Një tërmet i fortë është regjistruar këtë mbrëmje në Tiranë në orën 22:37 minuta.
Bëhet me dije lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit.
Paraprakisht, sipas EMSC, tërmeti raportohet se ishte me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.
Tërmeti u pasua nga një tjetër lëkundje pak minuta më vonë, në orën 22:45. Momentalisht nuk dihet nëse ka dëme. /Express /KultPlus.com