Vajza nga Kosova bën dizajnin grafik të mediumit prestigjioz ‘The Guardian’

Vajzës nga Kosova, Hana Arapit i është besuar puna nga gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian” për dizajnin grafik të projektit të 200-vjetorit të kësaj gazete me famë botërore.

Hana Arapi e ka themeluar dhe e udhëheq në Prishtinë kompaninë e dizajnit, “Amam Studio”. Ajo është shembull se si të jesh kreativi sot i kalon kufijtë dhe arrin bashkëpunime të tilla ndërkombëtare.

Arapi është shprehur e lumtur për këtë bashkëpunim dhe ndihet e privilegjuar që puna e saj është vlerësuar nga Gardian.

Ndryshe, “Amam Studio”, kompania që e udhëheq Hana Arapi, deri më tani ka implementuar projekte të ndryshme edhe për UNDP, UNICEF, Caritas, FES – Friedrich Ebert Stiftung, Anibar – Animation Festival, ICK – Innovation Centre Kosovo, INDEP – Institute for Development Policy, Social Lab, sBunker, Coder Gals, Pomilio Blumm (Itali), Millions (Norvegji), Ornio (Norvegji), Afta Eats (Britani e Madhe), Koperativa (Kosovë), Kutia Digital Agency (Kosovë), Prosperify (Zvicër), Prince Coffee House (Kosovë), Dukagjini Publishing (Kosovë), etj.

Këtu mund ta gjeni videoprojektin e 200-vjetorit të “The Guardian”, dizajnin grafik të të cilit e ka realizuar Hana Arapi dhe kompania e saj, “Amam Studio“. / KultPlus.com