Këtë vit, Kosova nuk ka propozuar asnjë film për garën e nominimeve në kategorinë e filmit ndërkombëtar për edicionin e radhës të Oscars 2024. E këtë vendim, anëtarët e komisionin e morën me arsyetimin se nuk kishte prurje adekuate, shkruan KultPlus.
Pas konsiderimit të detajshëm të aplikimeve të këti viti, komiteti selektues i përbërë nga: Veton Nurkollari, Kaltrina Krasniqi, Sevdije Kastrati, Doruntina Basha, Fatmir Spahiu, Kushtrim Hoxha dhe Yllka Brada ka konstatuar se veprat në konkurrencë deshmojnë prezencë të talentit vibrant, kërkues e provokativ në ardhje, por që nuk reflektojnë mjaftueshëm standardin e prurjeve të deritanishme në kinematografi.
Si rezultat i kësaj, krahas sukseseve të vazhdueshme të filmave, komiteti ka vendosur unanimisht që në edicionin e Oscars 2024 të mos dërgojë përfaqësues nga Kosova.
Filmat kosovarë të cilët u ofruan për komitetin selektues ishin ‘The Land Within’ nga regjisori Fisnik Maxville, ‘The Albanian Virgin’ nga regjisori Bujar Alimani, ‘I love you more’ nga regjisori Erblin Nushi dhe dokumentari ‘Aktorët e Kanës’ nga regjisori Mentor Spahiu.
Asnjëri nga këto propozime nuk u panë të denjë nga komiteti selektues për të propozuar për garën më të madhe të filmit në botë ‘Oscars 2024’./KultPlus.com