Jennifer Lopez rikthehet në Vancouver për xhirimet e filmit të ri ‘The Mother’

Jennifer Lopez ka njoftuar se është rikthyer në xhirimet e filmit të ri të Netflix të titulluar, “The Mother”.

Artistja, e ndjekur nga 180 milionë njerëz vetëm në Instagram, tregoi se ndodhet në Vancouver për realizimin e filmit të saj të ardhshëm.

Në film, ylli do të portretizojë një vrasëse të rrezikshme, e cila detyrohet të kthehet në këtë profesion nga i cili kishte hequr dorë, në mënyrë që ta mbrojë vajzën e saj, të cilën e kishte dhënë për adoptim para shumë vjetëve.

Të hënën në mëngjes, Lopez postoi një ‘selfie’ në InstaStory, të veshur me një triko dimri.

Ndonëse xhirimet e “The Mother” kan nisur për një kohë të gjatë, kjo duket se do të zgjasë akoma.

J.Lo e njohur edhe për rolin e saj në filmin “Second Act”, ka edhe disa projekte të tjera filmike në pritje për t’i realizuar, në mes së cilave edhe “Marry Me” dhe “The Godmother”.

Lansimi i “Marry Me” është shtyrë për në shkurt 2022 për shkak të pandemisë, kurse për “The Mother” nuk ka ende një datë të saktë publikimi.

Theksojmë se këtë vit u shtynë një mori filmash si pasojë e situatës me COVID-19./KultPlus.com

Jennifer Lopez do të luajë në filmin e ri të Netflixit, “The Mother”

Ylli i muzikës dhe filmit, Jennifer Lopez, do ta portretizojë një vrasëse të rrezikshme në filmin e ardhshëm të platformës Netflix, me titull “The Mother”.

Aktorja dhe këngëtarja 51-vjeçare i është bashkuar kastës së filmit të ardhshëm të Niki Caros.

Lopez, e cila gjithashtu shërben në rolin e bashkë-producentes së këtij projekti, të realizuar për platformën gjigante, do ta portretizojë një vrasëse e cila detyrohet të kthehet në këtë profesion nga i cili kishte hequr dorë, në mënyrë që ta mbrojë vajzën e saj, të cilën e kishte dhënë për adoptim para shumë vjetëve.

Misha Green është përgjegjëse për ta shkruar skenarin, ndërsa postproduksionin e filmit e bën Andrea Berloff. Filmi thuhet se bazohet pjesërisht në projektin klasik të Luc Bessonit të lansuar në vitin 1994, “The Professional”.

JLo po ashtu do të luajë dhe do ta prodhojë në adaptimin e ri të filmit “The Cipher” nga Netflixi. Aktorja e cila njihet për portretizimin e detektives Harlee Santos në serialin “Shades of Blue”, në këtë projekt të bazuar në romanin best-seller të Isabella Malondos do ta luajë rolin e agjentes së FBI-së, Nina Guerrera. Ajo e gjen veten të përfshirë në rastin e një vrasësi serik, pasi ai në mënyrë strategjike i poston disa kode komplekse dhe enigmatike online. Ato përkojnë me vrasjet e tij të fundit, dhe kanë për qëllim ta tërheqin Ninan në një lojë të përndjekjes.

Lopez, e njohur edhe për rolin e saj në filmin “Second Act”, i ka edhe disa projekte të tjera filmike në pritje për t’i realizuar, mes së cilave edhe “Marry Me” dhe “The Godmother”.

Në filmin “Marry Me”, aktorja luan krahas yllit të hollywoodit, Owen Wilson. Aty e portretizon një yll të muzikës pop, e cila martohet me një të panjohur, i portretizuar në film nga Wilson, pasi e zbulon se i fejuari i saj e ka tradhtuar. Ky projekt po konsiderohet i ngjashëm me filmat hit të zhanrit komedi dhe romancë, “Notting Hill” dhe “The Proposal.

Ende nuk ka data të sakta të lansimit të filmit “The Godmother”, ndërsa lansimi i filmit “Marry Me” është shtyrë për shkurt të vitit 2022, shkaku i pasigurisë së shkaktuar në industrinë e filmit, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. / KultPlus.com