Teen Vogue ka publikuar emrat e personave të njohur më me stil për vitin 2021, transmeton KultPlus.
Listës së kësaj rënditje i prin aktorja dhe këngëtarja amerikane, Zendaya.
Kurse ikona e dytë e stilit për vitin 2021, sipas Teen Vogue është këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.
“Një adhuruese e vërtetë e pamjes së frymëzuar nga Y2K dhe glamit vintage të Versace, perlat Vivienne Westwood të Dua-s në BRIT Awards 2021 bënë që kërkimet për stile të ngjashme të rriteshin për 108% brenda një jave. Veshja e saj Versace e në Grammy 2021pa një rritje prej 245%, ndërsa funksioni i saj në fushatën AW21 të labelit bëri që kërkimet të rriteshin 94% në vetëm 24 orë.” – thuhet në shkrimin e Teen Vogue./KultPlus.com