Janë shpallë rezultatet e solistëve për shfaqjen operistike “Goca e Kaçanikut” që do të realizohet në këtë sezon vjeshtor, dhe rolin e plakës e kanë fituar dy artistet: Besiana Mehmedi e Teuta Kurti, shkruan KultPlus.
Shfaqja operistike “Goca e Kaçanikut” që është punuar nga kompozitori i njohur Rauf Dhomi do të ketë premierën në nëntor të këtij viti, shfaqje operistike që daton prej vitit 1978. / KultPlus.com
Teuta Kurti dhe Sill Music sot kanë publikuar këngën e re ‘Zambak’, përcjell KultPlus.
Kënga e cila sjell këngëtaren Teuta Kurti në një verzion tjetër nga ajo që jemi mësuar ta dëgjojmë, është realizuar në bashkëpunim mes këngëtares, Sill Music dhe Auron Devës.
Kënga e zhanrit electro vjen si mix/master i realizuar nga Sill Music, melodia nga Auron Deva dhe Sill Music si dhe teksti nga Auron Deva.
Në vijim KultPlus ua sjell këngën ‘Zambak’./KultPlus.com
Këngëtarja e njohur Teuta Kurti është rikthyer në muzikë me një projekt krejtësisht të veçantë, shkruan KultPlus.
Fjala është për këngën “Margjelo”, një ripërpunim i këngës së famshme të Prenk Jakovës.
Kjo këngë e vjetër shqipe e cila këndohet me shumë dashuri edhe sot nga të gjithë shqiptarët, kësaj radhe vjen në zhanrin TechHouse dhe tingëllon për mrekulli.
Kurti këtë projekt e sjell në bashkëpunim me Sill Music- Dj Producer. / KultPlus.com
Se kosovarët janë të talentuar në muzikë tashmë kjo është dëshmuar. Së fundmi 16 vjeçarja, Argjenda Aliu është bërë pjesë e “The Voice of Finland”, përcjell KultPlus.
Ajo interpretoi mahnitshëm këngën ‘Yours’ të këngëtares së njohur, Ella Henderson, me ç’rast ajo ka bërë që të gjithë anëtarët e jurisë të kthejnë karriget e tyre e të jenë të habitur pas zërit të mrekullueshëm të saj që vazhdimisht pushtonte skenën. Ata në fund edhe u ngritën në këmbë duke duartrokitur këngëtaren e vogël.
Së bashku me skenën, ajo arriti edhe të kaplonte zemrat e publikut, duartrokitjet e së cilëve dëgjoheshin furishëm në transmetimin e sotshëm në “The Voice of Finland”.
Ndërsa, lajmin për të e ka bërë të ditur mësuesja e saj, Teuta Kurti.
“E lumtur e lumtur e lumtur 🙂 Argjenda bëre që të kthehen të gjithë pjestarët e jurisë, kemi rrugë të gjatë për të bërë. Të dua“, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale. / KultPlus.com
Në vitin 2005 Rona Nishliu, Vesa Luma dhe Teuta Kurti u bënë bashkë për të hyrë në edicionin e 43-të, të Festivali të Këngës, për një shans për të përfaqësuar Shqipërinë në garën e këngës Eurovizion me këngën “Flakareshë”, shkruan KultPlus.
Treshja u kualifikua për natën finale të mbajtur më 18 dhjetor 2005, por humbi ndaj Ledina Çelo e cila u shpall fituese. Kënga ishte një këngë Pop-Dance, dhe madje edhe pa fituar konkursin, u bë një hit i menjëhershëm në radio.
KultPlus sonte ju sjellë videon dhe tekstin e këngës.
vesa :prekum me gisht me brina e me gisht
teuta: prej ku prehet atje dehet
rrona: nuk je viktim dhe vetem sa te rri
vesa teuta rrona :jam e fort dhe pik nanana nanana nana nananana nana nan nanana
vesa : ti nuk je yll akrep ti nuk flet per sy e vesh :
hejjjjjjjjjjj
Teuta :ska meshir para gje e embel dhe e mir kerkoja nje pythje po nuk ka mjalt as sheqer
rrona vesa: per sherr per sherr
Vesa, Teuta Rona:flakarresh bum jepi flakaresh skuqe le ta djeg kur ti as me gish se prek flakaresh ti bum jepi flakaresh loti kur i del dita e e re let qel/ KultPlus.com