Ka vdekur sot gazetarja Teutë Tmava. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një telegram ngushëllimi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares.
“Me trishtim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetares, Teutë Tmava. Tmava do të kujtohet si një gazetare shembull që shërbeu me korrektësi dhe pasion për profesionin, andaj edhe do të lë gjurmë të përhershme në fushën e gazetarisë. Në emër të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe komunitetit të gazetarëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës”, thuhet në telegram. / KultPlus.com
