Dio, djali shqiptar që mahniti jurinë e ‘The Voice Kids’ në Gjermani (VIDEO)

Dio, është një djalë shqiptar i cili është bërë pjesë e “The Voice Kids” në Gjermani. 14 vjeçari me performancën e tij të parë në audicionet e fshehura, ka mahnitur jurinë. Ndërsa pas performancës ai është duartrokitur nga publiku ndërsa juria kanë hyrë në “luftë” se cili të marrë Dion në ekipin e tij, shkruan KultPlus.

Dio, një djalë shumë i talentuar dhe me një paraqitje të mrekullueshme në skenë, është cilësuar si një djalë argëtues dhe është vlerësuar për faktin se ai shkruan vetë këngët e tij. Kjo është arsyeja pse ai patjetër i takon fazës “The Voice Kids” dhe bindi audiencën dhe trajnerët me zërin e tij jashtëzakonisht të bukur gjatë interpretimit të këngës “People Ordinary” nga John Legend.

Voice Kids është shfaqja më e suksesshme e talentit në Gjermani. Lena, Mark Forster dhe Stefanie Kloß, BossHoss janë anëtarët e jurisë të cilët sapo e duan njërin nga zërat  në ekipin e tyre ata kthejnë ulëset e tyre dhe fillojnë me komentet.

E përzgjedhura e talentit shqiptar ishte Lena, e cila u shpreh jashtëzakonisht e lumtur që Dio përzgjodhi atë si trajnere.

Mbetet të shihet rrugëtimi i Dios në këtë garë jashtëzakonisht të fortë të cilës Dio tashmë i ka hyrë fuqishëm. / KultPlus.com

Rikthehet “The Voice Kids”

“The Voice Kids” rikthehet, duke ftuar sërish të gjithë fëmijët për të qenë pjesë e aventurës më spektakolare në ekran.

Qershori është muaji i audicioneve në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë, për fëmijët e moshave nga 6 deri në 14 vjeç. Dyert do të rihapen në 8 qershor në audicionin e Tiranës, në orën 11:00, tek Piramida, në Top Channel.

Më datë 11 qershor “The Voice Kids” do të udhëtojë drejt qytetit të Shkodrës, ku do të zhvillohen audicionet pranë Pallatit të Kulturës. Kërkimi i talenteve do të vazhdojë në qytetin e Korçës, më datë 14 qershor, te Teatri i Kukullave, për t’u pasuar me audicionet e qytetit të Vlorës, më datë 17 qershor.

Për herë të parë, “The Voice Kids” do të zhvillojë audicione në qytetin e Kukësit, pranë Pallatit të Kulturës, më datë 19 qershor, për t’u pasuar nga audicionet e Prishtinës një ditë më pas, më datë 20 qershor.

Rrugëtimi vazhdon drejt Durrësit, tek Qendra Kulturore e Fëmijëve më datë 23 qershor. Dhe mundësia e fundit për të qenë pjesë e audicioneve është data 29 qershor, sërish në Tiranë, tek Piramida.

Të gjitha audicionet do të zhvillohen duke filluar prej orës 11:00.

Ëndrra e madhe e skenës së “The Voice Kids” është e hapur për këdo që mendon se duhet të provojë veten në këtë “talent show”. Ju presim të gjithëve në një edicion tjetër të paharrueshëm dhe me emocione të mëdha.

08 Qershor 2018 – Audicioni i Tiranës, Studiot e Top Channel, Piramida, ora 11:00
11 Qershor 2018 – Audicioni i Shkodrës, Pallati i Kulturës, ora 11: 00
14 Qershor 2018 – Audicioni i Korçës, Teatri i Kukullave, ora 11:00
17 Qershor 2018 – Audicioni i Vlorës, Pallati i Kulturës, ora 11:00
19 Qershor 2018 – Audicioni i Kukësit, Pallati i Kulturës, ora 11:00
20 Qershor 2018 – Audicioni i Prishtinës, zyrat e Top Channel, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 11:00
23 Qershor 2018 – Audicioni i Durrësit, Qendra Kulturore e Fëmijëve, ora 11:00
29 Qershor 2018 – AudicioniiTiranës, Studiot e Top Channel, Piramida, ora 11:00./ Top Channel

Elvana Gjata këndon në finalen e ‘The Voice Kids Albania’ (VIDEO)

Këngëtarja Elvana Gjata mbrëmë ka mahnitur me performancën e saj në finalen e The Voice Kids Albania.

Një prej emrave më aktual të muzikës moderne shqipe, Elvana ka sjellë në spektakël disa këngë nga albumi i saj më i ri. “Më fal” dhe “Xheloz” janë sjellë nga ajo në një spektakël të përcjellë nga miliona shqiptarë.

Këtë natë u shpall edhe fituesi i këtij edicioni të The Voice Kids.

Gjatë natës Elvana ka kënduar edhe këngën “Ti Shqipëri më jep nder”. / KultPlus.com

Eugent Bushpepa këndon ‘Mall’ fuqishëm në skenën e The Voice Kids (VIDEO)

Mbrëmë ai ka dhënë paraqitjen e fuqishme të këngës e cila në më pak se dy muaj do të na përfaqësojë në Eurovizion.

Eugent Bushpepa mbrëmë ka goditur notat e larta duke e sjellë për herë të parë këngën “Mall” në një televizion shqiptar, live, pas triumfit në Festivalin e Këngës.

Bushpepa ka qenë i ftuar mbrëmë në The Voice of Albania ku e ka sjellë këngën “Mall”.

Kënga është e fuqishme dhe i tillë është edhe vokali i Gentit.

Eugenti me këngën “Mall” do të ngjitet në skenën e Eurovizionit me datë 8 maj, ndërsa nëse kualifikohet për në finale, do të këndojë edhe me 12 maj.

Kjo performancë e tij e mbrëmshme është komentuar pozitivisht, marrë parasysh fuqinë e performancës së Gentit të
cilit zëri i buron lehtësisht por është i thellë dhe unik në përmbajtje. / KultPlus.com

Juria shtyp butonin pas 3 sekondave, shihni se çfarë e bëri tërë publikun të mbetet pa fjalë (VIDEO)

Ndonjëherë, merr vetëm një moment për të kuptuar se ajo me të cilën po përballemi është vërtet e jashtëzakonshme.

Ashtu siç ndodhi në programin televiziv “The Voice Kids”, gjatë një edicioni të vitit 2017 të edicionit gjerman të spektaklit, transmeton ShkodraNews. Në momentin kur Sofia doli në skenë dhe filloi të këndonte, mjaftuan vetëm 3 sekonda që një nga anëtarët e jurisë të kthehej për të.

Sofisë i duhej të këndonte vetëm për tre sekonda përpara se juria ta dërgonte direkt në finale.
Por çfarë bëri ajo që juria, audienca dhe shikuesit mbetën kaq të magjepsur?

Këtë duhet ta dëgjoni vetë:
https://www.youtube.com/watch?v=qxYpQ-jMe44

“The Voice Kids” nesër në Prishtinë, kërkojnë talentët e vegjël

“The Voice Kids”, tashmë ka filluar të dëgjojë zërat e ëmbël të fëmijëve, të cilët, ata që premtojnë më shumë do të sfidohen në garën e madhe të këtij eventi, shkruan KultPlus.

Të premten, fëmijët e Kosovës mund të tregojnë talentin e tyre para përfaqësuesve të “The Voice Kids”, ku audicioni do të mbahet prej orës 13:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, te zyret e Top Channel. /KultPlus.com