Shqipëria dhe Kosova miratojnë tekstin e përbashkët për gjuhën shqipe në diasporë

Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, i ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve, i koordinuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën me përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës, finalizoi punën e tij me nënshkrimin e këtij Urdhri të Përbashkët, të firmosur nga ministrat përgjegjës për këtë proces,

“Për miratimin e tekstit mësimor të përbashkët “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I bën që Diaspora do të ketë një tekst të përbashkët për mësimin plotësues, i cili do të bashkojë mësimdhënien në Diasporë dhe do të sigurojë cilësinë e mësimdhënies. /albinfo/ KultPlus.com