Muzika shqiptare, gjegjësisht zhanri rok dhe funky nuk ka sesi të kishte shkëlqimin e saj sikur mos të ishte grupi “Telex”, shkruan KultPlus.
“Telex” u formuan në Shkup në vitin 1983, me anëtarët e formacionit të parë: Shpend Ahmeti, Sejat Jakupi, Enver Bunjaku, dhe Ismet Shaini.
Prirjet e tyre shkonin më shumë kah ritmet funky, duke pasur si parabazë këngëtarin e famshëm Stevie Wonder, zëri i të cili ngjason me atë të Sejat Jakupit.
Ata përmes teksteve të bukura dhe unike, të gërshetuara me ritmet moderne evropiane arritën të futen dhe të mbesin me vite të dëgjuar dhe të kërkuar nga të gjitha gjeneratat.
Janë shumë gjenerata që u rritën me këngët e tyre, e sot nuk ka kujt që s’i kujtohen këngët legjendare si “Ta gjen mami një sheik”, “Vetëm për ty”, “Vetëm ti e din”, “Qeshu”, e shumë të tjera…
“Qeshu” merret si kënga e tyre më e famshme, me një tekst të bukur dhe melodi që të mbetet në mendje. Këtë këngë e kënduan dhe rikënduan edhe shumë artistë tjerë të rinj.
Sonte po e rikujtojmë këtë këngë duke ia bashkangjitur edhe tekstin më poshtë:
Qeshu të lutem, mos pyet përse, e nesërmja, shpejt do t’vjen.
Qeshu të lutem, mos kërko kuptim, se çka mendoj, ti e din.
Ato dit’, që ne, i kalojmë’ së bashku, shumë’ shpejt’, harrohen, shumë’ shpejt’, harrohen, kur në buzët e tua, nuk ka qeshje.
Qeshu, qeshu, qeshu se do t’jetë vonë’, qeshu, qeshu, qeshu se do t’jetë vonë’ / KultPlus.com
Muzika shqiptare, gjegjësisht zhanri rok dhe funky s’ka sesi të kishte shkëlqimin e saj sikur mos të ishte grupi “Telex”, shkruan KultPlus.
“Telex” u formuan në Shkup në vitin 1983, me anëtarët e formacionit të parë: Shpend Ahmeti, Sejat Jakupi, Enver Bunjaku, dhe Ismet Shaini.
Prirjet e tyre shkonin më shumë kah ritmet funky, duke pasur si parabazë këngëtarin e famshëm Stevie Wonder, zëri i të cili ngjason me atë të Sejat Jakupit.
Ata përmes teksteve të bukura dhe unike, të gërshetuara me ritmet moderne evropiane arritën të futen dhe të mbesin me vite të dëgjuar dhe të kërkuar nga të gjitha gjeneratat.
Janë shumë gjenerata që u rritën me këngët e tyre, e sot nuk ka kujt që s’i kujtohen këngët legjendare si “Ta gjen mami një sheik”, “Vetëm për ty”, “Vetëm ti e din”, “Qeshu”, e shumë të tjera…
“Qeshu” merret si kënga e tyre më e famshme, me një tekst të bukur dhe melodi që të mbetet në mendje. Këtë këngë e kënduan dhe rikënduan edhe shumë artistë tjerë të rinj.
Sonte po e rikujtojmë këtë këngë duke ia bashkangjitur edhe tekstin më poshtë:
Qeshu të lutem, mos pyet përse, e nesërmja, shpejt do t’vjen.
Qeshu të lutem, mos kërko kuptim, se çka mendoj, ti e din.
Ato dit’, që ne, i kalojmë’ së bashku, shumë’ shpejt’, harrohen, shumë’ shpejt’, harrohen, kur në buzët e tua, nuk ka qeshje.
Qeshu, qeshu, qeshu se do t’jetë vonë’, qeshu, qeshu, qeshu se do t’jetë vonë’ /KultPlus.com
Vokalisti i grupit “Telex”, Sejat Jakupi njihet për zërin e tij të veçantë përmes secilit ka përcjellë shumë gjenerata. Këngët e tij kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare dhe sot vazhdojnë të dëgjohen me shumë nostalgji, shkruan KultPlus.
Karriera e
tij është e lidhur ngushtë me grupin “Telex”, me të cilin bashkëpunoi për tri
decenie. Përveçse solist, Sejati, është edhe kitarist dhe kompozitor.
Por, kësaj
radhe ai na vjen me një këngë të re të cilën e sjell pas një periudhe të
vështirë në të cilën kaloi.
Kjo këngë e
cila e sjell Sejatin për herë të parë si solo-artiste, titullohet “Dashuria
vetëm mbetë” dhe i kushtohet të gjithë atyre që luftojnë kundër kancerit.
Videoklipi i këngës është incizuar në Holandë. /KultPlus.com
Muzika shqiptare gjegjësisht zhanret funk dhe rok nuk do ta kishin shkëlqimin që e kanë sikur mos të ishte grupi “Telex”.
“Telex” u formua në Shkup në vitin 1979 me vokalist Enver Bunjakun, kurse pas ardhje së Sejatit grupi u kompletua me formacionin: Shpend Ahmeti, Sejat Jakupi, Enver Bunjaku Ismet Shaini dhe Yll Ismaili.
Prirjet e tyre
shkonin më shumë kah ritmet funk duke pasur si parabazë këngëtarin e famshëm
Stevie Wonder, zëri i të cilit ngjason me atë të Sejat Jakupit.
Përmes teksteve të bukura dhe unike të gërshetuara me ritmet moderne evropiane ata arritën të futen dhe të mbesin me vite të dëgjuar dhe të kërkuar nga të gjitha gjenerata.
Shumë gjenerata u rritën me këngët e tyre legjendare si “Vetëm për ty”, “Ta gjen mami një sheik”, “Qeshu”, “Vetëm ti e din” e të tjera, të cilat të marrin me vete porsa i dëgjon. Zëri unik i Sejat Jakupit arrin t’i përjetësoi këngët dhe të ngjallë gjithmonë emocione tek dëgjuesit.
Në këtë intervistë ekskluzive për KultPlusin, këngëtari Jakupi, shpalos shumë gjëra interesante për lexuesit. Rrugëtimi i tij i gjatë artistik është i përcjellë me shumë momente të bukura nga shumë koncerte, festivale, e poashtu me plot sfida të cilave Sejati u bëri ballë me vendosmëri. Dhe për këtë ai i falet muzikës, e cila e ka ndihmuar në momente të vështira, për të cilën thotë se është feja e tij.
Ishte viti 2014 kur Sejati arriti ta mposhtë kancerin me të cilin përballej. Ai arriti të shërohet dhe kështu t’iu rikthehet prapë projekteve muzikore më i fortë se kurrë! Në këtë rrëfim, ai tregon se si ia doli mbanë kësaj sfide, çfarë projektesh realizoi dhe çfarë projektesh pritet të realizojë në të ardhmen. Sejati këshillon artistët e rinj derisa thotë se në jetë njeriu nuk duhet të dorëzohet lehtë.
KultPlus: çfarë do të thotë për ju grupi “Telex”?
Sejat Jakupi: Për mua “Telex-i” ka shumë rëndësi sepse më mundësoj që ta bëj muzikën që doja, dhe gjithashtu kalova një kohë të bukur.
KultPlus: Si e definoni muzikën funk dhe cila ka qenë tërheqja nga kjo lloj muzike që ju ka mbajtur kaq gjatë në skenë?
Sejat Jakupi: Funku është muzika që unë e ndiej, e dua dhe e bëj. Prej se dëgjova “Superstititon” të Stevie Wonder, e kam ditur që kjo është muzika ime. Funk është një muzikë që vjen nga zemra dhe shkon te këmbët. Unë gjithmonë kam shikuar njerëzit në koncerte që edhe luajnë. Kjo është shumë me rëndësi për mua. Me funkun e mirë të lodhen këmbët nga loja, edhe mbas koncertit je i lodhur, por i lumtur.
KultPlus: Përgjatë këtyre viteve në skenë, ç ‘marrëdhënie keni pasur me grupet tjera dhe a mendoni se ka pasur grupe të mira që kanë performuar krahas jush?
Sejat Jakupi: Vitet ’80 të shekullit të kaluar për mua ishin ndër më të mirat të skenës muzikore shqipe. Fatkeqësisht, kufiri me Shqipërinë ishte i mbyllur, dhe kjo lëvizje mbeti brenda Kosovës dhe Maqedonisë. Ka pasur shumë grupe dhe stile të ndryshme të muzikës. Çdo vit ishte Boom Festivali dhe Boro e Ramizi ishte gjithmonë i mbushur. Ishte një kohë fantastike. Ne bashkëpunuam me shumë grupe, edhe sot e kësaj dite kam kontakt me plot muzikantë të asaj kohe.
KultPlus: Siç dihet, në ato vite kur ju keni dalë në skenë, ishte kohë e artë për muzikën në përgjithësi, mes shumë grupeve dhe vokalistëve të mëdhenj, çilët ishin ata që iu inspiruan dhe që mbase edhe i ndoqët si model.
Sejat Jakupi: Unë jam i lumtur që u rrita me muzikë të vërtetë, domethënë muzikë e bërë me duar e jo me susta. Ajo ka qenë kohë e këngëtarëve të mirë si Stevie Wonder, Marvin Gaye, Donny Hathaway, Areta Franklin, Al Green, Earth Wind and Fire. Prej tyre kemi mësuar aq shumë, dhe dëshira të këndoj “përafërsisht” si ata, më ka shtyrë përpara.
KultPlus: Po tani, çfarë dëgjoni me ëndje nga grupet e huaja, të vjetra dhe të reja?
Sejat Jakupi: Unë nuk dëgjoj radio sepse muzika e sotme në pjesën më të madhe nuk ka aq shumë cilësi. I kam playlistat e mia, prej Blues-it deri te Jazz-i. Dëgjoj më së shumti Funkun e viteve 70-80, por edhe sot ka këngëtarë të mirë, p.sh. Bruno Mars apo P. J. Morton. Interesant është, edhe pse nuk jam fetar, e dua Gospel-in. Kjo muzikë më hyn drejt në zemër. Njerëzit me ngjyrë e dinë se çka është muzikë e mirë!
KultPlus: Edhe grupi “Telex” por edhe ju si artist solo, përveç muzikës, i kushtoni rëndësi edhe tekstit. Si e shihni nga perspektiva juaj tekstin dhe melodinë? A mendoni se funksionon teksti i mirë edhe pa muzikë dhe anasjelltas?
Sejat Jakupi: Kam pasur fat që si komponist ta kem Shpend Ahmetin si krijues të teksteve. Për mua si këngëtar është me rëndësi ta “ndiej” tekstin, sepse puna ime është që përmes këndimit ta tregoj një storie apo t’i shpreh ndjenjat. Teksti i mirë i ndihmon muzikës dhe anasjelltas. Por ka edhe tekste që nuk janë aq të mira por me një këngëtar me personalitet, tingëllojnë mirë.
KultPlus: Kohët moderne dhe zhvillimi i hovshëm i teknologjisë kanë krijuar kushte që skena të gëlojë nga artistët e rinj, si i shihni ju ata? Mendoni se mund të lënë pas vepra që do t’i rezistojnë kohës?
Sejat Jakupi: Sot ka praktikisht çdokush mundësi të bëj muzikë dhe kjo është shkaku që muzika e sotme nuk ka aq shumë cilësi. Sot popullarizohesh shumë shpejtë edhe me pak cilësi apo hiç. Vetëm fakti që Rap muzika aq vite dominon tregon se në çfarë krize kreative është muzika. Për mua është muzikë kur dikush këndon vërtetë dhe jo me Autotuone! Problemi tjetër është që ti pa eksperiencë jetësore, nuk mundesh të jesh artist i mirë. Nëse në jetë nuk ke pasur humbje, dhimbje, dashuri, nuk mundesh të bëhesh këngëtar i mirë.
KultPlus: A e ndieni veten të përmbushur artistikisht?
Sejat Jakupi: Definitivisht jo! Kam aq shumë muzikë brenda në kokë dhe kam dëshirë të provoj gjëra tjera si p.sh. Jazz apo Ethno muzikë, apo t’i përziej stilet që mua më pëlqejnë. Kohëve të fundit koncentrohem në kitarë, se shumica nuk e dinë që unë jam edhe kitarist.
KultPlus: Me cilin këngëtar të madh botëror do të doje ta realizoje një duet?
Sejat Jakupi: Me Stevie Wonderin, ata tjerët veçse kanë vdekur. (A. Franklin, Prince, All Jarreau)
KultPlus: Jashtë muzikës, me çfarë preferon të merret Sejati?
Sejat Jakupi: Jashtë muzikës, në kohë të lirë, shëtis gati çdo ditë në natyrë, dëgjoj muzikë, lexoj libra mbi astronomi apo mekanikën e kuanteve, apo veç shtrihem në divan (jetoj vet, për ata shtrihem sa të dua!)
KultPlus: Na tregoni çfarë mendimi keni për festivalet muzikore shqiptare në përgjithësi? Kanë dallim me ato që organizoheshin më herët?
Sejat Jakupi: Ky festivali që Dukagjin Lipa po e organizon në Prishtinë është i mirë. Këto festivalet në Shqipëri, shumica e tyre janë të tmerrshme. Jo vetëm veshët, por edhe sytë të dhembin. Kjo është normale për ta, sepse ata nuk kanë aq shumë traditë muzikore. Më vjen keq që sot nuk ka festivale si Boom-i.
KultPlus: A mendoni se një artisti të mirëfilltë i ruhet vendi i veçantë në shoqërinë tonë edhe pasi ai ta ketë përfunduar karrierën? Apo lihet anash?
Sejat Jakupi: Varet nga artisti. Dikush nuk e ka problem edhe me u lidh me politikën, dikush e ka. Ata që e kanë problem, lihen anash nga politika, dikur Bekim Fehmiu apo “Mbretëresha” jonë Nexhmija. Por kjo nuk domethënë që populli këta artistë i harron. Ata mbesin përgjithmonë në kujtimet tona!
KultPlus: Ju keni arritur ta fitoni luftën kundër sëmundjes, kështu jeni bërë model edhe për njerëzit e tjerë. Mund t’i ndani përvojat tuaja me lexuesit tanë?
Sejat Jakupi: Në vitin 2014 e fitova luftën kundër kancerit (Non-Hodgkins). Diagnoza e parë ishte momenti kur mendova: U kry bac! Por më vonë u korrigjua në një tjetër variant ku kisha shanse më të mëdha që të mbes në jetë. I bëra tetë terapi kimike, ishte një kohë e rëndë jo aq për mua, por për vajzat e mia, familjen dhe shoqërinë. Ia ndalova motrës që t’i tregojë nënës sime sepse ajo nuk e ka zemrën e fortë, kur fillova të shëndoshem i tregova unë. M’u deshën gati dy vite që të shëndoshem. Në vitin 2016 e gjetën rastësisht se kam Emboli në mushkëri. Mjeku më tha që edhe disa javë mund të jetoja. Kam pasur shumë fat në jetën time!
KultPlus: Si arritët të dilni fitimtar në këtë rrugëtim jo të lehtë? Ju ndihmoi muzika, leximi, shëtitja?
Sejat Jakupi: Unë jam nga natyra luftëtar dhe nuk dorëzohem aq lehtë. Në atë kohë më ndihmoi muzika shumë. Muzika është feja ime! Ajo në momentet më të rënda më ka dhënë fuqi dhe konfidencë. Ajo më kthen në ato kohëra kur isha i lumtur dhe nuk kisha brenga.
KultPlus: Dëgjuesit tuaj janë të shumtë në të gjitha trevat shqiptare. Pas tejkalimit të asaj faze, ju madje i jeni rikthyer prapë muzikës? Çfarë të dha forcë në këtë drejtim, dhe të shtyri që të vazhdoni tutje?
Sejat Jakupi: Shkaku kryesor është se mendoj që bëj muzikë të mirë, dhe dua që sa më shumë njerëz këtë muzikë ta dëgjojnë. Në moshën time popullariteti nuk është aq me rëndësi, unë e kam atë luks që nuk jam i varur nga muzika. E kam lirinë e plotë të bëj çfarë të dua, dhe nëse e rris nivelin atëherë jam i kënaqur!
KultPlus: Mund të na flisni më gjerësisht për projektet e reja? Me cilët artistë do të bashkëpunoni?
Sejat Jakupi: Në këtë moment koncentrohem në kanalin tim në Youtube. Bëj një lloj retrospektive, i tregoj të gjitha stacionet e krijimtarisë sime, në të njëjtën kohë incizojë këngë që kam pasur dëshirë t’i këndoj. p.sh. këngë popullore shqipe apo boshnjake (nënën e kam boshnjake) apo këngë të zhanrit soul. Në muajin mars do të incizoj një këngë të re në gjuhën shqipe dhe angleze. Këngën “Take it easy” që e incizova para disa kohe, mendoj ta bëj remix dhe t’ia bëj një video. Në prill do t’i mbledh disa muzikantë, si p.sh. Visar Kuçin, do t’i incizoj edhe dy këngë të reja. Aty kah fundi i muajit maj, do të vij në Prishtinë që t’i bëj disa “unplugged” koncert. Mezi po pres t’ia filloj. Sa i përket artistëve tjerë, e shohim.
KultPlus: Së fundmi keni realizuar një cover edhe në gjuhën boshnjake. Synoni që të depërtoni edhe në tregun e Bosnjës?
Sejat Jakupi: Unë Sevdahun e kam thellë në zemër. Shumica mendojnë se kjo është muzikë serbe, por janë gabim. Kjo është muzika e myslimanëve boshnjak, një lloj blues-i i tyre. Kur e dëgjoj apo këndoj Sevdahun, kthehem në fëmijërinë time, atëherë kur isha i lumtur dhe i lirë. Nëse do të kem mundësi me hy në tregun boshnjak, do ta bëja me kënaqësi sepse këtë muzikë e dua.
KultPlus: Filozofi i madh gjerman Fridrih Niçe kur flet për muzikën shprehet “Jeta pa muzikë do të ishte gabim”. A mendoni njëjtë dhe si e interpretoni këtë thënie të Niçes?
Sejat Jakupi: Jeta pa muzikë është e mundshme, por nuk është jetë e mirë!
KultPlus: Cili është mesazhi juaj për artistët e rinj të cilët janë në fillim të karrierës? Çfarë duhet të bëjnë ata në mënyrë që ta fitojnë simpatinë e publikun dhe të mbesin gjatë në skenë?
Sejat Jakupi: Nëse do të bësh muzikë cilësore, atëherë dëgjoje zemrën tënde! Bëje atë muzikë që ti do ta bësh! Sepse kur ti beson në muzikën tënde, herët ose vonë, do të fillojnë edhe të tjerët ta besojnë. Ndërsa ata që janë të interesuar në popullaritet pa cilësi, nuk kanë nevojë për këshillat e mia! /KultPlus.com