“Tri motrat” me regji nga Qëndrim Rijani së shpejti në Teatrin Shqiptar të Shkupit

“Tri motrat” me regji nga Qëndrim Rijani së shpejti do të ipet në Teatrin Shqiptar të Shkupit. Premiera vjen e bazuar në veprën e novelistit dhe dramaturgut rus, Anton Pavloviç Çehov, përcjell KultPlus.

Komedia romantike “Tri motrat” është një ndër kryeveprat e Çehovit dhe një ndër veprat më të shfaqura në teatrot botëror. Ngjarjet e veprës zhvillohen në një provincë të Rusisë në një familje të thjeshtë ku brenda saj jetojnë tri motra dhe një vëlla. Olga, motra e madhe, e cila jep mësim në gjimnaz; Masha, motra e dytë është martuar me Kulliginin një mësues; Andreji, vëllai i tyre i pasionuar pas violinës, është punonjës në administratën lokale të qytetit i martuar me Nataljen; Irina, motra e vogël, punon telegrafiste.

Motrat janë vajza me botë shumë të pasur intelektuale dhe shpirtërore. Kanë ëndrra dhe pasione për jetën, kërkojnë dashurinë e vërtetë dhe thirrja e tyre e fortë është “të shkojmë në Moskë”.

Në këtë shfaqje në rolet kryesore do të interpretojnë aktoret Armenis Nokshiqi, Zarije Jonuzi Çeliku dhe Sabina Memishi.

Premiera do të shfaqet më 27 dhe 29 tetor. / KultPlus.com

Shfaqja muzikore “Zgjimi i Pranverës” shënon edhe një sukses tjetër


Shfaqja muzikore “Zgjimi i Pranverës” me regji të Zana Hoxhës është shpërblyer me çmimin “Regjia më e mirë” në Festivalin “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut” i mbajtur në Dibër.

Ky është një sukses tjetër i “Zgjimit të Pranverës” që deri tani është shpërblyer si: “Shfaqja më mirë në vitin 2020” në Kosovë dhe “Shfaqja më mirë” në edicionin e 14-të të ITF SkupiFestival.

Kurse në Festivalin “Moisiu On” në Tiranë aktorja Arta Muçaj është shpërblyer me çmimin “Aktorja më mirë joprotagoniste” me rolin e saj në shfaqje.

“Zgjimi i Pranverës” është bashkëproduksion i Artpolis – Qendra për Artin dhe Komunitetin dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës. / KultPlus.com

Me premierën e shfaqjes “Bregu i pikëllimit”, rikthehet Teatri Shqiptar i Shkupit pas 7 vitesh

Teatri Kombëtar Shqiptar të shtunën do të hap dyert për publikun. Rihapja përkon me 71 vjetorin e Teatrit Shqiptar në Shkup, ndërsa rifillimi i punës së skenës amë do të hapet me premierën e shfaqjes “Bregu u pikëllimit”, nga Teki Dërvishit, në regji të Altin Bashës. Shfaqja do të jepet më 10 korrik, në orën 19:30 në formë të videoprojeksionit.

Për shkak të masave për mbrojtjen nga pandemia, do të shfrytëzohet vetëm 30 % i kapacitet të sallës, por publiku do të ndahet në disa faza dhe më 11 korrik do të jepet repriza e videoprojeksionit të “Bregut të pikëllimit, që do të jetë konkretisht për pjesën e stafit, kolegëve bashkëpunëtorëve të teatrit, pjesës reprezentative artistike, qoftë në vend apo qoftë edhe mysafirëve që mund të na vijnë nga jashtë.

Më 12 korrik do të jepet premiera e hapur e shfaqjes “Lezetet e tradhtive bashkëshortore”.

Rikonstruimi i teatrit shqiptar filloi në vitin 2014. Gjatë kohës sa kanë zgjatur punimet, trupa e teatrit u zhvendos në një objekt tjetër.

Ndryshe, hapja solemne e Teatrit Shqiptar në Shkup që nga nëntori i vitit 2019, ishte në procedurën e pranimit teknik, që nënkupton dhënie të lejes për lëshim në përdorim të objektit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes.

Teatri Shqiptar i Shkupit pothuajse 7 vite ka qenë nën rinovim. Lëshimi në përdorim i së njëjtës është shtyrë disa herë. / Portalb.mk / KultPlus.com

Vazhdon zvarritja e punimeve në Teatrin shqiptar në Shkup (VIDEO)

Zvarritja e punimeve ndërtimore të Tetarit Shqiptarë ka irrituar tej mase aktorët e këtij institucioni kulturorë.

Ata kërkojnë llogari nga autoritete për siç shprehen keqpërdorimin e mjeteve financiare. Ndërkohë që theksojnë se janë shndërruar në aktor endacak, duke bredhur nga një teatër në një tjetër.

“Ne aktorët jemi bërë si qentë endacak të teatrit dhe sillemi si nga një objekt tek objekti tjetër fale dikujt që i ka keqpërdorur mjetet e teatrit Shqiptarë, pasi që kështu projekte nuk vijnë çdo vit por vinë një herë në 50 vite dhe një herë në 50 vite të keqpërdoren mjetet nuk e dijë çka të ju them dhe personalisht unë e dijë shumë mirë se kush çfarë ka bërë në emër të teatror shqiptarë dhe mos mendoj dikush që e marr këtë punë se mund të manipulojë me tetarin Shqiptarë dhe aktorët e Shkupit pasi që tetari shqiptarë ka ekzistuar edhe para se të ekzistojnë partitë por edhe pasi të zhduken partitë”, u shpreh aktori Ylber Murtezi.

“Në punën e tyre në peripecitë e tyre në problemet e tyre në ecjen është krijuar një pengesë pasi në ndonjëherë mbajmë prova në një tetarët pastaj në një teatër tjetër dhe më pas ai është i zënët vijomë në teatrin tjetër dhe në një farë mënyrë krijohet një përshtypje si një teatër endacak që nuk ka vendin e vetë nuk ka vendin e caktuar”, tha aktori Vebi Kerimi.

Punët për përfundimin e Tetarit Shqiptar në Shkup në vlerë prej 8 milion euro është dashur që të përfundojnë në shtator të vitit 2015. Por nga atëherë e deri me tani janë premtuar edhe disa afate shtesë, por pa sukses, shkruan Alsat-M./ KultPlus.com