Talenti i ri shqiptar Sefedin Xhemaj që jeton në Austri ka marrë pjesë në programin e mirënjohur “The Voice Kids of Germany 2021”.
Ai ka shkëlqyer në audicionin e radhës për talentet e reja dhe shprehet shumë i gëzuar me interpretimin e tij.
Sefedini është vlerësuar maksimalisht nga anëtarët e jurisë dhe ka bërë krenar të gjithë bashkëkombësit me paraqitjen e tij. Artisti i ri tregon për eksperiencën, emocionet dhe planet për të ardhmen e tij artistike.
“Para se të ngjitesha në skenë isha shumë i lumtur dhe kur ngjitem përqendrohem dhe mundohem të bëj maksimumin. Zgjodha Stefani Clob, sepse është një këngëtare shumë e fortë dhe gjithmonë e kam pas ëndërr të këndoi një këngë me të. Para se të shkoja në “The Voice” e kisha paramenduar se cilin trajner do zgjidhja.”
I pyetur nga moderator në “RTV Dukagjini”, nëse e mendon fitoren Sefidini shprehet: “Normal që idealja do ishte të fitoi. Unë nuk e kam besuar se do arrij deri këtu, për më tepër shpresoj të arrij më shumë.”
Gjithçka nisi si një lojë në shtëpi, por tashmë Sefedini po shkëlqen vërtetë në “The Voice”: “Kam nisur të këndoi kur kam qenë 6 vjeç me kushërirat e mia, madje improvizonim “The Voice” në shtëpi. Një mësues i imi në shkollë, më dëgjoi duke kënduar dhe më pyeti nëse doja të këndoja në një festival në shkollë dhe aty ka qenë eksperienca e ime e parë në skenë para 2 vitesh. Më pas nga ai moment kam marrë mësime në muzikë”.
Dua Lipa dhe Ava Max janë këngëtaret shqiptare që e inspirojnë dhe tregon se kur lëvizin me makinë me familjen dëgjojnë më shumë muzikë shqip”. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com