Si do të dukej bota jonë po të mos ishin zhdukur dinosaurët?

Nga Nicholas R.Longrich

Gjashtëdhjetë e gjashtë milionë vjet më parë, një asteroid gjigant e goditi Tokën me forcën e 10 miliardë bombave atomike, duke e ndryshuar rrjedhën e evolucionit. Qiejt u errësuan dhe bimët e ndaluan procesin e fotosintezës. Pasi bimët u thanë, ngordhën edhe kafshët që ushqeheshin me to.

U prish zinxhiri ushqimor, teksa u zhdukën mbi 90 për qind e të gjitha specieve. Të gjithë dinosaurët, përveç disa lloje zogjsh, u zhdukën. Gjithsesi ajo ngjarje katastrofike bëri të mundur evolucionin njerëzor. Gjitarët e mbijetuar lulëzuan, duke përfshirë proto-primatët të vegjël që do të evoluonin tek ne.

Imagjinoni për një moment sikur ai asteroidi të kishte goditur Tokën, dhe dinosaurët të mbijetonin. Imagjinoni grabitqarët shumë të evoluar që vendosnin flamurin e tyre në Hënë.

Kjo mund të tingëllojë si një fantashkencë e keqe, por ka të bëjë me disa pyetje shumë të thella filozofike rreth evolucionit.

A është njerëzimi këtu rastësisht, apo është i pashmangshëm evolucioni i përdoruesve inteligjentë të mjeteve? Truri, mjetet, gjuha dhe grupet e mëdha shoqërore na bëjnë speciet dominuese të planetit. Sot planeti banohet nga 8 miliardë njerëz në 7 kontinente.

Sipas peshës, ka më shumë njerëz se të gjitha kafshët e egra. Ne njerëzit e kemi modifikuar gjysmën e tokës së Tokës për të ushqyer veten. Ju mund të thoni se krijesa si njerëzit ishin të detyruar të evoluonin. Gjatë viteve 1980, paleontologu Dejl Rasëll propozoi një eksperiment mendimi në të cilin një dinosaur mishngrënës evoluoi në një përdorues inteligjent të mjeteve. Ky “dinosauroid” ishte me tru të madh me gishta të mëdhenj dhe ecte drejt.

Nuk është e pamundur por nuk ka shumë gjasa të ndodhte. Biologjia e një kafshe e kufizon drejtimin e evolucionit të saj. Pika juaj e fillimit e kufizon pikëmbërriten tuaj përfundimtare. Kështu nëse e braktisni universitetin, me siguri që nuk do të jeni një neurokirurg, avokat apo shkencëtar raketash në NASA.

Por mund të bëheni një artist, aktor ose sipërmarrës. Rrugët që ndjekim në jetë hapin disa dyer dhe mbyllin disa të tjera. Kjo është gjithashtu e vërtetë edhe për evolucionin. Për shembull marrim madhësinë fizike të dinosaurëve.

Duke filluar nga Epoka Jurasik, dinosaurët sauropodë, Brontosaurët dhe të afërmit, evoluannë gjigantë 30-50 tonësh deri në 30 metra të gjatë, 10 herë më shumë se sa pesha e një elefanti dhe e gjatë sa një balenë blu. Kjo ndodhi në grupe të shumta, përfshirë Diplodocidadët, Brakiosauridët, Turiasauridët, Mamenkisauridët dhe Titanosauriadët.

Kjo ndodhi në kontinente të ndryshme, në periudha të ndryshme dhe në klima të ndryshme, nga shkretëtirat tek pyjet e shiut. Por dinosaurët e tjerë që jetonin në këto mjedise nuk u bënë super–gjigantë.

Fija e zakonshme që i lidhte këto kafshë me njëra-tjetrën, ishte se ato ishin sauropodë. Diçka që kishte lidhje me anatominë e sauropodit – mushkëritë, kockat e zbrazëta me një raport të lartë forcë ndaj peshës, metabolizmi ose të gjitha së bashku – e zhbllokuan potencialin e tyre evolucionar.

Kjo u dha mundësi që të rriteshin në një mënyrë që asnjë kafshë tokësore nuk e kishte pasur kurrë më parë. Po kështu, dinosaurët mishngrënës evoluan në mënyrë të përsëritur në grabitqarë të mëdhenj, dhjetë metra të gjatë dhe shumë-tonësh.

Mbi 100 milion vjet, megalosauridet, alosauridet, karkarodontosauridet, neovenatoridët dhe më në fund tiranozaurët evoluan në grabitqarët gjigantë. Me kalimin e kohës, dinozaurët treguan një prirje të dobët drejt rritjes së madhësisë së trurit.

Dinozaurët Jurasikë si Alosaurus, Stegosaurus dhe Brakiosaurus kishin një tru të vogël.

Nga Kretaku i vonë, 80 milionë vjet më vonë, tiranosaurët dhe rosat evoluan drejt një truri më të madh. Por pavarësisht nga madhësia e tij, truri i T.Rex ende peshonte vetëm 400 gram. Një tru i Velociraptor peshonte 15 gramë.

Sot truri mesatar i njeriut peshon 1.3 kilogramë. Me kalimin e kohës dinozaurët pësuan ndryshime të reja. Kështu barngrënësit e vegjël u bënë më të zakonshëm, ndërsa zogjtë u diversifikuan. Format e tyre me këmbë të gjata evoluan më vonë, duke sugjeruar ekzistencën e një gare të fortë midis grabitqarëve.

Ndërkohë dinosaurët duket se kanë pasur jetë sociale gjithnjë e më komplekse. Ata filluan të jetonin në tufa dhe evoluan për të pasur brirë të përpunuar për luftime dhe shfaqje. Por duket se ata kanë përsëritur veten, duke evoluar në barngrënës gjigantë dhe mishngrënës me tru të vogël.

Sot kemi pak të dhëna nga rreth 100 milionë vite histori të dinosaurëve, dhe nuk mund ta dimë me siguri nëse ata do të kishin bërë diçka krejtësisht të ndryshme nëse nuk do të ishte përplasur asteroidi. Ne me siguri do të kishim ende barngrënësit super–gjigantë me qafë të gjatë dhe grabitqarët e mëdhenj të ngjashëm me tiranozaurët.

Ata mund të kishin evoluar drejt një truri pak më të madh, por ka pak prova se ata do të kishin evoluar drejt specieve gjeniale. Nuk ka gjasa që ata të zinin vendin e gjitarëve. Dinozaurët kishin monopolin në mjediset e tyre deri në fund, kur erdhi asteroidi. Ndërkohë gjitarët, kishin kufizime të ndryshme.

Ata nuk kanë evoluar asnjëherë në barngrënës dhe mishngrënës super–gjigantë. Por në mënyrë të përsëritur kanë evoluar për të pasur një tru më të madh. Truri masiv (si i madh apo më i madh se i yni) evoluoi tek orkat, balenat, elefantët, fokat leopard dhe majmunët.

Sot, disa pasardhës të dinosaurëve – zogj si sorrat dhe papagajtë – kanë një sistem nervor kompleks. Ata mund të përdorin mjete të ndryshme, të flasin dhe të numërojnë. Por janë gjitarët si majmunët, elefantët dhe delfinët, që evoluan për të pasur një tru më të madh dhe sjellje më komplekse.

Pra, a solli eliminimi i dinosaurëve evoluimin e gjitarëve në aspektin e inteligjencës? Ndoshta jo. Pikat e fillimit mund të kufizojnë destinacionin, por ato as nuk e garantojnë këtë të fundit. Stiv Xhobs, Bill Gejts dhe Mark Zukerberg e braktisën dikur universitetin.

Por nëse do të ishte e vërtetë që braktisja ju bën automatikisht një multimiliarder, atëherë çdo njeri që e ka braktisur universitetin do të ishte i pasur. Edhe kur ia nisni nga vendi i duhur, keni nevojë për mundësi dhe fat. Historia evolucionare e primatëve sugjeron se evolucioni ynë ishte gjithçka tjetër veçse jo i pashmangshëm. Në Afrikë, primatët evoluan në majmunë me tru të madh dhe mbi 7 milionë vjet më parë, krijuan njerëz modernë.

Por diku tjetër evolucioni i primatëve mori rrugë shumë të ndryshme. Kur majmunët arritën në Amerikën e Jugut 35 milionë vjet më parë, ata sapo evoluan në shumë lloje majmunësh. Dhe primatët mbërritën në Amerikën e Veriut të paktën tre herë të veçanta, 55 milion vjet më parës, 50 milionë vjet më parë dhe 20 milionë vjet më parë. Megjithatë, ata nuk evoluan në një specie që prodhon armë bërthamore dhe telefona inteligjentë. Përkundrazi, ata u zhdukën për arsye që ende nuk i kuptojmë.

Vetëm në Afrikë, evolucioni i primatëve mori një drejtim unik. Diçka në lidhje me faunën, florën ose gjeografinë e Afrikës e nxiti evolucionin e majmunëve: primatët tokësorë, me trup të madh, me tru të madh, dhe që përdornin mjete. Edhe me zhdukjen e dinosaurëve, evolucioni ynë kishte nevojë për kombinimin e duhur të mundësive dhe fatit. / The Conversation / KultPlus.com

Çfarë roli ka realisht dirigjenti tek një orkestër simfonike?

Nga Stephen Langston

“The Conversation”​

Më kujtohet se në një rast kur isha 3-vjeç, u hodha mbi divanin e prindërve të mi, duketundur krahët në ajër duke imituar një shfaqje të “Gilbert &Sullivans Pirates of Penzance”. Javën e kaluar, djali im 4-vjeçar po bënte të njëjtën gjë, vetëm se ishte frymëzuar nga kolona zanore e filmit të animuar “Frozen” të Disney.

“Çfarë po bën?”- e pyeta. “Unë jam ti babi”- m’u përgjigj ai ndërsa vazhdonte të drejtonte orkestrën e tij imagjinare. Ndjeva një emocion të fortë në zemër, dhe u kujtova që kur isha vetë fëmijë emocionohesha kaq shumë nga muzika, saqë i lijoja krahët të tundeshin vazhdimisht.

Pesëdhjetë vjet më vonë e bëj këtë realisht, pasi jam një dirigjent profesionist. Por ajo që bën një dirigjent, mund të jetë paksa misterioze për njerëzit e tjerë. Së pari, është e gabuar ideja se synimi i vetëm i një dirigjenti është të tundë krahët ndërsa muzikantët ndjekin lëvizjet e tij.

Është e vërtetë, lëvizjet e duarve të një dirigjenti nënkuptojnë shpejtësinë dhe vendosjen e një ritmi muzikor. Por a keni parë ndonjë 2 dirigjentë të tundin krahët në të njëjtën mënyrë? Në shumicën e rasteve, puna e tyre zhvillohet shumë përpara se audienca t’i shohë në platformën e koncerteve simfonike.

Komunikimi fizik

Dirigjenti është një përkthyes që vizualizon interpretimin e tyre të pikave të vogla të zeza në një faqe partiturë në një vijë melodioze të dëgjueshme. Është e vërtetë që dirigjentët i mbajnë të sinkronuar muzikantët e tyre. Por roli i tyre kryesor është t’u japin atyre një interpretim, duke i inkurajuar ata të komunikojnë një mesazh melodik dhe ritmik në mënyrën më të mirë që është brenda aftësive të tyre profesionale.

Dirigjenti punon në nivele të ndryshme, duke filluar nga niveli arsimor, amator dhe profesionist dhe me zhanre të ndryshme si korale, orkestrale, opera dhe muzikalë. Në të gjitha kategoritë ndryshojnë standardet, stilet dhe teknikat e interpretimit, prandaj puna është sfiduese, dhe kërkon shpeshherë një qasje unike dhe të çuditshme.

Një dirigjent i mirë zotëron disa lloje trukesh (të zhvilluara përmes përvojës) që i përdor në çdo situatë. Për shembull, afërsia midis duarve të mia ndikon në volumin e muzikës qëluhet. Sa më afër të jenë duart e mia, aq më i butë dua që të jetë kori i këngëtarëve, dhe sa më e madhe të jetë distanca, aq më i fortë është tingulli.

Ne dirigjentët jemi kryesisht komunikues, si verbalë ashtu edhe fizikë. Dirigjentët duhet të krijojnë si rregull një marrëdhënie me muzikantët e tyre. Besimi, aftësia dhe lidershipi janë thelbësore. Komunikimi fizik bëhet i rëndësishëm kur ai verbal nuk është e mundur (kur auditori është i pranishëm po dëgjon).

Ky është momenti kur hyn në lojë tundja e krahut. Lëvizja e dorës së majtë nënkupton dinamikën, emocionin dhe shprehjen, ndërsa dora e djathtë përdoret kryesisht për të nënkuptuar shpejtësinë dhe rrahjen. Dirigjentët kanë stile dhe aftësi unike. Shihni sjelljen nëskenë të Igor Stravinskit. Ai mban një ritëm shumë të saktë, tejet të ngurtë dhe të fortë, pa asnjë emocion. Ai u lejon muzikantëve kontrollin e tyre emocional, por drejton shpejtësinë dhe ritmin. Ai është një metronom njerëzor.

Stilet unike

Por një dirigjent është ndërkohë edhe një edukator. Është detyra jonë të stërvitim muzikantët me saktësinë e luajtjes së notave muzikore. Ju mund të mendonit se është një punë më e lehtë kur punoni me profesionistë sesa me të rinjtë. Por ky interpretim është relativ.

Ndonjëherë muzika është tepër e vështirë, dhe ndonjëherë muzikantët mund të mos jenë të përgatitur. Prandaj kërkohet një shkallë e caktuar diplomacie për të arritur efektin që kërkon dirigjenti. Ose nëse jeni si Bernshtein – ndoshta një nga kompozitorët dhe dirigjentët më të mëdhenj të shekullit XX – asgjë më pak se përsosmëria nuk është mjaftueshëm e mirë dhe asnjë komunikim diplomatik nuk është i mundur.

Ka një histori të famshme që tregon tensionin midis Bernshtein dhe solistit të ri, tenorit HoseKarreras gjatë provave për regjistrimin e muzikalit “Westside Story”. Është një skenë e sikletshme. Të dy po përpiqen të arrijnë përsosmërinë. Ju mund të shihni komunikimin dhe pasionin e shprehur përmes fytyrës së Bernshtein, dhe më pas zhgënjimin e Karreras që nuk ishte në gjendje të jepte nivelin e saktësisë së kërkuar.

Dirigjentët mund të duken si njerëzit më kokëfortë në botë. Kështu dirigjenti i ndjerë rumun Sergiu Çelibidashe është i famshëm për refuzimin e tij për të regjistruar muzikën e tij, duke besuar se ajo duhet të dëgjohet vetëm në sallën e koncerteve. Qëndrimi i tij autoritar ndaj orkestrave me të cilat punonte ishte famëkeq.

Megjithatë teknikat e tij funksionuan, dhe tani ai cilësohet si një nga dirigjentët më të mëdhenj të shekullit XX-të. Interpretimet e dirigjentëve janë të ndryshme, dhe çdo performancë e tyre është unike. Secili ka zhvilluar një stil unik për të arritur efektin e dëshiruar.

Për shembull dirigjenti amerikan Xhozef R.Olefirovic njihet për aftësitë dhe metodat e tij gjeniale për të dhënë interpretimet e tij. Po siç tregohet në një nga koncertet që ka drejtuar, kjo ka të bëjë me shumë më tepër sesa vetëm me tundjen e krahëve.

Personaliteti i tij unik dhe komik, i kombinuar me shprehjet e tij të fytyrës përcjellin interpretimin e tij të muzikës tek orkestra, e cila nuk mund të mos ‘infektohet’ nga karizma e tij. Ju mund ta shihni se ai e mban ritmin me gjithë trupin e tij, dhe jo vetëm me krahët e tij.

Mjerisht, audienca e sheh rrallë atë që ai bën, pasi shpina i është drejtuar auditorit. Sa përkrahasim, dirigjenti britaniko-gjerman Simon Ratëll merr një qëndrim shumë më të relaksuar, por emocioni që ai dëshiron të përcjellë përkthehet përmes shprehjes së fytyrës dhe lëvizjeve të rrjedhshme të krahut.

Prandaj nëse një ditë mendoni të merrni shkopin e dirigjentit dhe të tundni krahët, reflektoni pak për javët e shumta provave që i paraprijnë një shfaqje. Pastaj kini parasysh muajt e planifikimit për të organizuar një masë të tillë njerëzish për të performuar së bashku dhe për të mbushur plot një sallë. Së fundi, mendoni për vitet e praktikës nga këngëtarët, muzikantët dhe në fund për njeriun që u qëndron përballë duke tundur krahët. Pikërisht këtë punë titanike bën një dirigjent. / KultPlus.com