“The Guardian” shkruan për billbordet e HAVEIT, të vendosura midis Prishtinës (FOTO)

Foto: Armend Nimani
Filmi “Three Billboards Outside of Ebbing, Missouri”, i cili ka fituar dy çmime Oscar këtë vit, është bërë referencë e aktiviteteve të ndryshme në botë duke krijuar një metodë të re globale për të protestuar.

Shembulli i njëjtë është ndjekur edhe në Kosovë, ku grupi i vajzave Haveit, kanë krijuar tri billborde pranë selisë së Policisë, shkruan KultPlus.

Lidhur me këtë, ka shkruar edhe gazeta prestigjioze “The Guardian”, në shkrimin e publikuar sot. Në mesin e aksioneve të njëjta në botë, ky shkrim i ka dhënë hapësire edhe billbordeve të vendosur nga HAVEIT në Kosovë. Shkrimi tregon se si ky grup i vajzave kanë krijuar tri billborde të ngjashme me filmin, ndërsa ngritin një pyetje qenësore se deri kur do të neglizhohet dhuna ndaj grave.

“Edhe sa thirrje të humbura?”, “Diana Kastrati” dhe “Zejnepe Bytyqi”, është shkruar në billbordet të cilat janë vendosur në rrugën Luan Haradinaj, ku gjendet edhe stacioni i Policisë së Kosovës . Billbordet e krijuara nga Haveit i referohen dhunës ndaj grave dhe vrasjes së Diana Kastratit dhe Zejnepe Bytyqi, të cilat ishin vrarë nga bashkëshortët e tyre.

HAVEIT (Alketa Sylaj, Hana Qena, Vesa Qena, Arbërore Sylaj) është një grup prej katër grave të cilat tentojnë të shkojnë përtej kënaqësive të përditshme, rregullave morale dhe refuzojnë të bien dakord me çështjet që po servohen.

Ato nuk bëjnë asgjë përpos se tregojnë historinë e tyre dhe të juajën! Grupi është themeluar në 2011, në Prishtinë./ KultPlus.com

The Guardian: Shqipëria, mes 20 vendeve më të mira të udhëtimeve të aventurës në 2018

Shqipëria vazhdon të përmendet si njëra nga destinacionet më të mira të turizmit për vitin 2018, nga shumë gazeta në shtete të ndryshme.

Këtë herë, ka qenë prestigjiozja britanike “The Guardian” që ka renditur Shqipërinë në 20 vendet ku mund të zhvillohet turizmi i udhëtimeve të aventurës.

“Ylli i Shqipërisë është në rritje, me më shumë udhëtarë që çdo vit dëshirojnë të eksplorojnë thesaret e saj, siç janë Alpet në veri dhe plazhet e bukura të bardha të jugut”, shkruan The Guardian.

“Agjencia e udhëtimeve ‘Frontiers Wild’ sugjeron dy aventura të reja për grupet turistike, nga një në çdo skaj të vendit. Në paketën tetëditore në jug të vendit, ecjet përgjatë bregdetit dhe shtigjeve malore e çon grupin drejt Rivierës Shqiptare, qyteteve otomane dhe parkut kombëtar të Butrintit”, shkruan më tej britanikja./ KultPlus.com

The Guardian paraqet bukuritë e bregdetit të Durrësit (FOTO)

The Guardian, sot përmes fotografive ka treguar bukuritë e bregdetit të Durrësit, shkruan KultPlus.

Fotografitë i ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili njëkohësisht ka uruar një ditë të mbarë me këto fotografi./ KultPlus.com