“Gjithçka që kam mësuar, e kam mësuar nga librat”

Libri konsiderohet si një nga mjetet kryesore të transformimit të njohurive dhe ruajtjes së tyre. KultPlus ju sjell disa thënie me vlerë për librin nga disa autorë të njohur.

“Jetojmë në kohën ku ekzistojnë shumë dijetarë, por ata që flasin janë të paktë. E do të vijë koha kur do të ekzistojnë pak dijetarë, e ata që do të flasin do të jenë të shumtë”! – Abdullah ibën Mesudi

“Të larguarit nga leximi i librit dhe marrja e informatave drejtpërdrejtë nga interneti, që është medium i pa kontrolluar me informata të pa verifikuara as shkencërisht e as fetarisht, është shndërruar në një epidemi sociale në shoqërinë tonë, që ka kaluar në metastazë te të gjitha kategoritë e njerëzve në shoqërinë tonë, si te të paarsimuarit, të arsimuarit, mësuesit, profesorët, studentët, gazetarët hoxhallarët etj”. – Jusuf Zimeri

“Shumë libra nuk kërkojnë mendime nga ata që i lexojnë ato, dhe për një arsye të thjeshtë; ato nuk bënë një kërkesë të tillë nga ata që i shkruan”.  Charles Caleb Colton

“Gjithçka që kam mësuar, e kam mësuar nga librat”. – Abraham Lincoln

“Të lexuarit, pas një moshe të caktuar, largon mendjen shumë nga kreativiteti. Secili njeri i cili lexon shumë dhe shfrytëzon trurin e tij shumë pak bie nën zakonin përtac të të menduarit”. – Albert Einstein

“Mos iu bashko djegësve të librave. Mos mendo se do të zhdukësh fajet duke zhdukur dëshmitë që ndonjëherë kanë ekzistuar. Mos ke frikë të shkosh në bibliotekën tënde dhe të lexosh çdo libër”. – Dëight D- Eisenhower

“Lexo, çdo ditë, diç që askush nuk është duke lexuar. Mendo, çdo ditë, diç që askush nuk është duke menduar. Bëj, çdo ditë, diç që askush nuk do të ishte tamam budalla për ta bërë. Është keq për mendje të jetë gjithnjë në njëzëshmëri”. – Christopher Morley

“Është mirë të dish si të lexosh, por është e rrezikshme të dish si të lexosh dhe të mos dish si të interpretosh atë që lexon”. – Mike Tyson

“Të mësosh të lexosh është të ndezësh zjarr; çdo rrokje që është shqiptuar është shkëndijë”. – Victor Hugo

“Çdo libër që e merr ka mësimin ose mësimet e veta, dhe shumë shpesh librat e këqij  kanë më shumë për të të mësuar se sa të mirët”. – Stephen King. /KultPlus.com

‘Edhe netët më të errëta do të përfundojnë dhe dielli do të rilindë’

Më poshtë do të mund të lexoni disa nga thëniet më të bukura nga librat më të bukur:

“Edhe netët më të errëta do të përfundojnë dhe dielli do të rilindë”. – “Të mjerët”, Viktor Hygo

“Njëzet vjet më vonë nga tani ti do të zhgënjehesh më tepër nga gjërat që nuk ke bërë, se sa nga gjërat që ke bërë”. – “P.S. Të dua!”, H. Jackson Brown Jr.

“Çdo jetë njeriu ka të njëjtën vlerë dhe vlen po njësoj të shpëtohet”. – “Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes”, J. K. Rowling

“Respekti është krijuar për të mbushur hapësirën boshe ku duhet të ishte dashuria”. – “Ana Karenina”, Leo Tolstoy

“Qëllimi nuk është të jetosh përgjithmonë. Qëllimi është të krijosh diçka që do të jetojë përgjithmonë”. – “Ditari”, Chuck Palahniuk

“Shumë njerëz janë të sjellshëm vetëm kur i sheh”. – “Të vrasësh zogun përqeshës”, Harper Lee

“Kur dikush largohet, kjo do të thotë se dikush tjetër është duke ardhur”. – “Zahiri”, Paulo Coelho

“Janë zgjedhjet tona ato që tregojnë se kush jemi në të vërtetë, më tepër se sa aftësitë tona”. – “Harry Potter dhe dhoma e të fshehtave”, J. K. Rowling

“Kur ti dëshiron diçka, gjithë universi punon duke të ndihmuar që ta arrish atë gjë”. – “Alkimisti”, Paulo Coelho

“Të gjitha familjet e lumtura ngjajnë me njëra-tjetrën; çdo familje fatkeqe është fatkeqe në mënyrën e vet”. – “Ana Karenina”, Leo Tolstoy

“Jam shumë e frikësuar, sepse jam pafundësisht e lumtur dhe një lumturi e tillë është e frikshme. Mund të jesh kaq e lumtur, vetëm kur jeta do të përgatisë për të marrë diçka prej teje”. – “Gjuetari i balonave”, Khaled Hosseini / Një Mendje e Bukur./bota.al/ KultPlus.com