Personi i vitit 2017 sipas Time është përkufizuar në një emër “The Silence Breakers” që revista i referohet si “individët që nisën një vlerësim kombëtar mbi mbizotërimin e ngacmimeve seksuale”, përcjellë KultPlus.
Revista i quan ato “The Silence Breakers” si zëra që nisën një lëvizje kundër ngacmimeve seksuale. Fotografia që shoqëron tregimin përmban aktoren: Ashley Judd, Taylor Swift dhe ish-inxhinierin e Uber, Susan Fowler, të cilët kanë ngritur zërin kundër formave të ndryshme të sjelljeve të pahijshme seksuale. Tregimi i tyre thekson praninë e ngacmimeve seksuale edhe midis njerëzve që nuk kanë një audiencë të madhe duke shfaqur Isabel Pascual, një grua nga Meksika që punon në mbledhjen e luleshtrydheve dhe Adama Iwu, një lobist korporatash në Sacramento.
Kjo kauzë mori një vrull të madh pasi “The New York Times”ekspozoi disa gra që publikisht akuzuan manjatin e Hollivudit, Harvey Weinstein për ngacmime dhe sulme seksuale. Kjo ndikoi që edhe shumë gra dhe burra të tjerë të ndihen të fuqizuar për të transmetuar publikisht akuzat e tyre kundër njerëzve të fuqishëm në një shumëllojshmëri të industrive, duke përdorur slloganin #MeToo. Kjo kampanjë ka ndikuar në rrëzimin e drejtuesve të lartë, gazetarëve, aktorëve, prodhuesve dhe politikanëve. Lista e Times “The Silence Breakers” përfshin emra të mëdhenj si Rose McGowan dhe Terry Crews së bashku me emrat që publiku ka gjasa të mos ketë dëgjuar kurrë./KultPlus.com