Julia Roberts në mesin e yjeve pjesëmarrës të ngjarjes “The Call to Unite”

Julia Roberts dhe Eva Longoria, janë ndër yjet që do të marrin pjesë në një transmetim global 24-orësh, që ka për qëllim t’i ndihmojë njerëzit në këtë pandemi të koronavirusit.

Më shumë se 200 artistë dhe liderë botërore pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje e cila titullohet, “The Call to Unite”, dhe ku ata do të ofrojnë biseda, performance dhe këshilla të cilat i ndihmojnë njerëzit gjatë krizës së COVID-19. Ngjarja do të mbahet më 1 maj të këtij viti.


ndër të famshmit e tjerë të cilët tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre janë: George W. Bush, Oprah Winfrey, Josh Groban, Jennifer Garner, Quincy Jones, Mandy Moore, Naomi Campbell, Martin Sheen dhe Alanis Morissette, transmeton Koha.

Në uebfaqen zyrtare të kësaj ngjarjeje është postuar një mesazh ku shkruhej: “Eventi ‘The Call to Unite’ është një transmetim global 24-orësh i cili i fton njerëzit nga anembanë bota ta festojnë njerëzimin. Ne do të qëndrojmë të solidarizuar me të gjitha ata që po vuajnë, kanë frikë apo ndihen të vetmuar në këtë koha, dhe ju ofrojmë shpresë dhe përkrahje teksa së bashku e ndërtojmë një të ardhme të re. përmes kësaj ngjarjeje, liderët global do t’i bashkohen qytetarëve të botës në ndarjen e këshillave, lutjeve, këngëve, mendimeve dhe shumëçka tjetër, me qëllim që t’iu ndihmojnë ta shndërroni dhimbjen e këtij momenti në mundësi të re për të nesërmen.”

Shikuesit do të kenë mundësi të dhurojnë, përfshirë këtu edhe ndihmë vullnetare apo financiare, për të gjithë personat e prekur nga koronavirusi.

Ngjarja “The Call to Unite” do të fillojë të premten, dhe do të transmetohet në platforma të ndryshme digjitale si: Facebook, YouTube, Twitter, Twitch, LinkedIn si dhe në uebfaqen “Unite.us”. / KultPlus.com