Rikthimi tek Ismail Qemali është rikthim tek rrënjët e identitetit tonë kombëtar, thotë autori Evarist Beqiri për librin e tij “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”, i cili do të promovohet këtë të martë në Prishtinë.
Sipas autorit, ky libri e trajton Ismail Qemal Vlorën në një këndvështrim të paparë deri tani sa i takon lidershipit të tij. E trajton në kontekstin e kohës ku ai punoi dhe veproi. Kuptohet që në libër nuk anashkalohet konteksti historik, ka dokumente të pabotuara më parë, intervista për shtypin e huaj dhe vendas. Libri i referohet fakteve dhe dokumenteve dhe sjell me vërtetësi momentin e Pavarësisë.
Promovimi I librit do të mbahet të martën, më 14 mars 2023, nga ora 11.00, në Teatrin Kamertal, Kolegji AAB në Prishtinë / KultPlus.com