Shqiptarja mahnit jurinë e “The Voice” në Belgjikë, mes 4 mijë konkurrentëve shkon në finale (VIDEO)

Një vajzë shqiptare ka mahnitur jurinë e “The Voice” në Belgjikë dhe në mesin e 4 mijë konkurrentëve ajo ka arritur të shkoj në finale të këtij konkursi të madh.

Ariona Hamzallari, e cila aktualisht ka arritur deri në finale të “The Voice Kids Belgium” është në mesin e 8-të më të mirëve.

Vokali i saj ka mahnitur spektatorët dhe jurinë të cilët e kanë shijuar dhe i kanë dhënë meritat shqiptares Ariona Hamzallari. / KultPlus.com

Eliana Kallo ngre në këmbë publikun dhe jurinë e ‘The Voice” në Gjermani

Shqiptarja Eliana Kallo po komentohet për ngjyrat e saj të zërit kumbues, duke pushtuar skenën e “The Voice Kids Germany”.

Është Eliana Kallo, vajza shqiptare që po bën shumë “zhurmë” në Gjermani. Madje, ajo po komentohet për ngjyrat e saj të zërit kumbues, duke pushtuar skenën e “The Voice Kids Germany”, shkruan albinfo.ch.

Që në paraqitjen e parë, në audicionet e fshehta, Eliana goditi fort me këngën  Gayle – Abcdefu, këngë kjo e vështirë, që në vete do përveç zërit, edhe mjeshtri të veçantë, që të dyja këto vlera i gëzon ajo.

Ishte juria ata që u habitën me performancën e saj, juri kjo e përbërë nga 5 persona, emra të njohur të skenës muzikore botërore, të cilët pa hezituar shtypën butonin “PO”, duke dhënë sinjal pëlqimi që ta kenë në ekipin e tyre, si Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”. /Albinfo.ch / KultPlus.com

Performanca e Elianës fiton një zhurmë me katër drejtime nga trajnerët.

Ariana Grande debuton si anëtare e jurisë në ‘The Voice’

Ariana Grande doli në skenë të hënën mbrëma për premierën e sezonit të “The Voice” në NBC si gjyqtarja më e re e shfaqjes për fillimin e audicioneve.

Ishte hera e parë që këngëtarja pop 28-vjeçare qëndronte në karrigen ikonike të rrotullueshme të shfaqjes, por nuk iu desh shumë kohë para se të hynte në garë, shkruan DailyMail.

Ariana së shpejti mësoi se si të ‘luftonte’ me trajnerët e tjerë me përvojë – Kelly Clarkson, John Legend dhe Blake Shelton për të fituar garues të mirë për vete.

Sezoni 21-të i shfaqjes filloi me John, 42, dhe Blake, 45, duke kënduar “Hold on I’m Coming”.

Kelly, 39 vjeç dhe Ariana u bashkuan me ta në skenë dhe hitin e vitit 1967 “Respect” të Aretha Franklin.

“The Voice” do të rikthehet të martën në NBC ndërsa audicionet po vazhdojnë ende./KultPlus.com

Daily Mail

Dua Lipa do të këndojë në “The Voice” të Amerikës

Ylli i Pop muzikës ka pasur ngritje në karrierë pas suksesit me këngën “New Rules”, i cili ka arritur mbi një miliard shikime në YouTube.

Dua Lipa thuhet se është në rend të parë për të regjistruar kolonën zanore të filmit të James Bond.

Por, sot është bërë e ditur që këngëtarja do të jetë në talent shou amerikan, që ka mbi tre milionë shikues.

Bukuroshja 22-vjeçare do të shfaqet të premten (18 maj) në shoun “The Voice”, i cili mbahet në Los Angeles.

“Dua do të shfaqet këtë të premte në The Voice në Los Angeles!”, shkruan në rrjetet sociale duke mos dhënë edhe më tepër detaje të tjera.

Ndryshe, sipas Capital FM, Lipa është duke kryesuar garën me Ed Sheeran dhe Jessie J. në listën e emrave të mundshëm për të regjistruar temën për filmin e 25-të të agjentit James Bond.

Filmi është planifikuar të shfaqet në kinematë botërore gjatë muajit nëntor të këtij viti./ KultPlus.com