Thënie nga Osho
“Nëse e dashuron një lule, mos e këput.
Sepse nëse e këput, ajo vdes dhe puhson së qëni ajo që dashuron.
Kështu që, nëse e do një lule, lëre të jetë.
Dashuria nuk është zotërim.
Dashuria është vlerësim”.
“Përjetoje jetën në gjithë mënyrat e mundshme…
e mirë-e keqe, e hidhur-e ëmbël, errësirë-dritë,
verë-dimër. Përjeto gjithë dualitetet.
Mos ki frikë nga eksperienca, sepse
sa më shumë eksperiencë që të kesh, aq
më i pjekur do të jesh”.
“Trishtimi jep thellësi. Lumturia jep lartësi. Trishtimi jep rrënjë. Lumturia jep degë. Lumturia është si një pemë që ngjitet drejt qiellit, dhe trishtimi është si rrënjët që shkojnë poshtë në tokë. Të dyja nevojiten, dhe sa më lart të hskojë një pemë, aq më thellë shkon, njëkohësisht. Sa më e madhe pema, aq më të mëdha rënjët. Në fakt, janë gjithmonë në proporcion. Ky është ekuilibri i saj”.
“Të jesh krijues do të thotë të jesh në dashuri me jetën. Ti mund të jesh krijues, vetëm nëse e do jetën mjaftueshëm, sa që të duash t’i rrisësh bukurinë, të duash të sjellësh pak më shumë muzikë, pak më shumë poezi, pak më shumë vallëzim”.
“Miqësia është dashuria më e pastër. Eshtë forma më e lartë e dashurisë, aty ku nuk kërkohet asgjë, nuk ka kushte, ku njeriu thjesht jep dhe e shijon”.
“Jeta fillon aty ku merr fund frika”.
“Hiq dorë nga ideja për t’u bërë dikushi, sepse ti je tashmë një kryevepër. Nuk mund të përmirësohesh. Vetëm duhet që ta kuptosh kush je”.
“Duke rënë në dashuri, ti mbetesh fëmijë; duke u rritur në dashuri, ti maturohesh. Me kalimin e kohës, dashuria bëhet jo një marrëdhënie, por një gjendje e qenies tënde. JO se je në dashuri – ti tani je vetë dashuria”.
“Kurajo është një marrëdhënie dashurie me të panjohurën”./ KultPlus.com