Jackman i nënshtrohet testeve për kancer të lëkurës dhe inkurajon mbrojtje nga dielli

Hugh Jackman ka zbuluar se po i nënshtrohet testeve të kancerit të lëkurës pas një kontrolli mjekësor dhe u bëri thirrje fansave të tij që të mbrohen në diell.

Në një video-mesazh të postuar në llogarinë e tij në Instagram, aktori australian, i cili kishte një allçi në hundë, tha se ai është në pritje të rezultateve të testeve të kancerit të lëkurës pasi mjeku i tij vuri re parregullsi që “mund të ishin ose nuk mund të ishin karcinoma me qeliza bazale”.

Jackman ka marrë disa herë trajtim për karcinomën e qelizave bazale, dhe në vitin 2013 zbuloi se kishte hequr një tumor kanceroz nga hunda.

“Vetëm për t’ju kujtuar, qeliza bazale, në botën e kancerit të lëkurës, është më pak e rrezikshme nga të gjitha”, tha ylli i “X-Men”, i cili ka portretizuar në mënyrë të famshme karakterin e Wolverine që nga viti 2000. Ai shtoi se do t’i marrë rezultatet e tij në ditët në vijim.

Karcinoma e qelizave bazale të lëkurës është një nga kanceret më të zakonshme në SHBA dhe trajtimi mund të jetë shumë efektiv kur kanceri zbulohet herët.

Kanceri fillon në shtresën e sipërme të lëkurës dhe lidhet me ekspozimin në diell, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

“Sidoqoftë, nëse mund ta shfrytëzoj këtë rast për t’ju kujtuar, vera po vjen”, shtoi aktori 54-vjeçar.

“Për ata prej nesh këtu në hemisferën veriore, ju lutemi vendosni krem mbrojtës ndaj diellit. Thjesht nuk ia vlen. Pavarësisht se sa shumë dëshironi të merrni ngjyrë. Më besoni”.

Duke iu referuar frikës nga kanceri, Jackman tregoi fytyrën e tij dhe shpjegoi “gjëra që kanë ndodhur 25 vjet më parë e që po dalin tani”.

Në një intervistë të vitit 2015 me revistën People, aktori tha: “Unë kurrë nuk kam përdorur krem mbrojtëse ndaj diellit kur jam rritur, kështu që kam qenë kandidati kryesor për të”./klankosova/KultPlus.com

Nxënësit 12 vjeçarë testohen për alkool e seks

Disa prindër, të pakënaqur u mblodhën pasditën e kësaj dite, duke mohuar të jenë në dijeni se kush i përpiloi pyetjet ku një testi për alkool e seks iu nënshtruan nxënësit 12 vjeçarë.

Rasti ndodhi në shkollën ”Faik Konica”, e këtij pyetësori që u fotografua nga nxënësit e klasës së shtatë, ata iu përgjigjën pa lejen e prindërve, paraditen e së premtes, njofton Klan Kosova, transmeton KultPlus

Bashkangjitur gjeni videon e plotë rreth kësaj ndodhie, të përgatitur nga KlanKosova. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=GdZSh_dzrq4