Televizioni grek “Alpha” i ka kushtuar një emision mbi një orë komunitetit shqiptar në ishullin e famshëm Mykonos. Aty flasin emigrantë të ndryshëm shqiptarë që kanë mbërritur në ishull prej viteve të para ’90 dhe sot përbëjnë një komunitet me mbi 3 mijë persona.
Ata janë integruar në Mykono, kanë krijuar familje dhe janë bërë shtetas grekë. Kryesisht punësimi i tyre është në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve ndërsa shumë prej tyre kanë blerë prona e hapur biznese në industrinë e turizmit.
Shihni në videon më poshtë emisionin e plotë. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com