‘The Spectator’: Nderim për Kadarenë, që me të vërtetë e meritonte Nobelin

Përveç Bob Dylanit dhe Kazuo Ishiguros, është një provë bindëse që reagimi i shumicës së njerëzve ndaj fituesve të çmimit Nobel për letërsinë këtë shekull të jetë: kush është ai?, shkruan Melanie McDonagh për revistën e famshme ”The Spectator”.

Ndoshta më i fundit, Jon Fosse, është një përjashtim, por shumica e fituesve nuk i qëndrojnë vërtet peshës së çmimit.

Annie Emaux? Abdulrazak Gurnah? Louise Gluck? Është e vështirë të shmanget përshtypja se anëtarët e jurisë u ndikuan nga konsideratat etno-gjinore dhe jo nga merita e plotë letrare gjatë gjithë jetës.

Këtë javë vdiq dhe sot u varros, një njeri që me të vërtetë e meritonte çmimin për të cilin u nominua 15 herë, e donte vërtet dhe që nuk e mori kurrë: Ismail Kadare!.

88-vjeçari mund të jetë i panjohur për shumicën e britanikëve, por kjo tregon më shumë për izolimin e kulturës letrare britanike sesa meritat e tij.

Ai ishte i vërtetë, një romancier që krijoi diçka unike; një lloj simbolizmi alegorik që kalon në kohë për të thënë diçka për të vërtetat e përjetshme të despotizmit dhe lirisë duke treguar një histori për një periudhë dhe vend tjetër.

Kadare ishte pa diskutim shqiptar, pa diskutim një shkrimtar kombëtar, por si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj ai ishte i rrënjosur në një vend të caktuar dhe i kuptueshëm botërisht.

”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, romani i tij dramatik, fliste për një gjeneral italian që kërkonte nëpër Shqipëri eshtrat e ushtarëve italianë që vdiqën atje gjatë pushtimit italian dhe që kishte të bënte me të gjitha luftërat.

Në një farë mënyre, fryma e qytetit të tij të lindjes, Gjirokastrës, përshkon shumë prej rrëfimeve të tij. ”Ura me tre harqe” ishte kronika e një murgu të shekullit XIV, i cili dokumentoi përpjekjen e dënuar për të ndërtuar një urë mbi një shtrirje lumi të quajtur Ujërat e Liga, e cila do të shkatërrojë sistemin e vjetër të varkave dhe gomoneve; një metaforë për Ballkanin modern si dhe të vjetrin.

”Pallati i Ëndrrave” është historia e një djali, puna e të cilit në burokracinë osmane ishte të interpretonte ëndrrat e nënshtetasve të Sulltanit, por ka disa ëndrra që kërcënojnë stabilitetin e shtetit dhe janë të rrezikshme. Metafora është e qartë, por kurrë, më duket, e rëndë.

Hijet e Kafkës? Unë kështu mendoj.

Kadare kaloi kohë në Moskë para ndarjes midis sovjetikëve dhe Shqipërisë dhe kjo ushqehej edhe në punën e tij. Libri i fundit ishte “Kukulla”, një rrëfim i jetës së nënës së tij dhe një përshkrim mëse realist i atij brezi të grave shqiptare.

Kadare u kritikua se ishte ai që nuk ishte, një shkrimtar politik disident. Ai kërkoi azil në Francë pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha mbi bazën se jeta e tij ishte në rrezik nga regjimi që pasoi dhe ky pohim duket krejtësisht i besueshëm.

Megjithatë, nën Hoxhën, ai shkroi nën radar dhe në metaforë sesa me kritikë të drejtpërdrejtë ndaj regjimit; duke pasur parasysh natyrën e tmerrshme të asaj diktature, më duket një kurs i arsyeshëm.

E takova disa vite më parë në Paris, ku shteti francez, duke pasur një respekt të sinqertë për kulturën, i kishte dhënë këtij mërgimi letrar dhe gruas së tij një banesë të bukur pranë bulevardit ”St Michel”. Ai ishte mikpritës dhe i hapur. Kishte disa gjëra që më goditën gjatë bisedës sonë. Ai kishte jetuar në të njëjtën rrugë në Gjirokastër ku ishte rritur Enver Hoxha. Kur e pyeta se kur i shkoi mendja se Hoxha do të ishte një lajm shumë i keq, ai tha thjesht se gjyshja e tij nuk kishte kohë për Hoxhatët.

“Jo një familje e mirë”, tha ajo me përbuzje. Dhe kështu doli.

Kadareja ishte më i hapur në pikëpamjet e tij për diktatorin jashtë Shqipërisë sesa brenda saj, por kujtoi se kur takoi të venë e Enverit, Nexhmije Hoxhën, Elena Çausheskun e Shqipërisë, në Paris, ajo i tha “nuk ishe i sinqertë me ne”.

Ai i tregoi kyçin e këmbës.

”A do të ishe e sinqertë me një gjarpër?”, e kishte pyetur ai.

Me fjalë të tjera, a do të thoshit atë që mendonit nëse kjo do të thoshte se do të goditeshe?

E pyeta për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe ai u mërzit.

“Shqipëria është në Evropë”, tha ai prerë duke kanalizuar në mënyrë të pandërgjegjshme pikëpamjen e Brexit se Evropa nuk do të thotë BE.

Ai nuk e pëlqente Islamin dhe ishte veçanërisht armiqësor ndaj ndikimit turk në Ballkan, atij bashkëkohor dhe historik. Mos harroni, osmanizmi nuk është një çështje antike këto ditë, është preokupimi i presidentit turk Erdogan, i cili e përfytyron mjaft Turqinë si një rimishërim të Perandorisë Osmane, i kompletuar me ekspansionizmin islamik.

Ajo që ai tha në një intervistë diku tjetër ia vlen ta marrim parasysh: “Kam krijuar një grup veprash letrare gjatë kohës së dy sistemeve politike diametralisht të kundërta: një tirani që zgjati 35 vjet dhe 20 vjet liri. Në të dyja rastet, ajo që mund të shkatërrojë letërsinë është e njëjta: autocensura”.

Kjo rezonon apo jo?

Kadare ishte një njeri i zëshëm dhe veprat e tij do të vazhdojnë të jetojnë.

Pra, është më tepër për budallallëkun e jurisë së çmimeve Nobel që e anashkaluan vit pas viti të vetmin shkrimtar evropian që e meritonte vërtet çmimin.

Ai e donte atë dhe qeshi miqësisht kur thashë se mund të vinte vitin e ardhshëm.

Isha gabim.

Nëse Kadare e meritonte çmimin Nobel, përkthyesi i tij në anglisht, John Hodgson, meriton një çmim të tijin për shkëlqimin e tij që e bëri Kadarenë kaq të arritshëm për anglishtfolësit; në frëngjisht ekuivalenti i tij ishte Jusuf Vrioni. Përkthyesi është xhami përmes së cilës shkëlqen një autor në një gjuhë tjetër; nëse është bërë mirë, nuk e vëreni; nëse është bërë keq, po. Përkthimet e tij ishin të mrekullueshme./ atsh/ KultPlus.com

Pse refuzimi është sekreti i suksesit

Nga Antonia Hoyle

Letra ishte e sjellshme, por e drejtpërdrejtë. Kompania e marrëdhënieve më publikun (PR),ku kisha aplikuar për një vend pune më falënderoi për kohën që kisha shpenzuar, por më tha se nuk kisha fituar. Vendin e punës do të zinte dikush tjetër. Sigurisht, ajo nuk ishte hera e parë që më refuzonin, dhe sigurisht që as e fundit. 

Më kanë braktisur miqtë, dhe më kanë injoruar aqshumë herë kompanitë sa nuk mund t’imbaj mend tëgjitha. Por kujt nuk i ka ndodhur kjo cilitdo qoftëedhe njëherë në jetë? As më i suksesshmi midis nesh nuk është i imunizuar nga kjo dukuri, siç e pranoi edhe Sër JanRankin, 62 vjeç, që ka shitur më shumë se 20 milionë libra. 

“Mua më kanë refuzuar dikur të gjitha llojet e projekteve. Refuzimet janë të papritura. Dhe ata nuk kërkojnë fare ndjesë!”- tha ai muajin e kaluar për emisionin “Ërite–Off” në podcast-in e FrançeskaStill. Të tjerë njerëz të suksesshëm, që e kanëprovuar shijen e refuzimit përfshijnë Uollt Diznej, i pushuar nga puna si reporter i gazetës “Kansas CityStar” në vitin1919 për mungesë imagjinate dhe idesh, apo Stiven Spillberg, që u refuzua tre herë nga Shkolla e Teatrit, Filmit dhe Televizionit e Universitetit të Kalifornisë Jugore. 

J.K. Roulling u shkarkua nga detyra e sekretares,përpara se dorëshkrimi i saj i librit tashmëtëfamshëm “Harry Potter” të refuzohej nga 12 botues.Njerëzit kanë evoluar për të qenë të ndjeshëm ndaj refuzimit, thotë Mark R.Liri, profesor i psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Djuk.

“Kur paraardhësit tanë parahistorikë jetonin në grupime të vogla nomade në fushat e Afrikës, refuzimi nga klani i tyre, ishte në fakt si një dënim me vdekje. Ndërkohë sot, refuzimi nuk është më një çështje për jetë a vdekjeje. Dhe në një epokë të mediave sociale, kërkimi ipafundmë për një vendpune, është diçka e pashmangshme”- thekson ai.

Ndërkohë psikoterapisti Dipti Tait thotë se “refuzimi shkakton një refleks të menjëhershëm të vetë-dyshimit”. “Qoftë nga një punë apo një marrëdhënie, ai mund të na nxitë të fillojmë të vëmë në dyshim aftësitë tona, duke u dominuar nga ndjenjat e braktisjes dhe të mos qenit mjaftueshëm të aftë”- thotë Tait.

Për më tepër refuzimi dhemb. Studimet që kanëmatur aktivitetit të trurit përmes skanimeve MRI,kanë zbuluar se të njëjtat rajone të trurit aktivizohentek njerëzit që kanë përjetuar refuzim, ashtu si teknjerëzit që përjetojnë dhimbje fizike. Një studim i vitit 2010 nga Universiteti i Kentakit në SHBA, tregoi se pas marrjes së ilaçeve kundër dhimbjeve, skanimet e trurit të njerëzve që kishin përjetuar refuzim, treguan më pak sinjalizime të dhimbjes nervore, dhe ata raportuan se ndjeheshin më mirë.

Por nga ana tjetër do të bënim mirë të kujtonim se sado i pakëndshëm, refuzimi mund të jetë një forcë që mund të nxisë gjëra pozitive. “Ne nuk mund ta ndalojmë refleksin e menjëhershëm (negativ), por mund ta kthejmë atë në një refleks pozitiv”– thotë Tait.

Në një marrëdhënie, të qenit i refuzuar tregon se ne kemi guxuar të dashurojmë. Siç e thotë një shprehje “Më mirë të kesh qenë i dashuruar dhe ta kesh humbur atë, se të mos kesh dashuruar fare”.

Ndërkohë në aspektin e punës, kjo do të thotë se po ndjekim qëllimet tona, dhe me kushtin që ato të jenë objektivat e duhura, sa më shumë herë të zhgënjehemi, aq më shumë ka të ngjarë që në fund t’ arrijmë ato. Siç tha në një rast ish-basketbollisti i famshëm amerikan MajkëllXhordan:“Në karrierën time kam dështuar në mbi 9.000 gjuajtje… Kam dështuar vazhdimisht në jetën time. Dhe kjo është arsyeja pse kam sukses!”.

Ndërkohë refuzimi mund të shndërrohet në njëmotivim për të sfiduar të gjithë dyshuesit ndaj aftësive tuaja. Në vitin 2014, pasi hulumtoi mbi 1.800 sugjerime që u dorëzuan përmes e–mailit në internet të një kompanie gjatë 12 viteve, dr.Dirk Deishman i Shkollës së Menaxhimit në Roterdam, Holandë,zbuloi se ata, idetë e të cilëve ishin refuzuar, kishin më shumë gjasa të ktheheshin me një ide të re sesa të tjerët, idetë e të cilëve ishin miratuarmenjëherë.

“Refuzimi mund ta nxisë pjesën rebele të trurit tuaj ta provojë veten dhe të përpiqet akoma më shumë”–thotë Tait. Diçka e tillë duket se i ka ndodhur edhe sulmuesit të Totenhem dhe kapitenit të Anglisë, Herri Kejn – por edhe babait të tij – pasi lojtari u përjashtua nga akademia e Arsenalit kur ishte vetëm 8-vjeç. 

“Kur je fëmijë, refuzimi është diçka shumë e rëndë”– deklaroi Kejn në tetor 2022 në kuadër tëDitën Botërore të Shëndetit Mendor. “Lajmin e keq ma dha babai im. Nuk isha aq i rritur sa të kuptoja plotësisht ndjenjën e refuzimit, ndërsa im atë nuk shfaqi para meje asnjë shenjë zhgënjimi. Ai thjesht më hodhi dorën mbi sup dhe më tha:Shkojmë sërish në fushëdhe punojmë akoma më shumë. Të shohim se ku do të na çojë! Dhe kështu bëmë”- kujton ai.

Sigurisht, ka raste kur personi që e pëson refuzimin,mund të ndodhet në një pikë kthese qëndonëse e zemëron, është një mundësi për rritje. Drejtuesja e revistës së famshme të modës “Vogue” , Ana Uinturka thënë se shkarkimi nga posti i saj si redaktore e re e modës në revistën tjetër “Harper’s Bazaar”ishte thelbësor për suksesin e saj të mëvonshëm.

“Unë rekomandoj që të gjithë të pushoheni tëpaktën njëherë nga puna. Është një përvojë e shkëlqyer që të mëson shumë”-thotë ajo. Ndërsa ish-kreu i Apple, Stiv Xhobs , i shkarkuar nga kompania e tij në vitin 1985, përpara se të rikthehej në vitin 1997, tha se “shkarkimi nga Apple ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur ndonjëherë”. 

“Rëndesa e të qenit i suksesshëm u zëvendësua nga lehtësia e të qenit sërish një fillestar…Ajo më dha mundësi të hyja në një nga periudhat e mia më krijuese”- theksoi ai.

Tait thotë se refuzimi “të jep kohë për të reflektuar,dhe mund të sigurojë perspektiva dhe njohuri, duke ju treguar një rrugë alternative, të cilat mund të mos i kishit menduar më parë’.

Duke “lëpirë plagët e mia” pasi u refuzova nga punënë kompani e PR menjëherë pas diplomimit nëuniversitetit, kuptova se një karrierë në marrëdhëniet me publikun nuk ishte për mua. Ndaj u bëra gazetare, një profesion që më përshtatet më mirë. Në atë kohë, refuzimi më dhembi, por me kalimin e kohës kam filluar të jem mirënjohëse për atë qëndodhi. Sado e dhimbshme që është, ndoshta SërJan Rankin kishte të drejtë kur e përshkroi refuzimin si “të mirë për shpirtin, sepse të mban me këmbë në tokë”. / The Spectator/ KultPlus.com