Dwayne “The Rock” Johnson nuk po përmbahet për ndjenjat e tij në lidhje me aktorin e Fast & Furious Vin Diesel.
Në një intervistë me CNN të publikuar të mërkurën, Johnson, 49-vjeçar, iu drejtua një postimi në Instagram të bërë nga Diesel në nëntor – në të cilin aktori 54-vjeçar i kërkoi publikisht Johnson-it të ribashkohej në film, duke e quajtur lëvizjen e Diesel “një shembull të manipulimit të tij”.
“Unë u befasova shumë nga postimi i fundit i Vin”, tha Johnson. “Këtë qershorin e kaluar, kur Vin dhe unë folëm, i thashë drejtpërdrejt dhe privatisht se nuk do të kthehesha në film. Isha i vendosur, por i përzemërt me fjalët e mia dhe thashë se do të isha gjithmonë mbështetës e kastit, por që nuk kishte asnjë shans që të kthehesha. Unë fola privatisht edhe me partnerët e mi në Universal, të cilët të gjithë ishin shumë mbështetës pasi e kuptonin problemin.”
“Nuk më pëlqeu që ai solli fëmijët e tij në këtë post, si dhe vdekjen e Paul Walker. Lërini ata jashtë kësaj” vazhdoi Johnson. “Ne kishim folur muaj më parë për këtë dhe arritëm në një mirëkuptim të qartë. Qëllimi im gjatë gjithë kohës ishte t’i jepja fund udhëtimit tim të mahnitshëm në Fast and Furios.”
“Është për të ardhur keq që ky dialog publik ka turbulluar ujërat. Pavarësisht nga kjo, unë kam besim në casten e Fast dhe aftësinë e tij për të ofruar vazhdimisht për audiencën, dhe me të vërtetë i uroj ish-anëtarëve të mi dhe anëtarëve të ekuipazhit fat dhe sukses në kapitulli tjetër”, shtoi Johnson. / KultPlus.com