Bie tavani i Teatrit Piccadilly në Londër, disa të plagosur

Disa anëtarë nga publiku u plagosën pasi çatia e Teatrit Piccadilly në Londrën qendrore u rrëzua mbi ta, mbrëmjen e djeshme.

Auditori West End u desh të evakuohej në vetëm 20 minuta ndërsa luhej vepra “Death Of A Salesman” pasi një pjesë e tavanit ra mbi anëtarët e audiencës.

Pesë spektatorë pësuan lëndime të vogla pas incidentit dhe dëshmitarët treguan se dëgjuan ulërima nga njerëzit që ishin ulur afër vendit ku ra tavani.

Më shumë se 1.000 njerëz u evakuuan nga vendi, tha Policia. / KultPlus.com