Organizata e Kombeve të Bashkuara 11 tetorin e ka përcaktuar si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Kjo është vendosur për herë të parë në vitin 2012.
Kjo ditë ndërkombëtare synon të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si, ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, trajtimi, etj, përcjell KultPlus.
Sot, në Ditën Botërore të Vajzave, KultPlus ju sjell njërën nga thëniet më të njohura të Dilma Rousseff, presidentes së parë grua të Brazilit.
“Shpresoj që prindërit e vajzave të vogla do i shikojnë ato dhe do thonë, “Po, vajzat munden.” / KultPlus.com