Cybertruck-u i Tesla-s është bërë makina më e urryer në botë

Festivali Mardi Gras i New Orleans feston të çuditshmen, por mes kostumeve, maskave dhe festimeve të shfrenuara, një e ardhur rishtaz në festimet e këtij viti nuk u prit mirë.

Gjatë një parade, pesë Tesla Cybertrucks që transportonin drejtuesit e aktivitetit u pritën me fishkëllima të vazhdueshme, u rrethuan dhe u goditën me kanaçe birre, mbeturina dhe një lumë rruazash të Mardi Gras.

Pavarësisht reputacionit të tyre si mjete të forta, dy prej dritareve të automjeteve u plasaritën.

“Kishte fishkëllima dhe sulme nga fillimi deri në evakuim,” shkroi një nga drejtuesit e paradës, duke thënë se kishin mbajtur dyert e makinave të mbyllura nga frika se mos i tërhiqnin zvarrë jashtë. Policia në fund i devijoi automjetet nga parada, ndërsa drejtuesit e aktivitetit u detyruan të vazhdonin në këmbë.

Reagimi ishte i parashikueshëm. New Orleans është një bastion liberal në Louisiana, një pjesë ndryshe shumë republikane e Amerikës. Cybertruck – një përbindësh këndor prej çeliku inox – është bërë një vijë ndarëse në një Amerikë gjithnjë e më të polarizuar dhe një simbol i zhvendosjes radikale të Elon Musk drejt së djathtës politike.

Për shumë njerëz në të majtën politike, ky automjet është shndërruar në një kapele MAGA (Make America Great Again) me rrota.

Shitjet e makinës kanë qenë zhgënjyese – me rreth 40,000 njësi vitin e kaluar, ato përfaqësojnë vetëm 2% të totalit të shitjeve të Tesla-s. Por Cybertruck-u është bërë një shënjestër për kundërshtarët në rritje të Musk, ose një shenjë sfide ndaj rezistencës liberale. “Nuk kam pasur kurrë një makinë që të krijonte kaq shumë urrejtje,” shkroi një pronar në një grup në Facebook për Cybertruck. “Dhe unë e përqafoj këtë me gjithë fuqinë time.”

Një tjetër shtoi: “Pesë vjet më parë, kur e porosita këtë makinë, nuk do ta kisha menduar kurrë që kur më në fund ta merrja, ajo do të shihej si një përfaqësuese lëvizëse e Elon Musk – ose ndoshta e Trump.”

Të tjerë raportojnë se shoferët e makinave të tjera u tregohen të pasjellshëm në rrugë, duke bërë gjeste armiqësore dhe duke ngarë makinat në mënyrë agresive pranë tyre. Në një rast, një kalimtar përdori një Cybertruck të parkuar si tualet publik. Makina ka një modalitet monitorimi që regjistron video të incidenteve të tilla.

“Duhet një personalitet i fortë për të ngarë një Cybertruck dhe nuk është për të gjithë, sepse thjesht tërheq shumë vëmendje,” thotë Gene Munster, një partner menaxhues në Deepwater Asset Management dhe një ndjekës i kompanisë. Ai thotë se të kesh një Cybertruck është si të ngasësh një “pikëçuditëse mbi rrota.”

Ndërsa Musk është bërë një nga aleatët më të besuar të Trumpit, mungesa e respektit ndaj makinës është kthyer në vandalizëm në mes të një vale protestash kundër Tesla-s në SHBA javët e fundit. Cybertruck-ët janë spërkatur disa herë me grafite që përfshijnë svastika, dhe në të paktën tre raste janë sulmuar koncesionarë makinash në incidente të dyshuara si zjarrvënie kriminale.

Në incidentin më të fundit, të martën në mbrëmje, disa makina u dogjën në një qendër të Tesla-s në Las Vegas, me fjalën “Resist” të spërkatur në derën e njërës prej tyre.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, e quajti aktin “terrorizëm të brendshëm”. Musk tha se Tesla ishte viktimë e “urrejtjes dhe dhunës nga e majta.” Asgjë nga kjo nuk ishte në mendjen e Musk në nëntor 2019, kur ai prezantoi Cybertruck përpara një audience me fansa të entuziazmuar. Miliarderi po përpiqej të hynte në tregun fitimprurës të kamionçinave amerikane, të dominuar nga modelet tradicionale si Ford F-150. Ai besonte se vetëm një dizajn i guximshëm dhe jokonvencional do të mjaftonte.

“Nuk duket si asgjë tjetër,” tha Musk para publikut – një fakt me të cilin të gjithë mund të pajtoheshin. Ai pretendoi se makina mund të ishte më e shpejtë se një Porsche 911 dhe më e fuqishme se një F-150, dhe se ishte e pathyeshme. Ky pretendim u hodh poshtë në mënyrë spektakolare kur një test për të demonstruar dritaret rezistente ndaj goditjeve dështoi, me xhamat që u thyen nga një sferë metalike.

Kjo nuk i trembi blerësit potencialë, të cilët u tunduan nga premtimi i një çmimi fillestar prej 40,000 dollarësh. Më shumë se një milion njerëz depozituan një shumë të rimbursueshme prej 100 dollarësh për ta rezervuar.

Por interesi nuk u kthye në një bum shitjesh. Kur Cybertruck mbërriti në fund të vitit 2023 – dy vjet me vonesë nga premtimi i Musk – modeli më i lirë kushtonte 60,990 dollarë, mbi 50% më shumë se çmimi i reklamuar fillimisht.

Problemet e prodhimit e kanë ndërlikuar situatën. Tesla ka përdorur teknika të pazakonta si gigacasting, që përfshin prodhimin e pjesëve të mëdha të shasisë në një copë të vetme, në vend që të ngjiten pjesë më të vogla. Edhe pse kjo metodë premton ulje të kostove, Cybertruck ka qenë subjekt i disa tërheqjeve nga tregu për shkak të problemeve si pedalët e gazit që shkëputeshin dhe fshirëset e xhamave që nuk funksiononin.

Në javën e fundit, blerësve të mundshëm u është thënë se porositë janë pezulluar për shkak të një problemi me zbukurimet metalike që mund të shkëputen gjatë lëvizjes. Shitjet mund të kenë arritur tashmë kulmin, me mbi 5,000 njësi të shitura në muajin shtator të vitit të kaluar, por që ranë nën 3,000 në shkurt, sipas Cox Automotive.

Tregjet ndërkombëtare nuk do ta shpëtojnë situatën. Tesla e prezantoi Cybertruck në një turne demonstrimi në Evropë vitin e kaluar, por makina nuk është e ligjshme për rrugët në Britani apo BE, pasi këndet e saj të mprehta nuk përmbushin rregulloret e sigurisë evropiane.

Pavarësisht shitjeve modeste, Cybertruck është bërë një fenomen kulturor. Ai ka tërhequr vëmendjen e yjeve si Katy Perry, Kim Kardashian dhe Shaquille O’Neal. Me gjithë problemet, aleanca e Musk me Trump mund të rrisë interesin për Teslën.

“Tesla shiti rreth 600,000 njësi në SHBA vitin e kaluar,” thotë Ike Silver. “Trump mori 77 milionë vota.” / KultPlus.com

7G2CEHED4RA010306

Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete

Kompania Tesla njoftoi se ka tërhequr rreth 239,000 automjete të saj për shkak të një problemi që mund të çojë në një mosfunksionim të kamerës së pasme.

Në një numër të caktuar automjetesh të prekura, kur automjeti është i ndezur, mund të ndodhë një qark i shkurtër në tabelën e kompjuterit të makinës, i cili do të çaktivizonte kamerën e pasme, sipas një deklarate të publikuar nga Reuters.

Në fjalë janë disa automjete Tesla Model 3 dhe Model S, të prodhuara në periudhën 2024-2025, si dhe disa automjete Model X dhe Model Y, të prodhuara në periudhën 2023-2025. Supozohet se është e mundur të zgjidhet ky problem duke përditësuar softuerin.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA (NHTSA) tha të martën se ka hapur një hetim për 2.6 milionë automjete Tesla në SHBA mbi raportet e përplasjeve që dyshohet se janë shkaktuar nga sistemi i telekomandës së makinës. Drejtuesit e lënduar deklaruan se duke përdorur këtë sistem kishin shumë pak kohë për të shmangur një përplasje, shton agjencia britanike.

Hetimi i ri vjen pasi NHTSA në tetor nisi një hetim për 2.4 milionë automjete Tesla të pajisura me softuer vetëdrejtues (FSD) pas katër përplasjeve të raportuara të shkaktuara nga softueri, njëra prej të cilave ishte fatale.

‘Shqisat na mundësojnë të perceptojmë vetëm një pjesë shumë të vockël të botës së jashtme’

Thënie nga Nikola Tesla

1. Lër të ardhmen të thotë të vërtetën, dhe vlerësoje gjithësecilin sipas punës dhe arritjeve. E tashmja është e tyrja; e ardhmja, për të cilën vërtetë kam punuar, është e imja.

2. 29 ditët e fundit të muajit janë më të vështirat.

3. Luftërat mes individëve, por edhe qeverive dhe kombeve, rezultojnë pa dallim nga keqkuptimet në kuptimin më të gjerë të këtij termi. Keqkuptimet shkaktojnë gjithmonë nga paaftësia për të vlerësuar këndvështrimin e njëri-tjetrit.

4. Paqja mund të vijë vetëm si një pasojë e natyrshme e iluminimit universal.

5. Shkencëtari nuk synon rezultate të menjëhershme. Ai nuk pret që idetë e tij të përparuara të pranohen me gatishmëri. Puna e tij është si ajo e atij që mbjell – për të ardhmen. Detyra e tij është të hedhë themelet për atë që do të vijnë, të tregojë rrugën. Ai jeton, punon dhe shpreson.

6. Kudo në hapësirë ka energji. A është kjo energji statike, apo kinetike? Nëse është statike, shpresat tona janë të kota; nëse është kinetike – dhe këtë e dimë me siguri – atëherë është thjeshtë cështje kohe, se kur njeriu do t’ia dalë që t’i bashkëngjisë makinerinë e tij, vetë rrotës së punës së natyrës.

7. Cdo qenie e gjallë është një motorr i bashkëngjitur rrotës së punës të universit. Ndonëse në dukje i prekur vetëm prej asaj që e rrethon, sfera e influencës së jashtme shtrihet deri në distanca të pafundme.

8. Ky planet, me madhësinë e tij në dukje mbresëlënëse, për rrymat elektrike është thjeshtë një zar i vogël metalik.

9. Ndonëse të lirë të mendojmë dhe veprojmë, ne jemi të lidhur mes nesh, ashtu si yjet në qiell, përmes lidhjeve të pandashme. Këto lidhje nuk mund të shihen, por ne mundemi t’i ndiejmë.

10. Në shekullin 21, robotët do të kryejnë punën që skllevërit bënin në qytetërimet e lashtë.

11. Përhapja e qytetërimit mund të krahasohet me një zjarr; fillimisht ka një shkëndijë, pastaj një flakë e vockël, më pas një flakë e madhe, që rritet me shpejtësi dhe fuqi të pabesueshme.

12. Shqisat na mundësojnë të perceptojmë vetëm një pjesë shumë të vockël të botës së jashtme.

13. Virtytet dhe dështimet tona janë të pandashme, si forca dhe materia. Kur ndahen, njeriu nuk është më.

14. Nuk më bëhet vonë se më vodhën idenë… trishtohem që nuk kanë një ide të tyren.

15. Paraja nuk e ka atë vlerë që i kanë vënë njerëzit. Të gjithë paratë e mia i kam investuar në eksperimente, me të cilët kam bërë zbulime të reja, që i kanë mundësuar njerëzimit një jetë pakëz më të lehtë.

16. Nga të gjithë rezistencat e fërkimit, ajo që e ngadëlson më shumë lëvizjen e njeriut është injoranca, ajoq ë BUda e ka quajtur “e keqja më e madhe e botës”.

17. Instikti është dicka që shkon përtej dijes. Padyshim që kemi disa fibra që na mundësojnë të perceptojmë të vërteta, atëherë kur deduksioni logjik, apo cdo përpjekje tjetër e trurit, janë të kota.

18. Eshtë paradoksale, por e vërtetë, që sa më shumë që ne dijmë, aq më injorantë bëhemi në kuptimin absolut, sepse vetëm përmes iluminimit ne kemi bërë të vetëdijshëm për limitet tona. Një prej rezultateve më të mrekullueshëm të evolucionit intelektual është hapja e vazhdueshme ndaj horizonteve të reja dhe më të mëdha.

19. Individi është kalimtar, racat dhe kombet venë e vijnë, por njeriu mbetet. Këtu qëndron dallimi i thellë mes individit dhe të tërës.

20. Shpikja është produkti më i rëndësishëm i trurit krijues të njeriut. Qëllimi final është zotërimi tërësor i mendjes, mbi botën materiale, shfrytëzimi i natyrës njerëzore për nevojat njerëzore.

21. Zhvillimi progresiv i njeriut është i varur nga shpikjet.

22. Rri vetëm, ky është sekreti i shpikjes; ji vetëm, sepse atëherë lindin idetë.

23. Jeta është dhe do të mbetet gjithmonë një ekuacion i pazgjidhshëm, por ajo përmban disa faktorë të njohur.

24. Dëshira që më udhëheq në gjithë cfarë bëj është dëshira për të shfrytëzuar forcat e natyrës në shërbim të njerëzimit.

25. Shkencëtarët e sotëm mendojnë thellë dhe jo qartë. Njeriu duhet të jetë në rregull mendërisht për të menduar qart, por mund të mendojë thellë dhe të jetë krejt i marrë.

26. Ditën kur shkenca do të fillojë të studiojë fenomenet jofizike, do të bëjë më shumë progres në një dekadë, se sa në të gjithë shekujt e ekzistencës së saj.

27. Nuk mendoj se ka ndonjë emocion tjetër që përshkon zemrën e njeriut, më të madh se sa ai i shpikësit, kur sheh që krijesa e trurit të tij shpaloset drejt suksesit… emocione si ky e bëjnë njeriun të harrojë ushqimin, gjumin, miqtë, dashurinë, cdo gjë.

28. Shkencëtarët e sotëm kanë zëvendësuar matematikën me eksperimentet, dhe ata përsiaten ekuacion pas ekuacioni, e në fund ndërtojnë një strukturë që nuk ka lidhje fare me realitetin.

29. Tre zgjidhjet e mundshme të problemit të madh të rritjes së energjisë njerëzore e gjejnë përgjigjen tek tre fjalë: ushqim, paqe, punë.

30. Sikur ta njihnit madhështinë e 3-shit, 6-ës dhe 9-ës, atëherë do të kishit në duar celësin e Universit. /bota.al/ KultPlus.com

Tesla tërheq dy milionë vetura, shkak defekti i autopilotit

Tesla është duke tërhequr mbi dy milionë vetura pasi që rregullatori amerikan gjeti se sistemi i asistencës së vozitësit, autopiloti, ka qenë pjesërisht me defekt.

Kjo ka marrë dy vjet kohë për hetimin në mes përplasjesh në firmën pronar i së cilës është miliarderi Elon Musk, që zunë vend kur autopiloti ishte në përdorim, raporton BBC.

Tërheqja aplikohet te gati secila Tesla e shitur në ShBA që prej lansimit të Autopilotit më 2015.

Kompania ka njoftuar se do të bëjë përditësimin e softuerit në mënyrë që të tejkalohet problemi./KlanKosova/KultPlus.com

Informatori i Tesla: Makinat që drejtojnë vetë nuk janë mjaft të sigurta për rrugët publike

Një ish-punonjës i Tesla-s i tha BBC-së se beson se teknologjia që fuqizon automjetet autonome të kompanisë amerikane nuk është mjaft e sigurt për t’u përdorur në rrugët publike.

Në maj, Lukasz Krupski dërgoi të dhëna nga gazeta gjermane Handelsblatt që përfshinin ankesat e klientëve për softuerin e frenimit dhe vetëdrejtimit të Tesla-s.

Ai tha se përpjekjet e tij për të ngritur shqetësime u injoruan në kompani. Tesla nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Elon Musk, CEO i Tesla, promovoi teknologjinë e tij autonome të automjeteve.

“Tesla ka deri tani inteligjencën artificiale më të mirë në botën reale”, tha Musk në njoftimin e X të shtunën.

Por në intervistën e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Krupski tha se ishte i shqetësuar për mënyrën se si inteligjenca artificiale po përdorej për të fuqizuar shërbimin Autopilot të Teslës. Veçoria Autopilot, për shembull, përfshin drejtimin e asistuar dhe parkimin, por pavarësisht emrit, ai ende kërkon një shofer njerëzor me duart e tyre në timon.

“Unë mendoj se hardueri nuk është gati dhe softueri është gati.” Kjo na prek të gjithëve sepse ne në fakt po marrim pjesë në një eksperiment në rrugë publike. Pra, edhe nëse nuk keni një Tesla, fëmijët tuaj janë ende përdorues të rrugës”, tha Krupski për BBC.

Frenim fantazmë

Krupski thotë se ka gjetur prova në të dhënat e kompanisë që tregojnë se kërkesat për funksionimin e sigurt të automjeteve që kishin një nivel të caktuar autonomie nuk ishin respektuar.

Ai shtoi se edhe punonjësit e Tesla-s i kanë thënë atij për automjetet që frenojnë rastësisht në përgjigje të pengesave inekzistente, të njohura si “frenim fantazmë”. Ajo u shfaq gjithashtu në të dhënat që mori për ankesat e klientëve.

Sipas të dhënave të Tesla-s, në fund të vitit 2022, klientët amerikanë që përdorin Autopilot kishin mesatarisht një aksident që përfshin hapjen e airbag-it çdo tetë milionë kilometra të drejtuar. Pretendohet se drejtuesit e Tesla-s nuk e kanë përdorur atë mesatarisht 2.2 milionë kilometra. Mesatarja e përgjithshme për shoferët amerikanë ishte një herë në milion kilometra.

Krupski tha se ai ndihej i detyruar të ndajë gjetjet me autoritetet e mbrojtjes së të dhënave. Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hetuar Teslën që nga janari mbi pretendimet e saj në lidhje me veçoritë e tij vetë-drejtuese.

Tesla është përballur gjithashtu me një shqyrtim të ngjashëm dhe pyetje në lidhje me sistemin e saj Autopilot nga agjenci të tjera, të tilla si Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Gazeta gjermane Handelsblatt botoi “skedarët Tesla” pasi Krupski ndau 100 GB të dhëna të brendshme që zbuloi. Autoriteti kombëtar i mbrojtjes së të dhënave në Holandë, ku ndodhet selia evropiane e Tesla-s, konfirmoi për BBC se ishte njoftuar për shkeljen e të dhënave dhe po shqyrtonte kërkesën.

Krupski tha se përvoja e tij gjashtëmujore si sinjalizues ishte e tmerrshme.

“Ndonjëherë mezi fle natën,” tha ai për BBC. Sidoqoftë, puna e tij u njoh nga të tjerët – atij iu dha çmimi “Programi për sinjalizimin e fjalës së lirë”.

Jack Stilgo, një asistent profesor në Kolegjin Universitar në Londër, i cili hulumton automjetet autonome, tha se pretendimet e Krupskit ngritën shqetësime rreth teknologjisë: “Ky është një lloj testi i egër i inteligjencës artificiale, në rrugë të hapur”.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi Aktin e Automated Vehicles në fillim të nëntorit për të krijuar një kuadër ligjor për makinat autonome.

“Do të duhet të shohim se si do të zhvillohet projektligji dhe nëse do të merret me të gjitha gjërat e reja rreth teknologjisë”, shtoi Prof. Stilgo për BBC./alsatm/KultPlus.com

Lista e markave më të vlefshme botërore

Lista e markave më të vlefshme botërore në sektorë të ndryshëm është publikuar edhe këtë vit.

Ajo sjell një befasi në sektorin e automobilave, pasi dy kompani të makinave elektrike përballen me veteranët e industrisë në 10 pozicionet e para.

Renditja vjetore e vlerësimit kombinon të dhënat financiare të analizuara në mënyrë rigoroze me kërkime të gjera të konsumatorëve (nëpërmjet intervistave) rreth vlerës së markës. Për shembull, Toyota është kompania që shet më shumë makina në botë, por, nga ana tjetër, nuk është më e vlefshme për konsumatorët që morën pjesë në krijimin e listës së këtij viti. Me këtë rast Toyota zë vendin e dytë.

Krahasuar me vitet e mëparshme, të gjitha markat e makinave shënuan rënie në vlerë. Shkaktuar pjesërisht nga ndikimi i rënies së shitjeve për shkak të krizës së komponentëve dhe si pasojë e vonesës së dërgesave, si dhe nga situata komplekse ekonomike e dominuar nga inflacioni që prek një pjesë të madhe të konsumatorëve botërorë, shkruan Katror.info.

Në listën e këtij viti, vendi i parë i takon Teslës. Kompania e Elon Musk, përveç se është lider në kapitalizimin e tregut global, e bën këtë edhe në vlerën e markës së makinave me 67,662 milionë dollarë (61,932 milionë euro), gati 2.5 herë më shumë se Toyota.

Në rastin e Tesla-s, një nga pikat e forta të saj është se vlera e markës nuk ka të bëjë vetëm me automjetet, por edhe me rrjetin e “Superchargers”. Kështu ajo formon një grup rreth makinave elektrike që e ka vendosur veten si një formulë për lëvizshmërinë e ardhshme. Përveç kësaj, ulja e çmimit të modeleve të caktuara do të mundësojë disponueshmëri më të madhe për konsumatorët.

Përveç Tesla-s, një tjetër kompani e madhe (në këtë rast Kina) pati një ndikim të fortë në tabelën e liderëve. BYD u krijua në janar 2003, pas blerjes së kompanisë Tsinchuan Automobile.

Në fillimet e saj, ajo nisi me prodhimin e baterive të telefonave, ndërsa sot prodhon makina, autobusë, kamionë elektrikë, biçikleta elektrike, pirunët elektrikë dhe bateri të ringarkueshme.

Aktualisht prodhon më shumë automjete se kompania e Elon Musk, dhe gjenerata e saj e fundit e baterive të quajtur Blade po kërkohet nga prodhues të ndryshëm automjetesh, përfshirë edhe nga Tesla. Këto bateri janë më të sigurta, më efikase dhe më të lira. Ofrojnë 50% më shumë densitet energjie dhe autonomi sesa bateritë konkurruese.

Ndër dhjetë pozicionet e para në shkallë, pesë korrespondojnë me prodhuesit evropianë: Mercedes-Benz, BMW, Porsche, Audi dhe Ferrari. Nga ana e tij, blloku gjerman drejtohet nga Mercedes-Benz.

Audi ripohon angazhimin e saj ambicioz për të nxjerrë në treg automjete ekskluzivisht elektrike nga viti 2026, ndërsa BMW bën një hap të madh drejt së ardhmes me lançimin e baterive të saj të reja. Porsche është duke u forcuar pas shitjeve rekorde botërore vitin e kaluar, të cilat e pozicionuan atë si prodhuesin më fitimprurës në Grupin Volkswagen. /KI / KultPlus.com

‘Tesla’ ul çmimet e makinave për të tretën herë brenda në viti

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike ”Tesla” ka ulur çmimet për herë të tretë këtë vit me qëllim të rritjes së kërkesës për dy modelet e saj më të shtrenjta të automjeteve elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Sipas çmimeve në faqen e internetit të kompanisë, është bërë ulje prej 5 000 dollarësh për Modelin S dhe Modelin X.

Versioni bazë i Modelit S kushton 84 990 dollarë, ndërsa çmimi i Modelit X është ulur në 94 990 dollarë.

Çmimet e versioneve sportive të Modelit 3 dhe Modelit Y janë ulur gjithashtu përkatësisht me 1 000 dhe 2 000 dollarë.

Çmimi i Modelit 3 tani është 41 990 dollarë, kurse Modeli Y është 49 990 dollarë.

Tesla gjithashtu uli çmimet e automjeteve të saj në SHBA dhe Evropë në janar dhe mars për të rritur shitjet./ KultPlus.com

Tesla shënon rekord të shitjeve të automjeteve elektrike në vitin 2022

Kompania amerikane Tesla njoftoi se ka shitur një rekord prej 1,3 milion automjete elektrike vitin e kaluar, megjithatë, shitjet ishin më të ulëta nga sa kishte premtuar drejtori i përgjithshëm Elon Musk, i cili synonte rritjen e shitjeve me pothuajse 50 për qind çdo vit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifra e vitit 2022 tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 936 mijë automjetesh të shitura në vitin 2021, por nuk arriti në 1,4 milion të nevojshme për të përmbushur objektivin e rritjes prej 50 për qind të kompanisë. Shitjet u rritën me 40 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërsa prodhimi u rrit me 47 për qind, në 1,37 milion.

Objektivi nuk u arrit pavarësisht rritjes së fortë të shitjeve në fund të vitit që përfshinte zbritje të rralla prej 7.500 dollarësh në SHBA për modelet më të shitura Y dhe 3.

Tesla Inc., me seli në Austin të Teksasit, gjithashtu u detyrua të përballet me valën e re të infeksioneve të koronavirusit në Kinë, e cila ndërpreu prodhimin në fabrikën e saj në Shangai.

“Faleminderit të gjithë klientëve, punonjësve, furnitorëve, aksionarëve dhe mbështetësve tanë që na ndihmuan të realizojmë një 2022 të shkëlqyer në dritën e sfidave të ndjeshme gjatë gjithë vitit”, tha kompania e automjeteve elektrike dhe paneleve diellore.

Tesla nuk nxori ​​asnjë model të ri vitin e kaluar, ndërsa përballet me konkurrencë në rritje nga prodhuesit e vjetër të automjeteve dhe startup-et si Lucid dhe Rivian, të cilët vazhdimisht prezantojnë modele të reja të automjeteve elektrike. /aa/ KultPlus.com

Elon Musk: Gati çdokush mund të kursejë 100 mijë dollarë për të shkuar në Mars

Elon Musk, zyrtarisht njeriu më i pasur në botë, po komentohet për deklaratat që ai i dha gjatë një paraqitje të tij në “TED Talk”.

Musk, ndër të tjera ka thënë se “gati gjithkush” mund t’i kursejë deri në 100 mijë euro, shkruajnë mediat britanike.

Pronari i “Tesla”-s ka folur për biletat për në Mars me raketat “Space X”, sipas të cilit, ato do të ishin të përballueshme për gati çdokënd.

“Nëse shkuarja në Mars do të kushtonte, ta zëmë, 100,000 dollarë, atëherë mendoj se çdokush do të mund të punonte dhe të kursente 100 mijë dollarë dhe do të mund të shkonte në Mars, nëse do”, ka thënë ai.

Musk thotë se dëshiron që ta bëjë të mundur që të shkojë Mars kushdo që do.

Një deklaratë tjetër e Musk që bëri bujë është pohimi i tij se nuk ka një shtëpi të tij dhe se ndonjëherë fle nëpër shtëpi të miqve të tij. / KultPlus.com

Joe Biden: Tesla është prodhuesi më i madh i veturave elektrike

Presidenti Joe Biden e quajti kompaninë Tesla të martën si prodhuesin më të madh të automjeteve elektrike në vend, përcjell KultPlus.

I gjithë ky reagim erdhi pasi presidenti u përball me thirrje të përsëritura për të njohur kompaninë si një lider në industrinë e automobilave dhe të energjisë së pastër.

Gjatë një fjalimi të fokusuar në rritjen e prodhimit vendas të automjeteve elektrike, Biden foli për ndikimin e Teslës në industri

Ai gjithashtu njoftoi se kompania australiane Tritium do të ndërtojë një fabrikë në Tenesi dhe do të prodhojë deri në 30,000 karikues të automjeteve elektrike çdo vit. /KultPlus.com

Videoja që po bën xhiron e botës, ‘makina’ më e re elektrike për bebe (VIDEO)

Një video është bërë virale nëpër internet, ku shihet një bebe teksa është mbi fshesën e “mençur” të prodhuar nga Tesla, shkruan KultPlus.

Njëri prej komenteve që mori vëmendje të madhe ishte ai: “Kjo është makina e parë elektrike për fëmijë”.

Videon mund ta shikoni më poshtë:

Elon Musk: Brenda 10 viteve do të dërgojmë njerëz në Mars

Njëri nga njerëzit më të pasur dhe me më ndikim në botë, Elon Musk, beson se kompania e tij Space X do të bëjë dërgimin e njërëzve në planetin Mars, shkruan KultPlus.

Këtë gjë po e planifikon tanimë për një kohë të gjatë, Musk, i cili thotë se Space X do të zbarkojë njerëzit në Mars në 10 vitet e ardhshme.

Musk bëri parashikimin e guximshëm gjatë një paraqitjeje në podcastin Lex Fridman.

Themeluesi i Tesla-s përsëriti pikëpamjen e tij se njerëzimi duhet të bëhet një “specie me shumë planetë” dhe detajoi planet e SpaceX për të zhvilluar teknologjinë e nevojshme për udhëtimin. /KultPlus.com

SpaceX Chief Engineer and Tesla CEO Elon Musk has said that he plans to put a person on Mars within the next 10 years.

Grupet gjermane të mjedisit kundërshtojnë hapjen e fabrikës së Teslas

Grupet mjedisore gjermane kanë paraqitur një kundërshtim zyrtar ndaj një leje të përkohshme nga autoriteti mjedisor Brandenburg për ndërtimin e një fabrike Tesla afër Berlinit, ka thënë avokati i grupeve.

Kundërshtimi bazohet në pretendimin se Tesla nuk ka sqaruar mjaftueshëm se çfarë masash paraprake do të marrë për të parandaluar që gazi shumë helmues të mos dalë nga fabrika, tregoi dokumenti i kundërshtimit.

Dokumenti shkruan se Tesla gjithashtu kishte ndryshuar dokumentet e saj të aplikimit për të prodhuar qelizat e baterisë në mjedis, për të cilat nuk ka marrë ende lejen e nevojshme.

Dy grupet, Gruene Liga dhe NABU, thanë se ata do të shkojnë në gjykatë nëse autoritetet shtetërore nuk arrijnë ta pezullojnë lejen deri më 16 qershor. / KultPlus.com