar me qenë në skenë me vajzën – është një ndjesi shumë e veçantë, normal edhe afërsia si vajzë – nanë, por edhe si kolege. Ndonjëherë kemi kritiku njëra tjetrën, e herë të tjera kemi përkrah njëra tjetrën”, tha Igballe Qena për KultPlus, teksa shpjegonte ndjesinë e të qenurit për herë të parë në një skenë me të bijën.

Për Qenën e cila në shfaqje pati rolin e Anës, gjyshes së Denisit, e cila mes harresës së saj, jeton me familjen e vajzës, nënës së Denisit, përshtatja me këtë personazh nuk ishte aq e vështirë.

“Rol shumë delikat, por gjatë procesit të punës jam ndjerë shumë rehat, gjithashtu edhe me rolin”, pohoi ajo. Tutje tregoi se momentet që përjetohen përmes këtij roli janë të pandashme, por po aq të bukura dhe me peshë në vete.

“S’mund ti ndash se secila e ka atë peshën në vete, e bukura është kontakti me nipin që është i veçantë sepse gjithmonë gjyshërit kanë afërsi me nipa dhe mbesa dhe i ndajnë sekretet së bashku më shumë sesa me fëmijët e tyre. Brenda një dite ka ngjare ku shihet situata e një familjeje, secili moment është i veçantë dhe i bukur”, shtoi Igballe Qena.

Kurse për aktoren Rebeka Qena, realizimi i kësaj shfaqjeje ka qenë një punë interesante dhe intensive e përcjellë gjatë tërë kohës me harmoni. Ajo ka potencuar se shfaqja sjellë një realitet që ekziston në mesin tonë e që shumë shpesh mohohet.

“Flet për atë se çka do të thotë të jesh ndryshe dhe çka do të thotë kur nuk të pranojnë dhe sa e vështirë është dhe për veten ta pranosh pse je ndryshe, por njëkohësisht edhe sa ju dhemb kjo njerëzve përreth teje. Pikërisht këtu më lindin pikëpyetjet për mënyrën se si ne në rrugë diskriminojmë të tjerët që ballafaqohen çdo ditë me sfidat dhe problemet e veta. Në një formë është një porosi që të dashurohemi dhe të jetojmë jetën duke ndjerë momentin”, potencoi Rebeka Qena për KultPlus.

Pjesë e familjes ku problemet sa janë të dukshme prapë vazhdojnë të mbahen në vete, është edhe tezja e Denisit, gruaja që njëlloj sikurse motra e saj jeton në mohim të realitetit, ngase vetëm atëherë kur ulet në tavolinë mes rrëfimeve të së vërtetës gjen forcën të tregoj se i biri i saj është homoseksual. Pikërisht rolin e kësaj gruaje nën ndikim të përhershëm të tabletave dhe kërkimit të dashurisë, e jetësoj mbrëmë aktorja Sheqerie Buçaj.

Për KultPlus aktorja pohoi se jo vetëm roli i saj, por të gjitha personazhet së bashku nëpërmjet humorit të zi zbërthejnë një realitet të një jete në probleme dhe dashurisë së munguar.

“Mesazhi i shfaqjes është një rreth që jemi duke e bërë e gjithë bota, të gjithë njerëzit janë duke u përballur me problemet e veta e që nuk merret me të tjerët dhe s’ka dashuri”, përfundoi ajo.

Shfaqja ‘Ditëlindja’ – (Djali im vetëm ecë pak më ngadalë), publikun e teatrit ‘Dodona’ që për rreth një orë e gjysmë i dhuroi lot e të qeshura, e ngriti në këmbë për të dhuruar një duartrokitje të madhe e disa minutëshe. Por, kritikat e mira për këtë shfaqje nuk përfunduan brenda dyerve të këtij teatri. Dramaturgu, Jeton Neziraj, në një postim në Facebbok përgëzoi regjisoren dhe aktorët për pasionin, punën e ndjeshmërinë që përcollën përmes shfaqjes.

“Urime ekipit e teatrit Dodona për këtë shfaqje t ‘shkëlqyeshme! Bravo, Iliriana Arifi, për ndjeshmërinë, pasionin e punën me kaq përkushtim! Bravo aktorëve që na kanë mahnitë: Sheqerie Buqaj, Igballe Qena, Rebeka Qena, Alketa Sylaj, Labinot Raci, Bislim Muçaj e Florenta Bajraktari. Për publikun: shkoni e shiheni, kurdo qe ju jepet rasti, ia vlen, 1 milion herë!”, shkroi ai.

Ju kujtojmë që repriza do të shfaqet sonte në teatrin ‘Dodona’ me fillim nga ora 19:30. / KultPlus.com

‘Ditëlindja’ dhe ‘Gogoli’, shfaqje premierë në Dodonë

Përgjatë muajit qershor në Teatrin Dodona do të jepen dy premiera, shkruan KultPlus.

Më 8 qershor me fillim nga ora 19:30 do të jepet premiera e shfaqjes “Ditëlindja” nga Ivo Martinić, në regji të Ilirjana Arifit, në skenën e mbrëmjes.

Kurse më 19 qershor me fillim nga ora 12:00 do të jepet premiera e shfaqjes “Gogoli” nga Arian Krasniqi, në regji të Mentor Berishës në teatrin për fëmijë./ KultPlus.com

Hapet konkursi për 5 aktorë të rinjë në Teatrin Dodona, Berisha: Synojmë që numri i aktorëve rezident të arrijë në 20

Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës ka hapur konkurs për pranimin e pesë aktorëve të rinjë në teatrin ‘Dodona’, shkruan KultPlus.

Teatri Dodona deri më tash ka pasur vetëm katër aktorë rezident, kurse pas këtij konkursi numri i përgjithshëm i aktorëve rezident do të arrij në nëntë.

Në një postim në Facebook drejtori për kulturë në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha ka shkruar se synojnë që këtë numër ta plotësojnë të ardhmen me së paku njëzet aktorë.

“Edhe pse me keta numra trupa rezidente e Teatrit te Qytetit Dodona do te arrije ne nente (9), ne do te synojme qe ky numer te plotesohet ne te ardhmen dhe trupa rezidente e teatrit te qytetit te Prishtines te jete me minimum njezet (20) aktore”, ka shkruar ai,

Ndërkaq në konkursin e hapur nga aplikantët kërkohet që të kenë njohuri në fushën përkatëse të punës të fituar përmes arsimit universitar, të ketë aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike që dalin nga procesi i punës, të njohë gjuhën shqipe në nivel të shkëlqyer në të shkruar dhe lexuar, e domosdoshme dhe gjuhët tjera zyrtare, si dhe diplomën universitare në aktrim me së paku dy vite përvojë pune të dëshmuar.

Konkursi do të jetë i hapur që nga data 22.04.2021 deri më 06.05.2021./ KultPlus.com

https://prishtinaonline.com/uploads/konkurs_-_shqip-_aktor.pdf?fbclid=IwAR0vBTyq4aqpEdqpWGX-QGWh1g5GDuJ-pgg_SxfU6xrLugkFWuLDRJY-qFQ

Shfaqja për fëmijë ‘Mik-Mik’ përsëri në teatrin ‘Dodona’

Në Teatrin “Dodona” po bëhen përgatitjet e shfaqjes për fëmijë  “Mik-Mik, e cila do të  shfaqet përsëri me datën 27.02.2021 dhe 28.02.2021, përcjell KultPlus.

Shfaqja është realizuar nën regjinë dhe skenarin e Kaltërim Balajt.

Në shfaqje do të luajnë Bashkim Ramadani dhe Rifat Smani,  ndërsa skenografia dhe kostumografia është  bërë  nga Vesa Bunjaku dhe muzika nga Memli Kelmendi.

Shfaqja “Mik-Mik”, flet për ujkun e  stepave, Kojoti, është shumë i uritur dhe dëshiron ta gjuajë zogun që vrapon, Mik-mik, përmes kurtheve dhe truqeve që Kojoti i shpikë, por fatkeqësisht për të, Mik-miku iu ikë pa problem kurtheve të Kojotit, ndërsa Kojoti bie në kurthet që i ka vendosur vetë.

Në këtë aventurë të ndjekjes dhe ikjes në mes tyre, ata e krijojnë një lloj miqësie dhe duket sikur nuk munden të rrinë pa njëri tjetrin. Kjo aventurë e re dhe e bukur për më të vegjlit, është me motive nga filmi i animuar “Roadrunner” dhe i dedikohet fëmijëve të moshave 3+. / KultPlus.com

Shfaqja “Teo, qeni i rrugës” vjen premierë në teatrin “Dodona”

Teatri “Dodona” do t’i hapë dyert për t’i falur momente të bukura fëmijëve nëpërmjet shfaqjes premierë “Teo, qeni i rrugës” për dy ditë me radhë, shkruan KultPlus.

Në shfaqjen “Teo, qeni i rrugës” me regji të Elhame Kutllovcit, shikuesit do të kenë rastin të shohin një rrëfim artistik për një qen që jeton në rrugë dhe të cilin tenton ta marr protagonisti, Lumi.

Teo është një qenush i vogël që jeton rrugëve i vetmuar dhe kërkon ushqim dhe dashuri. Lumi dëshiron ta ketë një qen, por nëna e tij nuk i do qentë në shtëpi. Lumi dhe Teo takohen dhe krijojnë miqësi, por miqësia e tyre hasë në vështirësi, pasi që shumë njerëz përreth tyre nuk janë dashamirë të qenve ashtu siç është Lumi.

Rrëfimi është i bazuar në librin “Teo, qeni i rrugës” me ilustrime nga Tiziano Beber dhe storie nga Sara Carlin. Ndërkaq aktorët të cilët do të jetësojnë rolet në këtë shfaqje janë: Drin Lumi, Edon Shileku dhe Vjosë Tasholli.

Fëmijët do të kenë rastin të zënë vendet e tyre në ulëset e Teatrit “Dodona” më 21 nëntor duke filluar nga ora 12:00 dhe një ditë pas, më 22 nëntor duke filluar nga ora 12:40.

Shfaqja “Teo, qeni i rrugës” është mbështetur nga Komuna e Prishtinës. /KultPlus.com

Teatri ‘Dodona’ hapë dyert me premierën e shfaqjes për fëmijë ‘Mik – Mik’

Teatri ‘Dodona’ ka hapur dyert për shikuesit pas mbylljes që nga fillimi i pandemisë, me premierën e shfaqjes për fëmijë “Mik – Mik”, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se përgjatë këtij muaji krahas kësaj shfaqje do të jepen edhe shumë të tjera, por me respektimin e masave kundër virusit.

“Pas një kohë të gjatë, Teatri i Qytetit “DODONA” hapi dyert e veta per shikuesit me premierën e shfaqjës për fëmijë “Mik-Mik”. Në Teatrin e Qytetit “DODONA” përgjatë muajit tetor do të mund të shihni edhe shfaqje të tjera duke respektuar të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër Covid-19.”, ka shkruar Ahmeti.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Pas një kohë të gjatë, Teatri i Qytetit “DODONA” hapi dyert e veta per shikuesit me premierën e shfaqjës për fëmijë “Mik-Mik”.

Shfaqja “Mik-Mik” vjen me skenar e regji nga Kaltrim Balaj e skenografi e kostumografi nga Vesa Bunjaku.

Në Teatrin e Qytetit “DODONA” përgjatë muajit tetor do të mund të shihni edhe shfaqje të tjera duke respektuar të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër Covid-19.

Bashkë do ta tejkalojmë këtë situatë të re në teatër dhe ta shijojmë e mbajmë gjallë magjinë e teatrit edhe në këto kohëra të vështira për të gjithë!

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe ju mirëpresim!/ KultPlus.com

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3415262105210279

Teatri ‘Dodona’ publikon programin e shfaqjeve për muajin tetor

Teatri ‘Dodona’ do të filloj të jap shfaqje për fëmijë çdo të shtunë dhe të dielë me vetëm një termin, atë të orës 12:00, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtoresha për kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli, e cila në Facebook ka publikuar rregullat të cilat duhen respektuar gjatë kësaj kohe.

Më poshtë mund të lexoni statusin e saj të plotë:

Jemi shumë të lumtur që po e publikojmë programin e shfaqjeve që do të jepen gjatë muajit tetor. Për të pasur një koordinim sa më të mirë me publikun në menaxhimin e pandemisë, ju njoftojmë për masat për parandalimin e COVID-19 që duhet të respektohen në teatër, si dhe rregullat e reja që kanë dalur konfrom këtyre masave, si në vijim:

1. Shfaqjet për fëmijë në skenën TEATRI PËR FËMIJË do të jepen të shtunën dhe të dielën, me vetëm nga një termin, dhe atë prej orës 12:00;

2. Biletat mund blihen çdo ditë pune (e hënë-e premte), prej orës 12:00 – 15:00, në sportelin e biletave në Teatrin Dodona, kurse rezervimet mund të bëhen vetëm përmes telefonit 038-230-623 në të njëjtin orar. Në ditët kur ka shfaqje për fëmijë, të shtunën dhe të dielën, nuk mund të bëhen rezervime dhe biletat do të shiten vetëm për ata që i kanë rezervuar ato ditëve të javës. Për shfaqjet në SKENËN e MBRËMJES, biletat mund të blihen edhe në ditët kur ka shfaqje. Numri i ulëseve për të gjtha shfaqjet është i kufizuar;

3. Të gjithë personave që futen në teatër do t’u matet temperatura në hyrje të teatrit;

4. Bartja e maskës në të gjitha hapësirat e teatrit është obligative për të gjithë të rriturit dhe fëmijët prej moshës 6 vjeçare;

5. Respektimi i distancës së paku 1.5m është obligativ;

6. Nuk lejohet qëndrimi në foajenë e teatrit para hapjes së dyerve të sallës së teatrit për shfaqje; Publiku do të fillojë të hyjë në sallë gjysëm ore para fillimit të shfaqjes;

Ju faleminderit për mirëkuptim! Mbesim me shpresën se do të na ndihmoni që ta tejkalojmë së bashku këtë situatë të re në teatër dhe ta shijojmë dhe mbajmë gjallë magjinë e teatrit edhe në këto kohëra të vështira për të gjithë! Ju mirëpresim!/ KultPlus.com

https://www.facebook.com/blerta.basholli.5/posts/10224113571529782

Ahmeti: Në buxhetin e vitit 2021, do të bëjmë rregullime të brendshme për të lejuar më shumë pozita për trupë rezidente të Teatrit ‘Dodona’

Mungesa e trupës rezidente në Teatrin ‘Dodona’, mosrespektimi i ligjit për teatrin, si dhe vonesat që tash e disa vite po bëhen nga Komuna e Prishtinës në lidhje me këtë teatër, ka shtyrë aktorët e Prishtinës drejt protestës për aprovimin e kërkesës së tyre.

Ndërkaq sot, ka reaguar edhe Shpend Ahmeti në lidhje me këtë çështje, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Më poshtë keni statusin e plotë të Ahmetit

Këto ditë kam marr disa mesazhe nga aktorët për Teatrin e Qytetit. Ata kanë të drejtë.

Është totalisht e pakuptueshme se si të gjitha qytetet e mëdha në Kosovë kanë trupa rezidente dhe teatro të qytetit ndërsa Prishtina duhet të harrnohet me gjysëm pagesa vit për vit në Dodonë.

Problemi është i thjeshtë. Ne kemi buxhet, ne nuk po kërkojmë asgjë nga niveli qëndror, përpos të na lejojnë numër shtesë të punësuarve në Dodona.

Për këtë kam dërguar disa shkresa në Ministri të Financave.
Çdo buxhet i Kosovës për çdo institucion të Kosovës e ka të caktuar buxhetin per Paga, NUMRIN e punëtorëve në çdo departament dhe këto nuk na lejojnë ti lëvizim.

Sivjet na kanë lejuar 5 vende shtesë por kjo nuk mjafton për trupë rezidente. Nuk duam gjysmë zgjidhje.

Në takimin që kam patur me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe Zv Ministrin Agim Krasniqi para një muaji, prapë na është thënë e njejta gjë.

Megjithatë, ne kemi vendosur të bëjmë lëvizje të brendshme. Në buxhetin e vitit 2021, pra prej janarit do të bëjmë rregullime të brendshme për të lejuar më shumë pozita për trupë rezidente të Prishtinës. Synimi është 20 artistë rezidentë.

Konkursin do ta bëjmë të hapur dhe transparent. Titullin e artistit rezident do ta bëjmë pozitë të arritshme për artistët ndër më të mirët’, ka shkruar Ahmeti. / KultPlus.com